RSS

Bebe Rexha, në Tiranë

11 Aug

bebe rexhaPas këngëtares Dua Lipa, një tjetër emër i njohur në fushën e muzikës pritet të vijë në Tiranë. Ajo është Bebe Rexha, gjithashtu një këngëtare shqiptare me famë ndërkombëtare, e cila do të mbërrijë në kryeqytet në muajin shtator.

Lajmin e ka bërë të ditur vet 26-vjeçarja në llogarinë e saj në “Twitter”, por edhe kryebashkiaku i Tiranës, Veliaj.

Bebe Rexha lindi në Nju Jork nën emrin Bleta Rexha në vitin 1989 nga dy prindër shqiptarë. Ajo nisi të këndonte në moshën 4-vjeçare, ndërsa krahas këngës ushqeu pasionin për disa instrumenta muzikore. Gjatë shkollës së mesme, Bebe Rexha ishte pjesë e një bande muzikore femërore.

Takimi me Samanta Cox, e cila në atë kohë punonte për promovimin e artisteve Lady Gaga dhe Kesha, i hapi rrugën e muzikës Bebe Rexhës, kur ajo ishte vetëm 15 vjeç.

Rexha është e njohur për hitet me të cilat ka fituar zemrat e adoleshentëve dhe të rinjve në mbarë botën, ndërsa nuk janë të pakta edhe bashkëpunimet me emra të njohur të muzikës, si David Guetta, Pit Bull, Nicky Minaj etj.

Ndër hitet më të njohura të saj janë “No Broken Hearts”, bashkëpunim me Nicky Minaj; “Hey Mama”, “Me, Myself and I”, etj.(tch.)

 
Leave a comment

Posted by on August 11, 2016 in News

 

Tags: , , , ,

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out / Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out / Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out / Change )

Google+ photo

You are commenting using your Google+ account. Log Out / Change )

Connecting to %s

 
%d bloggers like this: