RSS

Çmimin Nobel për Paqe e fiton Malala Yousafzai dhe Kailash Satyarthi

10 Oct

6E53EF37-63FD-4CF4-B4B5-AECFCB6508C9_w640_r1_sMalala Yousafzai nga Pakistani, ka fituar çmimin Nobel për Paqe 2014, së bashku me aktivistin e të drejtave të fëmijëve, shtetasin nga India, Kailash Satyarthi.

Malala, 17 vjeçare, njihet për fushatën e saj kundër shkatërrimit të shkollave të vajzave nga ana e Talebanëve në Pakistan.

Ajo ishte qëlluar në kokë nga talibanët, derisa po po kthehej nga shkolla, në luginën Suat në Pakistan, në tetor të vitit 2012.

Para se të qëllohej, ajo kishte shkruar një blog në të cilin përshkruante jetën nën presionet e talibanëve dhe kishte shprehur pikëpamjet e saj për edukimin e vajzave.

Kurse, Satyarthi 60 vjeç, është aktivist i të drejtave të njeriut në Indi dhe njihet si ndjekës i ideologjisë së Mahatma Gandhit.

Në arsyetimin e dhënies së këtij çmimi, Komiteti i Nobelit për Paqe ka thënë se të dy fituesit janë shpërblyer për “betejën e tyre kundër shtypjes së fëmijëve dhe të rinjve në përgjithësi”.

Malala është fituesja më e re në moshë e Çmimit Nobel për Paqe.

Në mesin e tre finalistëve për të marrë çmimin Nobel për Paqe 2014, ishte edhe Papa Françesku.(rel/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 10, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: