RSS

Category Archives: Oscar

Falja e Gjakut, drejt Oscarit


“Falja e gjakut” e regjisorit Joshua Marston është filmi që do të përfaqësojë Shqipërinë në Akademinë e Çmimit Oscar.

Komisioni përzgjedhës i Qëndrës Kombëtare Kinematografike e ka përzgjedhur sot këtë film për të konkuruar në kategorinë “Foreign Language Film Award”. Çmimi i “Ariu të Argjendtë” në Berlin, për skenarin më të mirë, duket se i ka sjellë fat këtij filmi për rrugëtimin e drejt Oscar-it.

Sipas njoftimit për shtyp, filmi është përzgjedhur me motivacionet: filmi është tërësisht në gjuhën shqipe, është xhiruar tërësisht në Shqipëri dhe aktorët janë të gjithë shqiptarë. Gjithashtu thuhet se filmi është pritur shumë mirë nga publiku dhe kritika shqiptare për trajtimin me origjinalitet dhe freskinë artistike, të një problemi që mbetet i mprehtë për shoqërinë tonë.

Komisioni përzgjedhës me anëtarë Teodor Laçon, Esat Musliun, Bujar Lakon, Agron Tufën dhe Durim Nezirin, përzgjodhi filmin “Falja e gjakut” mes filmave të tjerë kandidatë si “Amnistia”, “Maya”, “Ballkan Pazar”.

Prodhimi kinematografik i regjisorit amerikan Joshua Martson, me skenar të tijin dhe të Andamion Murataj, sjell zakonin e vjetër të gjakmarrjes që ngujon një familje dhe përmbys të ardhmen e tyre. Jetët e Nikut adoleshent, dhe të motrës së tij më të vogël, Rudina, trazohen kryekëput kur një vrasje ndodh pas një zënke për një rrip toke, e cila e hedh familjen e tyre në gjak.
Filmi, puna për të cilin ka fillur që në maj 2010, është xhiruar në Shkodër dhe në të interpretojnë aktorët nga Kosova si: Ilire Vinca-Çelaj, Çun Lajqi, Luan Jaha, Veton Osmani, Selman Lokaj etj.
“Falja e gjakut”, që aktualisht po shfaqet në kryeqyetet, ka marrë pjesë në shumë festivale ndërkombëtare ku ka konkuruar në kategorinë A. Ai ka gjetur distrubutorë për t’u shfaqur në thuajse të gjitha vendet anglishtfolëse.

Që prej vitit 1996 katër filma shqiptarë kanë aplikuar për  “Academy of Motion Pictures, Arts and Sciences”, por asnjëri nuk është nominuar për “Oscar”.

Në vitin 1996 Shqipëria u prezantua me “Kolonel Bunker” të Kujtim Çashkut, në vitin 2002 ishte “Slogans” i Gjergj Xhuvanit, në vitin 2008 ishte filmi “Trishtimi i Zonjës Shnajder” i Eno e Pirro Milkanit, në 2009 konkuroi “Gjallë” i Artan Minarollit dhe një vit më parë konkuroi “Lindje-Perëndim-Lindje” i Gjergj Xhuvanit.

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Falja e gjakut, Oscar

 

Tags: , , , , , , ,