RSS

Festivali “Dita jonë” festivali më I mirë për fëmijë në trojet shqiptare(Foto + Video)

14 Jun

13254437_10153792840504794_875862063604526967_n“Dita jonë” sa vjen e po rritet në aspektin artistik dhe teknik. Idea për të bërë këtë festival lindi në vitin 2013, kur artisti Shkodran Tolaj, I kthyer nga Gjermania kishte vendosur që të jep kontributin e tij në këtë qytet me të cilin ishte lidhur emocionalisht dhe shpirtërisht nga viti 2010. Njohja e tij me artisten Besiana Mehmedi-kërcovare e kishte bërë të eksplorojë traditën, doket, bujarinë dhe nevojat e këtij qyteti të lënë pasdore vite të tëra.Kështu nisi koncerti I fëmijëve me rastin e 1 qershorit-ditës së fëmijëve.

Nga ky koncert u ideua dhe akceptua “Dita jonë” me ardhjen e kryetarit shqiptar në krye të Komunës. “Dita joën” solli fëmijë kërcovarë të cilët u zbuluan nga ky festival e që sot vazhdojnë në edicionin e rrugëtimin në shumë festivale shqiptare duke qene prezantuesit më dinjitoz të kulturës së qytetit. Pikërisht “Dita jonë” nxiti dhe krijimin e shkollës private të muzikës në qytet të drejtuar nga maestro Tolaj dhe Besiana Mehmedi. Ndonëse vitin e kaluar ishte cilësuar nga kritika si festivali më I mirë shqiptar për fëmijë I cili I konkuron atij të Shkodrës me 54 vite traditë, drejtori Shkodran Tolaj na njofton me risitë e këtij viti. “Sivjet ështëi investuar shumë në skenografi, ndricim dhe zërim. Prezantimi I fëmijëve është bërë krejt ndryshe dhe I ngjante spektakleve të të rriturve. Në këtë festival u bashkuam shpirtërisht: Kosovë, Shqipëri e Maqedoni. Ishte prezent kori I shkollës “Ardhmëria” në Decan e cila drejtohet poashtu nga ne. Në skenë ishin diku 100 koristë të cilët krijuan lidhjen e dy qyteteve tona. Jo rastësisht vendosa që sivjet të konceptohet kështu festivali dhe të mbahet me 10 qershor. Dëshiroj që tek gjenerata e re të mbjell dashurinë për historinë dhe vlerat kombëtare. Meqë ishte dita e fundit e shkollës nuk kishte më bukur sesa të festohet në një datë kur kujtohet dhe Lidhja shqiptare e Prizrenit. Kam bindjen se dhe lidhja e dy koreve tona po dhe performanca e të gjithë fëmijëve nga trevat tona në Kërcovë, metet historike” tha Shkodran Tolaj.

Ai nuk harron pa falemnderuar të gjithë bashkëpunëtorët, televizionet shtetërore të Maqedonisë e Kosovës po dhe mediat e shkruara ndër to dhe Zhurnal për mbështetje. Falemnderon dhe prezantuesin e njohur dhe show menin Avni Qahili I cili I rriti vlerën festivalit të sivjetëm. Falemnderon bashkëpunëtorë të shumtë, individë dhe kompani si :Lindi, Instalimi, FMX production, Beni production, “Arabellën” për mikëpritjen e mbi 150 mysafirëve. Falenderon poashtu Shqipërinë për mbështetje të parezervë duke theksuar se festivalin e nderoi me prezencën e tij zv,ministri I kulturës së R. Shqipërisë z.Zef Cuni si dhe drejtori I Qendrës për Kulturë në Durrës. Tolaj, uroi të gjithë autorët të cilët sollën krijime të reja enkas për këtë festival. Uroi dhe tërë stafin e shoqatës “Kult” që vazhdimisht sjellin aktivitete të përmasave të jashtëzakoshme kombëtare. Uroi komunën e Kërcovës që mbetet promotor në shumë procese, dhe në ruajtjen e traditës së festivalit “Dita jonë” edhe në ditët më të vështira të funksionimit të saj.

Festivali “Dita jonë” u hap me himinin “Xhamadani I ri”. Më pas u interpretua kënga fituese e dicionit të kaluar “Matanë ure një fole” interpretuar nga vajza e Mitrovicës Rinesa Peci. Drejtori I festivalit në vend të fjalës përshëndetëse përzgjodhi të interpretojë së bashku me fëmijët “Rini thuaja këngës”. Ndonës për shkak të një udhëtimi zyrtar kretari I Komunës nuk isthte prezent ai kishte dërguar një telegram ku thuhej “ edhe pse larg fizikisht me mendje dhe zemër jam atje, pranë jush dhe pranë fëmijëve që I përqafoj të gjithë dhe u dëshiroj suksese. Aktivitete në kohë të tilla bartin vështirësi por së bashku arrijmë të tejkalojmë cdo sfidë dhe të japim frytet që deri dje na mungonin. Kam besim në punën që bëni dhe ska dilema se ky festival do jetë I suksesshëm. E di që në momente të caktuara dukem I rëndë, por gjithashtu e di që më kuptoni sa vështirë e kam të rimëkëmb një komunë që deri dje ishte e braktisur. Iu përshëndes nga Zvicra. Suksese të gjithë fëmijëve”. Edhe fjalimi I zv ministrit Zef Cuni ishte mjaft domethënës. I entuziazmuar nga vlera që përjetoi për së afërmi ai u shpreh” do kujtoj një strofë të një kënge që u interpretua sonte: kuq, kuq, kuq e zi, jemi veshur unë e tij, nga Decani në Uskanë, Shqipërinë e kemi nanë. Jam I lumtur që ndodhem këtu dhe po përjetoj këtë mbremje të mrekullueshme artistike. Fëmijët janë të vegjël por aktivitetet e tyre janë të mëdha. Dhe për këtë e përgëzoj Shkodran Tolajn I cili paska bërë një punë kolosale dhe aspak të lehtë. Të bashkosh fëmijët e dy qendrave Decan e Kërcovë, të sjellësh këtë nivel artistic nuk është lehtë. Urime, përgëzime dhe Shqipërinë do e keni mbas në cdo kohë në aktivitet e enivelit të tillë” tha Cuni. decani kercova festivali

Ethet e garës edhe pse fëmijët këtë festival e konsiderojnë si fesë të lumturisë, ekzistonin. Konkurimi ishte dinjitoz I ardhur nga 18 këngë nga interpretë të ndarë në kategori: junior (6-10 vjecare) dhe më të rritur (10-13 vjecare) të ardhur nga të gjitha trevat. Juria e përbërë nga personalitete të njohura të artit e kulturës z. Shqipe Halili –redaktore në emisionet e fëmijëve në RTK, kompozitori I njohur, doajen I krijimit shqip Naim Gjoshi nga Shqipëria dhe Sabaudin Zhuta-profesor universitar e kishin shumë të vështirë të vendosi cmimet duke theksuar se këngët në këtë festival janë aq profesionale dhe në stile të lloj-llojshme sa vështirë është ti kategorizosh në cmime. “Jam I lumtur që kjo gjeneratë po rritet në këtë frymë atdhedashurie. Mund të them se Tolaj është drejtori më I suksesshëm. Falë tij ky festival pa dilema është më I arrituri në pikëpamje të vlerave që sjell, jo vetem në Maqedoni po në tërë viset shqiptare. Më vjën mirë që Kërcova ka një artist si Shkodrani që I fal këtë festival kërcovarëve, duke mbetur mburrje dhe krenari për qytetin” tha professor Zhuta. Më pas ai theksoi se si cmimet e jurisë ashtu dhe publikut ishte vështirë ti ndash por me një punë të vëmendëshme nga tre anëtarët u ndanë keto cmime. Në junior: tre cmime të treta u takuan ;Zumeja Zurapit –Tetovë për këngën “Flutura në pranverë”, Olta Selimit-Gjilan për këngën “Lumturinë na e keni borgj” dhe Elena Ramabajës nga Prishtina për këngën “Një botë të bukur imagjinova”. Në dy cmimet e dyta junior u radhitën : Albanite Hoti nga Skenderaj për këngën “Motra ime” dhe Marigona Xhambazi nga Kërcova për këngën “Megjik dizajnere”. Vendi I parë në kategorinë junior I takoi djalit nga Struga Dion Rashidi për këgën “Jam kampion”.

Juria profesionale e festivalit ndau dhe tre cmime për tre këngëtarët më të mirë të festivalit.
Cmimi I tretë I takoi Adelajda Mazarit për interpretim të këngës” Zëri I nënës”, më pas cmimi I dytë I takoi Vesa Hasanaj nga Istogu për këngën “Tregim për babin” dhe cmimi parë me shumë meritë I takoi vokalit të mrekullueshëm Arbenita Cekut nga Decani për interpretim të”Këngë engjëllore”

Arbenita Ceku

Arbenita Ceku

Cmim u nda edhe për tekstin më të mirë që I takoi Suela Tukaj Mehmeti nga Tirana për “Profesionet”, kompozimi më I mirë I takoi Zulqifli Zibës për këngën “Zëri I nënës” orkestrimi më I mirë I takoi Jetmir Mehmetaj për këngën “Motër e vëlla”. Debitimi më I mirë I takoi vajzës gjashtë vjecare Albanite Hoti. Cmimi I RTK-së I takoi Engji Mustafajt nga Decani, cmimi I TVM2 I takoi Albina Bajramit nga Kërcova e cila poashtu mori dhe cmimin “kids votes” kënga më e votuar nga fëmijët-kori dhe solistët e festivalit.

Engji Mustafaj

Engji Mustafaj

Juria profesionale në kategorinë e të mëdhenjëve ndau tre cmime të treta për Albana Rijanin nga Kërcova dhe këngën “Dallëndyshe”, për Vivian Mehmetaj dhe këngën “Profesionet” si dhe për Albin Nikprelaj nga Tuzi për këngën “Dua të bëhem këngëtar”. Dy cmime të dyta u takuan decanasve Elton Tolaj për këngën “Rrugës për Uskanë” dhe Engji Mustafajt për këngën “Nuk e di”.

Elton Tolaj

Elton Tolaj

Cmimi I parë I jurisë I takoi Vigan Maksutit nga Tetova për këngën “Bota në duart tona” një këngë që përcjell mesazh të fuqishëm dhe porosi nga vet fëmijët të cilët botën e duan me ngjura dhe paqe. Me duartrokitje dhe brohoritje të vazhdueshme publiku I dha votën e vet dy këngëve fituese të cmimeve të publikut. “Motër e vëlla” interpretuar nga Denisa dhe Aldrin Dehari Nga Kërcova si dhe Salije Bajrami e Ylli Ajroja për këngën “Forca e bashkuar” poashtu nga Kërcova.

Në fund të festivalit të gjithë fëmijët, edhe ata në publik ashtu siq është bërë traditë morën dhurata nga festivali. Kjo mbrëmje do të ngelet për një vit në kujtesën e kërcovarëve dhe jo vetëm, kurse fonotekës së muzikës për fëmijë atë natë iu shtuan 18 krijime të reja të mrekullueshme.

(teksti Zhurnal.mk / Tupani)
(foto+video D.B.)
(PromovimiDubiks)

Arbenita Çeku -Këngë ëngjellore

Avdyl Berisha – Dyli “Rrokoko”

Kolazh Fituesit e edicioneve te kaluara

13394190_1088368717891945_395766083050554959_n

13394027_1088369311225219_9120875056791032489_n

13435515_1088369424558541_946988510720000865_n

13394030_1088369494558534_7724477264435198657_n

13406730_1088369514558532_5639948183333262188_n

13450840_1088369534558530_1048622667729477196_n

13419248_1088369604558523_6540523269280474004_n

13465982_1187388634613456_919842041164920151_n

13435351_1187388637946789_21825668593015562_n

13413130_1187388724613447_925924095249598389_n

13418848_1187388884613431_1896459543599982356_n

13406836_1187388974613422_7552621575364207818_n

13427859_1187389137946739_6609931623006057750_n

13419280_1187389101280076_4984585477954502506_n

13428465_1187389127946740_8436862549273493810_n

13407047_1187389361280050_6673818522413045351_n

13445757_1187389387946714_235056344392252966_n

13434862_1187389451280041_12030071106668145_n

13394210_1187389524613367_8040362064394844699_n

13434911_1088369694558514_743714720413385043_n

 
Leave a comment

Posted by on June 14, 2016 in Foto

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: