RSS

Prindërit shpëtojnë fëmijën, mbyten vetë

08 Aug

POLICIA--PLAZHI-05_8Një çift bashkëshortësh është mbytur pasditen e së enjtes në plazhin e Qerretit në përpjekje për të shpëtuar fëmijën e tyre të mitur.

Lajmi njoftohet nga Policia e Kavajës duke saktësuar se viktimat janë çifti Sinan dhe Jeta Shala, rreth 30 vjeç banorë të fshatit Qerret.

Sipas Policisë së Kavajës rreth orës 18:00 fëmija 6 vjeç i çiftit Shala kishte hyrë në det megjithëse nuk ishte larg bregut atë e kanë rrëmbyer dallgët. Prindërit kanë rendur njëri pas tjetrit me shpejtësi për ta shpëtuar. Dëshmitarë në vendngjarje thanë se ata kanë mundur të shpëtojnë vogëlushin, por jo veten. Të dy janë përpirë nga dallgët.

Pushuesit që ndodhehin në plazh në ato momente e kanë dërguar fëmijën me urgjencë në Spitalin e Durrësit. Mjekët thonë se fëmija po mbahet me oksigjen për ta ndihmuar në frymëmarrje, ndërsa trupat e prindërve janë nxjerrë nga uji dhe janë dërguar në morg.

Në çastin që ndodhi ngjarja e rëndë në plazh nuk ndodhej asnjë roje bregdetare, por ishin pushues të tjerë që dhanë ndihmën e parë për familjen Shala. Deti ka qenë i trazuar me dallgë të forta për shkak të erës që ka fryrë në zonën e plazhit./ Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on August 8, 2014 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: