RSS

Category Archives: Eliza Dushku

Eliza Dushku prezantuese në CES


 

Aktorja me origjinë shqiptare Eliza Dushku do të prezantojë evenimentin më të madh të teknologjisë në botë, CES, ngjarje e cila mbahet çdo vit në janar në Las Vegas të Nevada-s, shkruajnë mediat në Shqipëri.

Ylli i kinemasë amerikane është konfirmuar tashmë zyrtarisht si ambasadore e CES, një projekt gjigand në të cilin përfshihen emra të njohur të kinemasë, muzikës dhe sportit duke prezantuar produktet më të reja të teknologjisë.

Sipas mediave amerikane, aktorja do të përfaqësojë çështje teknologjisë që lidhem me kinemanë dhe televizionin, sektor ky i cili konsiderohet si prapavija e sukseseve më të mëdha mediatike sot në botë e produksioneve të Hoollywoodit dhe komunikimit.

Evenimenti do të mbahet nga data 10 deri në 13 janar dhe pritet që të ftuar të jenë personazhe VIP të kinemasë, muzikë dhe sportit mes të cilëve emra si: 50 Cent, Justin Bieber, Dennis Rodman dhe fituesja e edicionit të fundit të Miss America, Teresa Scanlan.

 
Leave a comment

Posted by on January 6, 2012 in Eliza Dushku

 

Eliza Dushku me zërin e saj ne filmin e ri Batman: Year One


Aktorja e njohur me origjinë shqiptare, Eliza Dushku do i japë jetë me zërin e saj karakterit të Catwoman-it në versionin e animuar të filmit më të ri Batman: Year One.

Projekti do të realizohet në vjeshte, ndërkohë që Dushku shprehet entuziaste pë një fakt të tillë.

Mendoj se është nder dhe privilegj të interpretosh mjaullimat e Catwoman-it, ndaj unë jam shumë krenare për këtë projekt”,- ësht shprehur Eliza.(spiun)

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2011 in Eliza Dushku

 

Tags: , ,