RSS

Gjen të ëmën që e kishte braktisur…zbulon se ishte martuar me vëllain

08 Aug

adriana-leandroNjë grua braziliane e braktisur që fëmijë nga nëna vendosi që 39 vite më vonë të vihej në kërkim të saj…për të zbuluar se padashje ishte martuar me të vëllain.

Kjo është historia e Adriana-s, 39 vjeç dhe Leandro 37 vjeç që të dy të braktisur nga nëna e tyre, Maria.

Ata kishin folur për faktin që ishin jetimë dhe kur i thanë njëri-tjetri emrin e së ëmës, që të dy ia lanë rastësisë dhe asnjërit nuk i shkoi ndërmend se në të vërtetë mund të kishin lidhje gjaku.

Gjithçka u zbardh në një emision radiofonik kur Adriana vendosi të vihet në kërkim të nënës së saj. Me t’u vënë në kontakt me të ëmën, kjo e fundit i thotë se dy vite pasi e kishte lindur dhe braktisur atë, kishte lindur edhe një djalë të cilin e kishte quajtur Leandro e më pas e kishte braktisur edhe atë.

Vetë çifti thotë se në fillim nuk kanë dashur ta besojnë që janë motër e vëlla, ndërsa më vonë janë pajtuar me këtë fakt dhe thonë se do të vazhdojnë të qendrojnë të martuar.

“Sigurisht që nëse do ta dinim para se të njiheshim këtë nuk do të ishim martuar. Por ne nuk e dinim, u dashuruam dhe u martuam. Kemi kaq shumë plane së bashku sa asgjë nuk do të na ndajë”, thonë ata. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 8, 2014 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: