RSS

Kush është vrasësi i Donjeta Pajazitajt (Video)

25 Dec

image

Të vërtetën e di vetëm ajo dhe vrasësi i saj.

Përderisa drejtësia nuk po u thotë gjë, familjarët e Donjeta Pajazitajt vazhdojnë të pyesin pse ajo nuk jeton më.

Ata duan prova të sakta për gjithçka ndodhi me vajzën e tyre 24 vjeçare.

Nëna e së ndjerës lutet që drejtësia të flasë sa më parë, në mënyrë që të marrin fund të gjitha të thënat për vdekjes e bijës së saj.

Lehtë nuk e ka as babai i Donjetës, Halili. Përveç si bijë, ai humbi edhe të vetmin person që e ndihmonte ekonomikisht në mbajtjen e familjes.

Paga e Donjetës kishte qenë i vetmi burim financiar në këtë shtëpi. Duke e ditur këtë fakt filloi një nismë që me ndihmën e banorëve të Deqanit e fshatrave përreth, të ndihmojnë Pajazitajt.

Ende vazhdojnë të thuhen versione të ndryshme për vrasjen e Donjetës, ndërsa për të fshatarët flasin vetëm fjalë të mira. Po ashtu atë e lavdërojnë edhe nga kompania Liridoni, ku ajo punonte.

Klan Kosova tentoi të kontaktojë me prokuroren Valbona Bisha Haxhosaj, e cila po e heton rastin, por ajo nuk deshi të flasë.

Nga ana tjetër, kallxo.com ka raportuar se ajo ka thënë që ka shumë dëshmitarë të cilët kanë folur për rastin dhe se ka mjaft prova që i dyshuari kryesor, N.P. mund të dënohet rëndë.

Por ky i fundit, ka thënë para gjykatësit, duke u betuar në Zot e drejtësi, se nuk është autor i vrasjes.

Për më shumë ndiqeni kronikën e përgatitur nga gazetarja Dafina Jegeni, KlanKosova:

 
Leave a comment

Posted by on December 25, 2015 in News

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: