RSS

Stupcat-Deklaratë Zyrtare

04 Jan

 
image

Deklaratë Zyrtare nga Stupcat
Audiencë e dashur, popull i ynë
Është fat dhe nderë Historik të jetosh në kohën që e jetojmë në ,kohën kur u kurorëzua përpjekja e shumë gjeneratave, prindërve, gjyshërve e stërgjyshërve tanë, LIRIA.
Mundësi për të frymuar, punuar, kontribuar e për të ndërtuar shtet, shtëpi ,adresë, ardhmëri për fëmijët tanë për një të nesërme të ndritur .
Si çdo njeri që e do këtë vend, edhe ne Stupcat për vite me radhë u munduam që me humorin tonë t’ju shohim të buzëqeshur dhe të lumtur, ndoshta për pak minuta me satirën tonë që të prekim e të thumbojmë të metat tona duke dashur të rehabilitojmë e të filtrojmë shoqërinë tonë, gjithmonë duke qenë afër popullit me personazhet tona .
Skeqi i fundit “Plani Strategjik” na gëzoj shumë për bujën dhe pluhurin që ngriti nëpër rrjete sociale dhe ato Mediatike . Jo për shikueshmërinë, po për zgjimin e ndërgjegjës së fjetur.
Nuk ka shoqëri normale që nuk do të përulej para dëshmorve dhe heronjëve të vet, siç përulemi edhe ne stupcat me respektin më të madh.
Nuk ka njeri normal që nuk do të ndjente dhembje për gjymtyrët e humbura të luftëtarëve të vet. Do ishte mallkim, sikurse është mallkim që nën emrin dhe petkun e luftës sonë të shenjtë të fshihen profiterë dhe matrapazë të caktuar siç ishin personazhet në skeqin tonë.
Nuk mund të futen në një thes heronjët dhe hajnat .
Kjo shtëpi, ky shtet duhet të ndërtohen mbi të drejtën e të vërtetën.
ZOTI E BEKOFTË KOSOVËN, LAVDI DËSHMORËVE!

 
Leave a comment

Posted by on January 4, 2016 in News

 

Tags: , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: