RSS

Arrestohet për shrytëzimin e të birit

08 Aug

lypsarRrugët qendrore të Tiranës çdo ditë ofrojnë një panoramë me fëmijë dhe foshnje që lypin në prani të prindërve të tyre apo të rriturve të tjerë që i shfrytëzojnë.

E ndërsa shpesh janë marrë masa për ta parandaluar një situatë të tillë, prokuroria thotë se shfrytëzimi i të miturve është vepër penale dhe se për shfrytëzimin e të miturve ka tashmë një rrjet të organizuar në qytetet kryesore.

Së fundmi një 30-vjeçar është arrestuar dhe vënë nën akuzën e nxjerrjes së të miturve për të lypur dhe keqtrajtim të të miturit. I pandehuri, Fatmir Zyberi, sipas Prokurorisë së Tiranës që nga muaji prill është vëzhguar nga agjentë të komisartit numër tre teksa nxirrte për të lypur në bulevard të birin 5-vjeçar.

Me këtë argument Zyberi doli para gjykatës penale për masën e sigurisë arrest me burg, ndërkohë që jashtë sallës familjarë të tij kanë pritur vendimin duke e kundërshtuar arrestimin e tij pasi sipas tyre janë në kushte ekonomike mjaft të vështira.

Edhe Zyberi gjatë masës së sigurisë ka rrëfyer të njëjtën gjë. “Unë kam katër fëmijë. Vetë jam i sëmurë me tuberkuloz. Nuk kam të ardhura, nuk kam punë, s’kam me çfarë t’i ushqej fëmijët”, mësohet në rrugë jozyrtare të jetë mbrojtur Zyberi të cilit gjykata i ka ofruar një avokat falas.

Zyberi ka pohuar se është e vërtetë që e nxirrte të birin për të lypur, por e kishte bërë këtë gjë pasi askush nuk e kishte marrë në punë edhe pse kohët e fundit kishte aplikuar për diçka të tillë edhe në Inspektoriatin e Punës. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 8, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: