RSS

Author Archives: danimonster

Jam shqiptare bija e shqiptarit, jam motra e Adem Jasharit


Supermodelja shqiptare Emina Cunmulaj, e cila shfaqi imazhin e bukurisë shqiptare në të gjithë botën, edhe pse prej kohësh jeton dhe vepron në SHBA, asnjëherë nuk e ka harruar origjinen e saj.

Këtë më së miri e spjegon një “tweet” i saj, ku në prag të festës kombëtare të 28 Nëntorit ku ajo ka shkruar: “ Jam shqiptare, e bija e shqiptarit, jam motra e Adem jasharit”, duke postuar më pas edhe këngën e këngëtares Mirhrije Braha, me po të njejtin titull.

Këtu mund të dëgjoni edhe këngën e Mihrije Brahës, të cilën e ka sygjeruar Emina për fansat e saj.

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

“Urime 28 nëntori”, nga Xherdan Shaqiri


Futbollisti Xherdan Shaqiri nuk ka harruar të urojë nga Zvicra Shqipërinë për festën e 28 Nëntorit. Ylli kosovar me pasaportë zviceriane ka treguar edhe një herë se ka ndjenja patriotike për atdheun e tij.

Në një shkrim të shkurtër sot në Facebook, Shaqiri i ka uruar popullit shqiptar Festën e Flamurit.

“Urime Festën e Flamurit, në 101 vjetorin e shtetit shqiptar. I juaji Shaqiri” – shkruante futbollisti Shaqiri.

Urimin e tij ai e ka shkruar edhe në gjuhën zviceriane ndërsa ka postuar edhe një foto të shqiponjës dykrenare.

 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

Fotot e para të Kim Kardashian me të bijën në shëtitje


Është hera e pare qëkurse solli ne drite vajzën e saj tashme katër muajsh qe Kim Kardashian është pare te dale ne një shëtitje me te. E shoqëruar edhe nga partneri i saj Kanye West, Kardashian i ka lejuar vetes qe te shijoje një dite tepër te veçante, një shëtitje ne Santa Barbara.
Kim ka preferuar qe gjate gjithë shëtitjes ta mbaje ne krahë krijesën e saj te mrekullueshme, ndërsa Kanye shtyn karrocën e vogël.

 
Leave a comment

Posted by on November 9, 2013 in News

 

Lady Gaga, e para këngëtare që do performojë në… hapësirë


Lady Gaga ka bere përshtypje qe ne ditën e pare te fillimit te karrierës se saj, por për ne 2015-ën ajo po planifikon te shkoje ne një tjetër nivel. Këngëtarja enigmatike do jete e para artiste qe do performoje ne hapësirë duke dhënë një koncert “Gagalaktik”.

Sipas revistës amerikane US Weekly, ajo do stërvitet për një muaj rresht qe me pas te performoje ne bordin e anijes hapësinor Virgin Galactik te Richard Branson-it. Gaga do interpretoje një këngë gjate festivalit muzikor dhe high-tech“Zero G Colony” qe do zhvillohet ne Spaceport America ne New Mexico. Ky festival do vazhdoje për tre dite dhe mendohet se mama Monster do këndojë ne natën e trete.

 
Leave a comment

Posted by on November 9, 2013 in Lady Gaga

 

Tags: , ,

Limaj përkrahë iniciativat, PDK drejt ndarjes


Ende pa u bërë një javë që nga shpallja e verdiktit në rastin “Kleçka”, ku komandant “Çeliku” së bashku më bashkëluftëtarët e tij triumfoi përballë akuzave për krime lufte, sot Fatmir Limaj do të tregoi rrugën e re politike nga do të shkoi.

Indeksonline ka mësuar nga burimet të afërta me deputetin Limaj, se ky i fundit sot në mesditë do t’i thotë lamtumirë Partisë Demokratike të Kosovës, ku edhe do të tregoi rrugën e re politike, për t’a mbështetur Iniciativën Qytetare për Malishevën.

Limaj sot do të marrë pjesë edhe në ceremoninë e prezantimit për kryetar dhe të kandidatëve për asamble të Iniciativës për Malishevën.

“Mes kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe deputetit Fatmir Limaj ekziston një disponim i mirë për të bashkëpunuar në rrugëtimin e përbashkët në politikë”, ka thënë burimi i Indeksonline.

Fatmir Limaj e Jakup Krasniqi, në zgjedhjet lokale do të përkrahin bashkëpunëtorët e tyre të pakënaqur me PDK-në, të cilët së fundi kanë formuar Iniciativa qytetare për të garuar në zgjedhje.

“Dua t`ju njoftoj se me kënaqësi do t`i përgjigjem ftesës së qytetarëve të Malishevës në tubimin që ata kanë paraparë. Për një kohë të gjatë më ka munguar komunikimi me qytetarët. Do të kem kënaqësi që tani t`u drejtohem me një fjalim të gjithë atyre që u kam munguar. Shihemi atje”, ka shkruar Limaj në Facebook.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Mick Jagger, së shpejti stërgjysh


Los Anxhelos, 22.09.2013 15:00
Mick Jagger, 70 vjeçar, anëtari i famshëm i Roling Stones, së shpejti do të bëhet stërgjysh, raportojnë mediat britanike. Jagger, i cili ka pushtuar skenën muzikore që nga viti 1962, do të bëhet stërgjysh pasi që mbesa e tij Asy Jeksson (21) tashme është me barrë. Ajo dhe partneri i saj Alex, sipas medieve, duhet të bëhen prindër në vitin që vjen.

Jagger ka 7 fëmijë nga mosha 14 deri në 42 vjeç, me 4 gra të ndrydhme dhe ka edhe një nip dhe një mbesë. Asy është mbesa e tij nga vajza Jade, i cila ka lindur nga martesa e parë e yllit të Rolling Stones me gruan Bianca.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: ,

Breaking Bad e Modern Family, fituesit kryesorë të “Emmy Awards”


23.09.2013 09:34
Seriali “Breaking Bad” e ka fituar çmimin kryesor gjatë ndarjes së çmimeve Emmy, pasi e ka fituar titullin si seriali më i mirë të zhanrit dramë, për herë të parë.

Çmimin për komedinë më të mirë e ka fituar seriali i televizionit ABC, “Modern Family”, në të cilin bëhet fjalë për një familje të shthurur.

Është hera e katërt radhazi që “Modern Family” e fiton çmimin si komedia më e mirë.

Çmimet kryesore të industrisë televizive kanë nderuar disa prej serialeve të vjetra por edhe disa të reja, derisa po diskutohet për transformimin e ofertave të prodhimeve të sotme në televizion që çdo herë e më shumë po bëhen përmes internetit.

“House of Cards”, seriali i faqës së internetit, Netflix e ka fituar çmimin për regjinë më të mirë, por ka dështuar që të sigurojë çmimet për dramën më të mirë dhe në kategorinë e aktorëve më të mirë.

Jeff Daniels, e ka fituar çmimin për aktorin më të mirë në serialet e zhanrit dramë, për rolin në “The Newsroom”, ndërsa Claire Danes, për të dytin vit me radhë, e ka fituar çmimin e aktores më të mirë për rolin në “Homeland”, në të njejtën zhanër të serialeve.

Gjatë ceremonisë së çmimeve Emmy, fitoi edhe Michael Douglas në kategorinë e miniserive/filmave për rolin në filmin “Liberace – Behind te Candelabra”.

Aktori më i mirë në zhanrin komedi u shpallë, Jim Parsons për rolin në serialin e sukseshëm, “The Big Bang Theory”, ndërsa Julia Louis-Dreyfus e fitoi çmimin si aktorja më e mirë në të njejtin zhanër, për rolin në serialin “Veep”.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2013 in News

 

Tags: ,