RSS

SHKSHSH, Çmimi “Hasan Prishtina” për Kombëtaren Shqiptare të Futbollit

15 Oct

Cmimi HP (1)
Kryetari i Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, Jahja Lluka, sot, pak kohë pas ngjarjes në Beograd, në ndeshjen futbollistike Serbi-Shqipëri, i ka adresuar një letër kreut të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka, një shkresë në të cilën ia përcjellë vendimin e Shoqatës për ndarjen e Çmimit tradicional “Hasan Prishtina” Kombëtares Shqiptare të Futbollit.
Në letrën e z. Lluka thuhet:
“I nderuar z. Duka, Ju shkruaj duke ua përcjellë kënaqësinë dhe përgëzimet e mia më të përzemërta, për krenarinë nacionale që dha anembanë kombit dhe te shqiptarët kudo që janë, paraqitje dinjitoze e lojtarëve të Kombëtares Shqiptare të futbollit, në ndeshjen kundër Serbisë, në futboll.
Unë personalisht dhe anëtarët e aktivistët tjerë të Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, me seli në Prishtinë dhe që vepron tash 24 vjet në të gjtiha trojet shqiptare, ndajmë emocionin kuq e zi, me të gjithë juve, në këto momente.
Krahas kësaj, jua përcjellë vendimin e kryesisë së Shoqatës për Kthimin e Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, për ndarjen për Kombëtaren Shqiptare, të Çmimit Tradicional të Shoqatës, që mban emrin “Hasan Prishtina”.
Ky çmim iu ndahet personaliteteve dhe organizatave të shquara në dhënien e kontributit të tyre në rrafshin kombëtar, në mbrojtjen dhe sublimimin e vlerave dhe të qenies sonë nacionale.
Kombëtarja Shqiptare, lojtarët e saj dhe mbarë stafi, janë më meritorët, që për vitin 2014 të jenë laureatë të këtij çmimi, i cili deri më tani iu është ndarë: Nënës Shqiptare, Presidentit Klinton, Kryeministrit Bler, Gjeneralit Klark, Familjes Jashari, Familjes Haradinaj, Ambasadorit Uoker, Ambasadorit Uisner dhe, tani, shpresojmë të gjejmë rastin që këtë t’ia ndajmë, në një ceremoni apo eveniment, Kombëtares Shqiptare në Futboll”, perfundon letra e kryetarit të Shoqatës për Kthimine Shqiptarëve të Shpërngulur nga Trojet e Veta, z. Jahja Lluka.

 
Leave a comment

Posted by on October 15, 2014 in News

 

Tags: , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: