RSS

Sëmundjet e verës, ja si të mbrohemi!

10 Jul

hands-1160x340

Stina e verës shoqërohet edhe me shumë probleme shëndetësore, që mund të shfaqen te njerëzit. 

1. Goditjet astmatike

Temperaturat e larta janë të rrezikshme, për ata që marrin frymë me vështirësi, pasi ato e thajnë ajrin dhe e ashpërsojnë atë. Të gjithë ata që vuajnë prej kësaj sëmundjeje, sapo vjen stina e verës, nisin njëkohësisht edhe stinën e “vuajtjeve” të tyre. Prandaj, ekspertët japin këshillën kryesore ndaj këtyre pacienteve, qe të mos dalin në asnjë mënyrë gjatë pikut të vapës, në stinën e nxehtë të verës.

2. Dehidratimi

Dehidratimi është një tjetër problem shëndetësor, që shfaqet në verë. Ai ndodh, atëherë kur trupi nuk merr lëngje të mjaftueshme. Në stinën e verës, si pasojë e temperaturave të larta, pothuajse të gjithë njerëzit janë të rrezikuar nga dehidratimi. Shumica e ekspertëve këshillojnë të pini të paktën 8-10 gota ujë në ditë, nëse peshoni 75 kg.

3. Tensioni i lartë i gjakut

Tensioni i lartë i gjakut është një sëmundje, që bëhet mjaft serioze gjatë stinës së verës. Me rritjen e temperaturës, sistemi kardiovaskular është i pari që preket, pasi aorta dhe venat e tjera ngushtohen dhe shkaktojnë probleme me shëndetin.

4. Tromboza

Temperaturat e larta gjatë stinës së verës bëhen shkak për shfaqjen e trombozave dhe ishemive. Për të parandaluar rrezikun e goditjeve nga dielli, duhet të kihen parasysh rregullat dhe këshillat kryesore, që japin mjekët. Ndërkohë që, më të rrezikuarit nga temperaturat e larta janë të moshuarit, sidomos ata që kanë probleme me zemrën.

5. Të fiktit

Gjatë verës, shpeshherë mund të shfaqet ajo që quhet gjendje e të fiktit, apo Lipotomia. Ajo karakterizohet nga humbja e papritur e vetëdijes. Arsyeja e shfaqjes së saj është ulja e presionit të gjakut. Gjendja e të fiktit mund të parandalohet, nëse me shfaqjen e shenjave të para: marrje mendsh, djersë të ftohta, probleme me shikimin dhe tharje të gojës, pacienti qëndron shtrirë, merr lëngje dhe qëndron në vende të freskëta.

6. Goditja nga dielli

Goditja nga dielli është gjendja më e rëndë, që mund të shfaqet, dhe përbën një rast urgjent. Kjo ndodh kur aftësitë fiziologjike të termorregullimit nuk përballojnë rritjen e madhe të temperaturës trupore. Në këto kushte, mund të ndodhë që organizmi të mos reagojë dhe të çojë deri në humbje të vetëdijes dhe probleme më serioze për jetën. Goditja nga dielli shfaqet menjëherë, ose pas ekspozimit në diell, të kokës dhe qafës, kur këto janë të pambrojtura. Shenjat janë: dhimbje koke shumë të forta, skuqja e fytyrës, të vjella, humbja e ndjenjave, të dridhura etj.

7. Helmimet ushqimore

Stina e verës dhe temperaturat e larta, që e shoqërojnë atë, shtojnë rastet e helmimeve ushqimore. Pasojat janë dehidratim deri në toksikacione të shkallës së rëndë, shpesh serioze edhe për jetën e pacientit. / Top Channel/tupani

 
Leave a comment

Posted by on July 10, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: