RSS

Category Archives: Lajme Te Cuditshme

Rihanna e Justin Bieber me biliona shikime false,vetëm për tu popullarizuar!


Justin Bieber and Rihanna

Zoteruesit e You Tube  kane zbuluar me shume se 2 bilion shikime te rreme ne videoklipet e mega yjeve boterore,vecanerishte te videoklipet e Rihannas dhe Justin Bieber qe jane nen labelin muzikore “Universal”. Stafi i You Tube deklaroi se kjo nuk eshte gabim dhe se keto shikime jane bere me vetem nje qellim, rritja e popullaritetit te ketyre kengetareve.

Labeli “Sony” ka humbur 850 ,milion shikime brenda nje dite nga largimi i shikimeve te rreme te videoklipeve te Alicia Keys,Rita Ora e Labirinth.

Michael Jackson ka humbur 287 milion ,ndersa Beyonce rreth 151 milion shikime te rreme.

E vetmja mega artiste qe eshte pa shikime te rreme eshte Lady Gaga.

Advertisements
 

Tags: , , , , , , , , , , ,

Një në çdo pesë ruse e gatshme të martohet me Putin


Qendra ruse e studimeve Levada, në një hulumtim të ri të sajin ka nxjerrë në pah popullaritetin që presidenti rus Vladimir Putin ka tek femrat.

Në një sondazh të bërë publik së fundmi, mësohet se rreth 20 për qind e femrave në Rusi, mezi e prisnin rastin të martoheshin me të.

Rreth 66 për qind e tyre kishin deklaruar se nuk donin të martoheshin me të, ndërsa 14 për qind e tyre kishin kërkuar kohë të mendoheshin në lidhje me këtë pyetje.

Gjatë hulumtimit janë anketuar 1.601 femra në të gjithë Rusinë në periudhën nga 21 deri më 24 shtator, por nuk bëhet e ditur mosha e tyre.

Putin mbush nesër 60 vjeç, ndërsa në vitin 2008 është shpallur politikani më tërheqës në Rusi.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 6, 2012 in Kuriozitete, Lajme, Lajme Te Cuditshme, Seks

 

Tags: , , ,