RSS

Rona Nishliu këndon në Beograd (Video)

19 Sep

rona ne beogradNata e madhe e artit të Kosovës në Beograd pritet të hapet me koncertin e këngëtares Rona Nishliu, në përcjellje të pianistit nga Tirana, Genti Rrushi.

Zëri i Ronës do të jetë ndër të parët që jehon jo vetëm në filarmoni, por mbi hapësirat politike.

“Unë kam mbajtur koncerte në vende të ndryshme të botës, por këtë herë është, ky koncert paraqet një hapësirë tjetër për të shprehur punën time dhe të bashkëpunëtorëve të mi. Është interesante që në një institucion kaq prestigjioz siç është filarmonia e Beogradit të këndohet pas kaq shumë vitesh në shqip”, tha Rona Nishliu.

Festivali, “Mirëdita, dobar dan”, i organizuar për të promovuar kulturën e Kosovës në kryeqytetin serb, paraqet një fillim të thyerjes së rrjetës shumëvjeçare të mbajtjes peng të komunikimit. Ka pasur edhe më herët organizime, por jo një festival i tërë.

Në një konferencë njerëzit e kulturës dhe shoqërisë civile, thanë se arti mund të thyej çdo kufi. Por, mosdija që ekziston e pranohet lehtë, bëhet pengesë.

“Përveç dialogut politikë e institucional, duhet të ekzistoj edhe një dialog qytetar në mes Kosovës dhe Serbisë. Politika duhet ta kuptoj se në Bashkimin Evropian nuk integrohen vetëm institucionet dhe shteti”, u shpreh Millenko Dereta, Nismat Qytetare, Beograd.

Bekim Lumi, regjisor nga Prishtina, kishte sjellë një fjalor shqip serbisht që i ka shpëtuar nga lufta, si simbol i komunikimit.

“Shpresojmë se arti posedon me atë fuqi të gjuhës së tij universale, e cila mund jo vetëm të japi shenja të tilla, por edhe efekte të qëndrueshme, të cilat do të tregohen në marrëdhëniet e dy vendeve tona”, tha Bekim Lumi, regjisor.

Festivali, që zgjat për tre ditë, do të ketë disa shfaqje, filma e debate që vinë nga kultura kosovare. Më parë një pjesë e ngjarjeve kulturore janë përcjellë me kërcënime dhe kërkesa për ndalim.(tch/tupani)

 
2 Comments

Posted by on September 19, 2014 in News

 

Tags: , , , , , , ,

2 responses to “Rona Nishliu këndon në Beograd (Video)

  1. Camasi office barbati

    October 4, 2014 at 11:02 am

    Good response in return of this query with genuine arguments and telling
    all about that.

     
  2. Camasi albe barbati

    October 4, 2014 at 11:02 am

    Hello There. I found your weblog the usage of msn. That is an extremely neatly written article.
    I will be sure to bookmark it and come back to read extra of your useful information.
    Thanks for the post. I will definitely return.

     

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: