RSS

Author Archives: danimonster

Parashikimet e Nostradamusit për Vitin 2014


Inxhinieri nga Ukraina Aleksander Lazarev zbuloi për publikun botëror parashikimet e Nostradamusit për vitin e ri 2014. Sipas Lazarev, Nostradamus parashikon se vitin e ardhshëm do të kryhen atentate ndaj katër kryeministrave, ndërsa më pas do të vijë edhe lufta e tretë botërore në të cilën do të përdoren armë kimike dhe nukleare.

Do të ketë një numër i vogël i njerëzve gjallë nga të cilët shumica do të vuajnë nga sëmundje të lëkurës dhe kancerit.

Sipas parashikimeve të Nostradamus, njerëzit do të jenë në panik, do të ketë konflikt mes religjioneve fetare në botë, ndërsa do të shkatërrohen edhe vende të tëra. Astrologu francez parashikon se në vitin 2014 planeta Nibiru do të afrohet aq afër tokës sa do të mund ta prekim.

Nga kjo mund të zhvendoset edhe boshti i Tokës, njëra gjysmë gati e ngrirë ndërsa gjysma tjetër do të ngelet shkretëtirë. Gjithsesi duke u bazuar edhe në parashikimet e mëparshme të Baba Vanga, në vitin 2014 priten sëmundje më të rënda se SIDA, si për shembull luftëra të ndryshme./Shqipmedia/

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on January 1, 2014 in News

 

MSN ka shpallur Prizrenin, ndër vendet më të bukura në botë


prizereniKy fundvit na sjell një lajm të mirë, pak më ndryshe se herë tjera. Këtë radhë mund të ndjehemi vërtetë krenarë si shqiptarë sepse kemi arsye të madhe.

Në listën e vendeve më të mrekullueshme të botës të shpallur nga MSN-i për vitin 2013, qyteti i Prizrenit gjendet në vendin e 9-të ndër vendet më të bukura në botë.

Për më tepër informacion mund klikoni ne lidhjen e mëposhtme: http://photos.ca.msn.com/slideshow/photo/beautiful-places-around-the-world/2t4aws0f#9

pcworld

 
Leave a comment

Posted by on January 1, 2014 in News

 

Lady Gaga shpëton një fanse nga vetëvrasja


 

Lady Gaga është vlerësuar lartë sepse ka shpëtuar një fanse të saj nga vetëvrasja duke e kontaktuar online. Këngëtarja e hitit “The Poker Face” ka kontaktuar me vajzën  përmes uebfaqes “Littlemonsters.com “ pasi e kishte parë një shkrim që supozonte se ajo do të mbyste veten. Gaga i ka dërguar një mesazh fanses së saj nga konteja Offaly në Irlandë dhe e ka nxitur atë duke shkruar: “Ne të gjithë të duam ty. Nuk ia vlen që të mbysësh veten për asgjë. Vetëm mendo sa shumë do të mërzitesha unë dhe të tjerët . Neve të gjithëve na lidh muzika dhe kjo është e rëndësishme. Dëgjo muzikë dhe bëhu kreative. Ti mund të bëhesh ajo që do. Ti je më e fortë se sa që mendon”. Fansja e saj më pas e ka falënderuar Gagan që e ka nxitur atë në atë mënyrë dhe e ka ndihmuar në vështirësitë në të cilat ajo po kalonte duke shkruar: “Gaga të dua shumë, ti je gjithçka për mua dhe ajo që bëre për mua dje është e mrekullueshme… Më ke shpëtuar mua, e familja dhe shoqëria ime të falënderon shumë… Me ndihmën tënde jam e fortë dhe kur e di se ti ke ndarë  kohën tënde për të më shkruar mua më ke nderuar shumë. Unë doja të vrisja veten dhe ti më shpëtove, ti nuk e di se sa shumë ma ke ndërruar jetën time”.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Grande akuzohet për vjedhjen e hitit të vitit 1972


Pop-ylli Ariana Grande është duke u përballur me një padi për shkeljen e të drejtave të autorit për hitin e saj të këtij viti, “The Way”. Këngëtarja e aktorja dhe drejtuesit e “Sony/ATV”, “UMG Recordings” janë akuzuar nga pronari i firmës britanike “Minder Music”, që posedon të drejtat e këngës që ishte shkruar dhe incizuar nga “The Jimmy Castor Bunch”. Ata pohojnë se fraza e kënduar nga Grande, “What we gotta do right here is go back, back into time” është vjedhur nga hiti i vitit 1972 “Troglodyte”, në të cilin këndohet, “What we’re gonna do right here is go back, way back, back into time”. Kërkesa është bërë në gjykatën e Nashville në Tennessee, raporton “The Hollywood Reporter”. Drejtuesit e “Minder Music” janë duke kërkuar deklarimin për shkeljen e të drejtave të autorit, si dhe pagesën e dëmshpërblimit dhe shpenzimet e avokatëve”.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Beyonce publikon albumin pa paralajmërim


 

Në një ditë në të cilën supersticiozët besojnë se është e njohur për tersin e saj, në këtë të premte me datën 13, Beyonce vendosi që të trondiste tregun muzikor, nëpërmjet publikimit të papritur të albumit të saj të fundit. 

32-vjeçarja i dha fund kështu spekulimeve të gjata për datën e publikimit të këngëve të saj të reja, duke lëshuar në “iTunes” albumin e saj pa asnjë paralajmërim apo publicitet të mëparshëm.

Në një lëvizje surprizë, pothuajse të gjithë këngët e reja, gjithsej 17, janë të mbuluara me videoklipe, në të cilat Beyonce shfaqet në mënyra të ndryshme, por gjithmonë provokuese dhe e freskët siç të gjithë e njohim.

Në një deklaratë shoqëruese me publikimin, 32-vjeçarja shpjegoi: “Unë e shoh muzikën, jo vetëm e dëgjoj. Kur dëgjoj një tingull, menjëherë më rikthehet në mendje pamja e imazheve që më bëjnë të ndihem e emocionuar. Më rikthehen shpesh kujtime të fëmijërisë sime, kujtime të ëndrrave që kam pasur për jetën, të fantazive Të gjitha ato lidhen me muzikën”.

E ndonëse data e këtij publikimi mund të mos jetë një ogur i mirë, albumi i Beyonce duket i destinuar të shpërfillë të bestytnitë, duke regjistruar që në orët e tij të para një sukses të madh dhe shkarkime rekord.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Linkin Park organizon koncert bamirësie


 

Rokerët e grupit “Linkin Park” janë duke bashkëpunuar me “The Offspring” për të organizuar një koncert bamirësie për viktimat e tajfunit në Filipine.

Bendet do të bëhen së bashku për një koncert të veçantë që do të zhvillohet më 14 janar në Los Angeles për të mbledhur të holla që t`u sigurojë ndihmë të mbijetuarve në zonat e goditura nga katastrofa natyrore, e cila mori jetën e më shumë se 5 mijë njerëzve.

Tiketat për këtë koncert do t`u jepen vetëm fansave që dhurojnë së paku 250 dollarë për organizatën bamirëse të grupit Linkin Park. 75 dhuruesit më mirë do të shpërblehen me dhurata.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Kim Kardashian përfiton në emër të viktimave të tajfunit


Kim Kardashian është akuzuar për tentim të fitimit në emër të viktimave të tajfunit shkatërrues në Filipine. Është konstatuar se Kim i mban 90 për qind të fitimeve nga shitja e gjësendeve në eBay, edhe pse në publik kjo është paraqitur si një aksion humanitar.

Kim javën që shkoi e ka filluar këtë aksion, ndërsa një pjesë e fitimit shkon për një organizatë jo fitimprurëse, e cila ju ofron ndihmë mjekësore familjeve të goditura nga kjo tragjedi. Por është konstatuar se ajo dhuron vetëm 10 për qind të fitimit.

 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

Tags: , , ,