RSS

Ja ligjet më absurde në botë!

05 Sep

isreal-picking-your-nose-prohibited-on-the-sabbathLigjet janë rregulla të formës së shkruar ose jo, që kanë fuqi dhe legjitimitet zbatimi në një shtet. Ato mbrojnë qytetarët dhe thyerja e tyre dënohet dhe ndëshkohet, duke garantuar qëndrueshmërinë e vendit dhe pamundësuar kthimin në anarki. Megjithatë, ka ligje që janë vërtetë qesharake, të çuditshme dhe absurde.

Ja 5 ligjet më absurde në 5 vende të ndryshme të botës.

Mbretëria e Bashkuar: Ndalohet vdekja në parlament

Britania e Madhe njihet për ligjet dhe taksat qesharake qindravjeçare. Sekretari Jack Straw ka luftuar fort që disa ligje absurde të shfuqizohen dhe një nga prioritetet e tij ishte ligji, sipas të cilit, është e paligjshme të vdesësh në parlament. Ky ligj u kritikua ndërkombëtarisht. Aspekti i tij qesharak qëndron edhe në faktin se është e pamundur të ndëshkohet ai që vdes për shkeljen e kryer. Sikur dikush të pësonte një atak zemre në parlament, fillimisht ai duhej të nxirrej jashtë godinës dhe pastaj t’i nënshtrohej ndërhyrjeve përkatëse. Për fat të mirë, ky ligj nuk është më në fuqi.

Japoni: Ligji për martesën e nderit

Ndonëse ky ligj nuk është qesharak, si ligjet e tjera të listës, mund të konsiderohet i çuditshëm nga shumica e lexuesve, pasi lidhet me respektin dhe nderin e lartë që japonezët u njohin familjeve të tyre. Sipas këtij ligji, vëllai i madh mund të kërkoje dorën e të dashurës së vëllait më të vogël dhe nëse të dy janë dakord, mund të martohet me të. Ligje të ngjashme vihen re edhe në vende të tjera aziatike, çka dëshmon se aziatikët vazhdojnë të ruajnë traditën e respektimit të më të mëdhenjve.

Izrael: Ndalohet prekja e hundës gjate meshës të së dielës

Shteti i Izraelit, i formuar pas Luftës së Dytë Botërore, në vitin 1948, si një vend ku hebrenjtë do të mund të banonin pa u persekutuar dhe ndjekur nga askush, është ndërkombëtarisht i njohur për ligjet e veçanta që ka. Njëri prej tyre është ndalimi për të prekur hundën gjatë meshës të së dielës. Rabini është i lejuar, e drejtë që ushtrohet shpesh prej tij, të ndalojë njerëzit që prekin hundën gjatë meshës të së dielës. Ky ndalim nuk lidhet vetëm me mungesën e hijeshisë që mbart gjesti në fjalë, por edhe sepse besohet se gjakderdhja e mundshme që shkaktohet nga humbja e qimeve të hundës mund të rezultojë në dhunim të kodit të shenjtë fetar. Ligjit i nënshtrohen vetëm besimtarët hebrenj, ndërsa përjashtohen nga rregulli laikët.

Kinë: Prindërit mund të kenë vetëm një fëmijë

Ky është ndoshta ligji më i njohur i listës për shkak të mediatizimit të madh te tij. Ligji ka hyrë në fuqi në vitin 1987, me qëllim ngadalësimin dhe uljen e popullsisë së Kinës, e cila është më shume se 1.3 miliardë. Sipas ligjit, çiftet që kanë më shumë se një fëmijë, detyrohen të paguajnë taksa të larta. Ligji ka shkaktuar debate të shumta. Mbështetësit e tij thonë se falë kësaj mase, do të rregullohet problemi i mbipopullsisë, jo vetëm në Kinë, por edhe në botë. Ata që e kundërshtojnë ligjin nga ana tjetër thonë se kjo masë që kufizon aftësinë e çifteve për të pasur më pak fëmijë nga sa do të donin të kishin, është moralisht e gabuar. Përveç kësaj, sipas tyre, ligji ka sjellë shtim të numrit të aborteve, pasi prindërit janë të prirë të dëshirojnë pasardhës meshkuj. Shume grupe kane kërkuar shfuqizimin e ligjit, por deri tani ai vazhdon të jetë në fuqi.

Filipine: Ndalimi i qarkullimit të makinave, në varësi të targave

Ky ligj është interesant, sepse është specifik në mënyrë absurde. Sipas tij, ndalohet qarkullimi i makinave, targa e të cilave mbaron me shifrën 1 ose 2, ditën e hënë, i atyre, targa e të cilave përfundon me 3 dhe 4 nuk mund të qarkullojnë të martën e kështu më radhë. Nuk dihet se cili është synimi i ligjit dhe as se si mund të kontrollohet zbatueshmëria e tij.(idividi/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: