RSS

Category Archives: Lajme

Mbyten Vëlla e Motër në Prishtinë


gropa006-1-e1466694759260Një djalë 11-vjeçar dhe motra e tij 13-vjeçe janë mbytur në një gropë me ujë në lagjen “Kolovica” të kryeqytetit.
Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në kryeqytet. Dy fëmijë, vëlla e motër, janë mbytur në një gropë me ujë në lagjen “Kolovica”.
Zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti, ka thënë për KALLXO.com se rreth orës 14:00 kanë marrë një njoftim sipas të cilit një fëmijë ka rënë në një gropë.
“Pasi kanë dalë në vendin e ngjarjes ekipet policore është kuptuar se bëhet fjalë për dy fëmijë“, ka thënë zëdhënësja Ahmeti.
Më tej, ajo tregon se fëmijët e mbytur janë vëlla e motër. Djali është 11-vjeçar e motra 13-vjeçe.
Policia e ka hapur rastin si “vdekje e dyshimtë“ dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.
Sipas zëdhënëses së Policisë, gropa ishte hapur për disa punime.
gropa003

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on June 23, 2016 in Lajme

 

Tags: , ,

Lady Gaga, dhurata për viktimën e masakrës së Marylandit


 

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 6, 2013 in Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz

 

Tags: , , , , , , ,

Lady Gaga,Beyonce e Azealia Banks në Mega Hitin e vitit 2013?


2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

A jeni gatin per Hitin me te madh te ketij viti? Nese gjithcka realizohet ashtu si carkullojne thashethemet atehere behuni gati per te paprituren.Pasi Beyonce ka postuar dy fotografi te saja me vathe me fjalen “Ratchet” thashethemet per singlin e saj te ri filluan te merrnin dhene. Me 30 Dhjetor Beyonce ka postuar keto foto,qe nese shikon nga afer ,shihet sikur te jete ne sheshxhirim te nje videoklipi te ardhshem pasi ne te majt shihet nje kamere.A do te jete “Ratched” singli paralajmerues i albumit te peste te Beyonce’s ,apo edhe me mire, nje bashkpunim mes Beyonce Lady Gaga e Azaelia Banks?

Gaga,e cila shkelqeu me vathin e saj te njejte me mbishkrimin “Ratchet” ne nje foto ne Instagram ne Nentor,ka zbuluar ne Tetor me ane te nje chati se ka perfunduar nje bashkpunim me Azaelia Banks. Ose kjo kenge,ose kenga tjeter “Tea” do te jete singli i pare i albumit te saj te katert “ARTPOP” ,te cilen Gaga e ka diskutuar shume me fansat e saj ne rrjetin social LittleMonsters.com

Banks,ka folur per Brazil Mix Tv ne Shtator duke thene “Une kam bashkpunuar me Gagan ,por kam punuar me te nga larg.Ne punuam nepermjet email-ave dhe internetit.Kemi nje kenge qe titullohen “Red Flame” dhe nje tjeter qe quhet “Ratched” por nuk e di se cka do te beje ajo me te.Ajo do ta publikoje kte kenge kur te deshiron”.

Ne Tetor,Gaga u tha fansave se vazhdimi i videoklipit “Telephone” do te xhirohet kete vite.Pyetja eshte kjo, a do te jete ne albumin e Gaga’s apo Beyonce’s?

Nese po,kjo do te ishte hera e trete qe Lady Gaga e Beyonce do te bashkepunojne njera me tjetren. Zonjat bashkpunuan ne albumin e Gagas “The Fame Monster” (2009) per kengen “Telephone” , dhe per albumin e Beyonces ” I Am… Sasha Fierce” ne kengen “Video Phone” extended version.
Vlen te ceket se Gaga eshte njera nder miket me te mira te Beyonces.

2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

 
Leave a comment

Posted by on January 4, 2013 in Beyonce, Fashion, Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz, Video

 

Tags: , , , , , , , , , ,

Rihanna e Justin Bieber me biliona shikime false,vetëm për tu popullarizuar!


Justin Bieber and Rihanna

Zoteruesit e You Tube  kane zbuluar me shume se 2 bilion shikime te rreme ne videoklipet e mega yjeve boterore,vecanerishte te videoklipet e Rihannas dhe Justin Bieber qe jane nen labelin muzikore “Universal”. Stafi i You Tube deklaroi se kjo nuk eshte gabim dhe se keto shikime jane bere me vetem nje qellim, rritja e popullaritetit te ketyre kengetareve.

Labeli “Sony” ka humbur 850 ,milion shikime brenda nje dite nga largimi i shikimeve te rreme te videoklipeve te Alicia Keys,Rita Ora e Labirinth.

Michael Jackson ka humbur 287 milion ,ndersa Beyonce rreth 151 milion shikime te rreme.

E vetmja mega artiste qe eshte pa shikime te rreme eshte Lady Gaga.

 

Tags: , , , , , , , , , , ,

Ben Stiller fton Lady Gagan në filmin e tij të ri



Lady Gaga ka marre ftesen te jete protagoniste e komedise hit “Zoolander”.

Sipas “The Sun” kengetarja ekstravagante eshte ftuar nga aktori i famshem Ben Stiller qe te luaj prane tij ne vazhdimin e filmit shume te famshem te vitit 2001 duke i ofruar asaj nje çek me vlere 3 milion dollare,si oferte e pare.

Stiller do ta portretizoje personazhin e nje supermodeli te pashem Derek Zoolander,ndersa Owen Wilson do ti rikthehet rolit te tij si Hansel McDonald.

Nje burim eshte shprehur:” Gaga eshte ne majen e listes se deshirave te tij.Ajo ka talent dhe ka qendrim – dhe nje sens humori te mrekullueshem.”

Por edhe Kate Moss,Kate Upton dhe Heidi Klum jane ne kete list,thuhet sipas burimit.

Lady Gaga do te debutoje ne aktrim vitin e ardhshem ne filmin “Machette Kills” nga regjisori i famshem Robert Rodriguez.

 
Leave a comment

Posted by on October 18, 2012 in Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz

 

Tags: , , , , , , , , , ,

Një në çdo pesë ruse e gatshme të martohet me Putin


Qendra ruse e studimeve Levada, në një hulumtim të ri të sajin ka nxjerrë në pah popullaritetin që presidenti rus Vladimir Putin ka tek femrat.

Në një sondazh të bërë publik së fundmi, mësohet se rreth 20 për qind e femrave në Rusi, mezi e prisnin rastin të martoheshin me të.

Rreth 66 për qind e tyre kishin deklaruar se nuk donin të martoheshin me të, ndërsa 14 për qind e tyre kishin kërkuar kohë të mendoheshin në lidhje me këtë pyetje.

Gjatë hulumtimit janë anketuar 1.601 femra në të gjithë Rusinë në periudhën nga 21 deri më 24 shtator, por nuk bëhet e ditur mosha e tyre.

Putin mbush nesër 60 vjeç, ndërsa në vitin 2008 është shpallur politikani më tërheqës në Rusi.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 6, 2012 in Kuriozitete, Lajme, Lajme Te Cuditshme, Seks

 

Tags: , , ,

KISS: Gaga,e vetmja rockstar!


Legjendat e muzikes heavy metal,grupi legjendar KISS,se fundmi jan prononcuar te deshperuar me skenen e rockut ne pergjithesi.

Muzikantet ne rock bandet e sotit duken si “mbledhes te berllogut” dhe rockstar i vetem i vertete qe ekziston keto dite eshte Lady Gaga,u shprehen anetaret e KISS ne nje bisede per AFP.

“Jane shume bende qe kan diçka.Çka i mungon atyre eshte ‘yjesia’.Aftesia per te dal ne skene dhe ta mbizotroje ate,” tha bassisti,solisti dhe tekstshkruesi i grupit Gene Simmons.

I veshur ne te zeze,pa makijazh,me floke te gjate,krijuesit e himneve te rockut si “I Wanna Rock N Roll All Night” dhe “I Was Made for Lovin’ You” u pajtuan se ekstravagantja Lady Gaga qendron e vetme perball performuesve te tjere.

“Rockstar i vetem eshte Lady Gaga.Kjo eshte e vertete.Ajo eshte nje yll,” tha Simmons.
“Jane disa bende shume shume te mira,jam fans i madh i Foo Fighters,por ,me jepni yjet?!.”

KISS jane aq te fasionuar nga mbreteresha e skenes,sa qe me nje koncert ne Teksas,ata kishin kenduar kengen e saj “Born This Way” ne version heavy metal.
Edhe Gaga eshte fanse e madhe grupit KISS ku disa here eshte shfaqur ne koncertet e tyre.

20120826-204142.jpg

 
Leave a comment

Posted by on August 26, 2012 in Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz

 

Tags: , ,