RSS

Linda Halimi shkruan verzionin ‘I’m Alive’ të Elhaida Danit(Intervista)

05 Mar

11015081_782518645131361_8229122349175952765_nLinda Halimi ka shkruar tekstin në versionin anglisht të këngës përfaqësuese të Shqipërisë në Eurovision,”I’m Alive” që do ta këndoj Elhaida Dani.

Këngëtarja Linda Halimi në një intervistë në programin e natës “Duki dhe Ju” në Radio Dukagjini , ka treguar se versionin anglisht të këngës “I’m Alive” i është kërkuar të shkruaj nga vetë ajo.Linda ka treguar se ka përkthyer dhe përshtatur këngën e Elhaida Danit, që do të përfaqësoj Shqipërinë në Eurovision gjatë muajit maj, gjithashtu ka premtuar se kënga do të ketë sukses në Eurovision, pasi sipas saj është punuar nga producentët Zzap&Chriss dhe suksesi është i garantuar.Duke thënë se edhe pse nuk fitoj në festivalin e këngës në RTSH,do të jetë pjesë e Eurovision-it.

Ndërsa lidhur me vendimin e RTSH-së për të ndërruar kengën përfaqesuese në Eurovision, Linda ka thënë se nuk e kishte pritur, pasi ajo nuk ishte edhe e interesuar shumë për këtë, derisa ka thënë se krejt qka duhet të bëjnë artistet lidhur me ketë është që mund të mos marrin pjesë në festivalin e RTSH-së.

Linda Halimi ishte pjesëmarrës në festivalin e RTSH-së, ku u shpall fituese Elhaida Dani, ndërsa kënga e Lindës ishte radhitur në vendin e tretë, ajo ka thënë se më me vlerë ka pelqimi i këngës nga publiku se sa vetë çmimi që merr nga një juri.

Linda ka folur edhe për karrieren e saj për të cilën është duke punuar në Amerikë, ajo ka treguar se kënga saj “First Love” pritet të publikohet gjatë javës së ardhshme, pasi pritet edhe përfundimi i videoklipit.Me këtë projekt Linda pritet që të hyj në tregun amerikan të muzikës për të cilin është duke punuar shumë gjatë.(A.Limani/Tupani)
Interpretimi live i kenges “First Love”

 
Leave a comment

Posted by on March 5, 2015 in News

 

Tags: , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: