RSS

Category Archives: Lady Gaga

Lady Gaga, e para këngëtare që do performojë në… hapësirë


Lady Gaga ka bere përshtypje qe ne ditën e pare te fillimit te karrierës se saj, por për ne 2015-ën ajo po planifikon te shkoje ne një tjetër nivel. Këngëtarja enigmatike do jete e para artiste qe do performoje ne hapësirë duke dhënë një koncert “Gagalaktik”.

Sipas revistës amerikane US Weekly, ajo do stërvitet për një muaj rresht qe me pas te performoje ne bordin e anijes hapësinor Virgin Galactik te Richard Branson-it. Gaga do interpretoje një këngë gjate festivalit muzikor dhe high-tech“Zero G Colony” qe do zhvillohet ne Spaceport America ne New Mexico. Ky festival do vazhdoje për tre dite dhe mendohet se mama Monster do këndojë ne natën e trete.

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on November 9, 2013 in Lady Gaga

 

Tags: , ,

Gaga: Nuk merrem me muzikë për para!


Lady Gaga pas vetëm disa vitesh karrierë në muzikë, është bërë njëra nga këngëtaret më të pasura në botë, por ajo thotë se nuk është e ngarkuar me suksesin komercial të muzikës së saj.

“Nuk kanë kaluar as dy javë që kur kënga ime e re ka dalë në treg dhe shumica më thonë se kam marrë fund, sepse ajo nuk është në pozitën e parë. Njerëzit më pak fokusohen në muzikë dhe më shumë në atë se çfarë suksesi arrin ajo.

Nëse besoni se bëj muzikë për shkak të parave, atëherë vërtetë nuk më njihni siç duhet”, ka reaguar këngëtarja kontroverse ndaj kritikave që ka marrë kohëve të fundit.

 
Leave a comment

Posted by on September 7, 2013 in Lady Gaga

 

Motra e Lady Gagas,fanse e flaktë e Rita Orës


Natali Germanotta,është studente e modës në New York,edhe pse është motra e yllit më të madh botëror Lady Gaga ajo kështu prezantohet në faqen e saj në Tumblr ku gjithmonë është e gatshme ti përgjigjet pyetjeve të shumta që mer nga fansat e motrës së saj. Së fundmi ajo ka zbuluar në këtë faqe se është fanse e madhe e Rita Orës,duke thënë se e dëgjon albumin “ORA” gjatë gjithë kohës njofton Tupani.
Tupani ju sjell ekskluzivisht foton ku ajo i përgjigjet kesaj pyetje nga një fans anonim:

111-bmp

Përndryshe Lady Gaga javën e kaluar ka kryer një operacion në belin e saj dhe për momentin është në pushim disa javësh,por pritet të rikthehet me albumin më të pritur të vitit,albumin “ARTPOP” i cili thuhet se do të jetë albumi i shekulli të ri me muzikë të re e të padëgjuar më herët./Tupani

natali3 natali natali2 natali1

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2013 in Fashion, Foto, Lady Gaga

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Gaga kërkon të blejë vilën e Michael Jackson


Lady Gaga është shumë pranë blerjes dhe pastaj të restaurimit të NeverlandRanch, vilës që për shumë vite ka qenë rezidenca dhe simboli i pushtetit dhe i vizionit të botës së Michael Jackson.

Sipas The Sun, Gaga ka ndërmend ti rikthejë vilës lavdinë e mëparshme, duke rindërtuar edhe kopshtin zoologjik ashtu siç ishte në 1988 kohë kur këngëtari pop e bleu me një shifër prej 30 milion dollarësh dhe që u detyrua ta linte në 2005.Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 20, 2013 in Lady Gaga

 

Tags: , , , , ,

Lady Gaga, dhurata për viktimën e masakrës së Marylandit


 

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 6, 2013 in Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz

 

Tags: , , , , , , ,

Lady Gaga,Beyonce e Azealia Banks në Mega Hitin e vitit 2013?


2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

A jeni gatin per Hitin me te madh te ketij viti? Nese gjithcka realizohet ashtu si carkullojne thashethemet atehere behuni gati per te paprituren.Pasi Beyonce ka postuar dy fotografi te saja me vathe me fjalen “Ratchet” thashethemet per singlin e saj te ri filluan te merrnin dhene. Me 30 Dhjetor Beyonce ka postuar keto foto,qe nese shikon nga afer ,shihet sikur te jete ne sheshxhirim te nje videoklipi te ardhshem pasi ne te majt shihet nje kamere.A do te jete “Ratched” singli paralajmerues i albumit te peste te Beyonce’s ,apo edhe me mire, nje bashkpunim mes Beyonce Lady Gaga e Azaelia Banks?

Gaga,e cila shkelqeu me vathin e saj te njejte me mbishkrimin “Ratchet” ne nje foto ne Instagram ne Nentor,ka zbuluar ne Tetor me ane te nje chati se ka perfunduar nje bashkpunim me Azaelia Banks. Ose kjo kenge,ose kenga tjeter “Tea” do te jete singli i pare i albumit te saj te katert “ARTPOP” ,te cilen Gaga e ka diskutuar shume me fansat e saj ne rrjetin social LittleMonsters.com

Banks,ka folur per Brazil Mix Tv ne Shtator duke thene “Une kam bashkpunuar me Gagan ,por kam punuar me te nga larg.Ne punuam nepermjet email-ave dhe internetit.Kemi nje kenge qe titullohen “Red Flame” dhe nje tjeter qe quhet “Ratched” por nuk e di se cka do te beje ajo me te.Ajo do ta publikoje kte kenge kur te deshiron”.

Ne Tetor,Gaga u tha fansave se vazhdimi i videoklipit “Telephone” do te xhirohet kete vite.Pyetja eshte kjo, a do te jete ne albumin e Gaga’s apo Beyonce’s?

Nese po,kjo do te ishte hera e trete qe Lady Gaga e Beyonce do te bashkepunojne njera me tjetren. Zonjat bashkpunuan ne albumin e Gagas “The Fame Monster” (2009) per kengen “Telephone” , dhe per albumin e Beyonces ” I Am… Sasha Fierce” ne kengen “Video Phone” extended version.
Vlen te ceket se Gaga eshte njera nder miket me te mira te Beyonces.

2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

 
Leave a comment

Posted by on January 4, 2013 in Beyonce, Fashion, Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz, Video

 

Tags: , , , , , , , , , ,

Rihanna e Justin Bieber me biliona shikime false,vetëm për tu popullarizuar!


Justin Bieber and Rihanna

Zoteruesit e You Tube  kane zbuluar me shume se 2 bilion shikime te rreme ne videoklipet e mega yjeve boterore,vecanerishte te videoklipet e Rihannas dhe Justin Bieber qe jane nen labelin muzikore “Universal”. Stafi i You Tube deklaroi se kjo nuk eshte gabim dhe se keto shikime jane bere me vetem nje qellim, rritja e popullaritetit te ketyre kengetareve.

Labeli “Sony” ka humbur 850 ,milion shikime brenda nje dite nga largimi i shikimeve te rreme te videoklipeve te Alicia Keys,Rita Ora e Labirinth.

Michael Jackson ka humbur 287 milion ,ndersa Beyonce rreth 151 milion shikime te rreme.

E vetmja mega artiste qe eshte pa shikime te rreme eshte Lady Gaga.

 

Tags: , , , , , , , , , , ,