RSS

Policia mohon se të arrestuarit në Deçan kishin në plan sulm terrorist

31 Jan

image

[E plotësuar] – Policia e Kosovës ka mohuar se personat e arrestuar në rrugën e Manastirit të Deçanit, kishin në plan ndonjë sulm terrorist apo sulm ndaj manastirit. Sipas tyre, katër të arrestuarit dyshohen vetëm për armëmbajtje pa leje.

Katër të dyshuarit janë arrestuar, pasi gjatë kontrollit në veturën me të cilin ishin duke udhëtuar janë gjetur dhe konfiskuar një AK/47me 20 copë fishekë, si dhe një pistoletë me 16 copë fishekë të kalibrit 9mm.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Përkundër asaj që flitet se 4 të dyshuarit, që nuk janë nga Deçani, kanë pasur për qëllim ta sulmojnë Manastirin e Deçanit, zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se Policia e Kosovës nuk e cilëson si rast që ndërlidhet me ndonjë sulm terrorist apo ndonjë sulm ndaj Manastirit të Deçanit, përveç si rast të armëmbajtjes pa leje.

Sipas tij, hetimet lidhur me këtë rast po vazhdojnë. Kurse, sipas burimeve të KosovaPress-it, vetura e të dyshuarave është vërejtur shumë më larg nga Policia por është ndalur në atë rrugë, si vend i përshtatshëm për Policinë.

Arrestohen katër persona të armatosur pranë manastirit të Deçanit

Dje në mbrëmje, rreth orës 21.00, një grup prej katër personash janë arrestuar para manastirit të Deçanit.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Dioqeza e Rashkës dhe Prizrenit, të arrestuarit kanë ndaluar veturën e tyre “Golf” me targa të Ferizajt (05) para portës kryesore të manastirit. Ndërkaq, në një aksion të përbashkët mes Policisë së Kosovës dhe KFOR-it italian, pas një kontrolli të dokumenteve dhe të veturës, është zbuluar se të arrestuarit (sipas njoftimit të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit) janë shqiptarë që vijnë nga pjesë të ndryshme të Kosovës, nga Gjilani, Ferizaj, Prizreni dhe Gjakova.

“Tek ta janë gjetur armë (një kallashnikov AK47 me 20 fishekë dhe një pistoletë me 16 fishekë). Brenda veturës është gjetur edhe literaturë islamike. Dy prej të arrestuarve kanë qenë me mjekra me koka të rruara dhe me pantallona të shkurtuar që është karakteristikë për vehabistët. Hetimet janë duke u zhvilluar”, thuhet në njoftimin e postuar në faqen zyrtare të Dioqezës së Rashkës dhe Prizrenit.

Ndërkaq, prifti në Manastirin e Deçanit Sava Janjiq, ka konfirmuar se murgjit dhe personeli i manastirit ndjehen të sigurt dhe se incidenti është edhe një tregues më shumë se prezenca e KFOR-it, që e ka mbrojtur manastirin në këto 16 vjetët e fundit, është e një rëndësie qenësore për sigurinë e këtij vendi religjioz. (Koha)

 
Leave a comment

Posted by on January 31, 2016 in News

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: