RSS

Category Archives: Video

‘Ardhmëria’ e Deçanit rritë këngën shqip (Foto+Video)


besiana-mehmedi
Edhe këtë vit në Deçan u mbajt festivali mbarëkombëtar i këngës për fëmijë që përkon me rastin e Ditës së Paqes në botë. I pranishëm ishte zëvendësministri I kulturës në Ministrinë e Kulturës, të Shqipërisë, Zef Cuni dhe kryetari i Unionit artistik të kombit shqiptar, Azgan Haklaj, i cili ndau mirënjohje me titull “Nderi I Unionit” për Besiana Mehmedin dhe Shkodran Tolaj dy promotorë të artit të vërtetë dhe ruajtjes së vlerave. E veçantë ishte prezenca e bilbilit të këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha, e cila tradicionalisht në këtë festival jep dhe çmimin e saj për solistin më të mirë. Kësaj here ky çmm shkoi në Kërcovë dhe iu dha pikërisht solistes Salije Bajrami, e cila interpretoi këngë për Nexhmije Pagarushën.
selvije bajrami

Sivjet në garë ishin 14 krijime të reja të kompozitorëve e tekst shkruesve: Selvete Krasniqi, Riza Dolaku, Qamil Aliu, Mentor Thaqi, Arta Zeqiraj, Arta Nuhiu, Defrim Beluli, Damir Imeri, Fatos Canolli, Jetmir Mehmeti, Suela Tukaj, Bardhyl Hysa, Saimir Gjoka, Shkodran Tolaj, Naim Gjoshi të interpretuara nga fëmijët e ardhur nga të gjitha hapësirat shqiptare.

Krijimet u vlerësuan nga juria profesionale në përbërje: Sabaudin Zhuta, nga Maqedonia, profesor universitar, Sami Piraj, kompozitor, drejtor në Ministrinë e Kulturës të Koosvës, Shqipe Halili, redaktore e emisioneve për fëmijë pranë RTK-së.

Cmimet për autorë u takuan: Suela Tukaj, si tekst shkruese e këngës “Dua të mbetem Piter Pan dhe Riza Dolakut si orkestrues më i mirë I këngës “Kush ka vajza botën ka”. Çmimi i festivalit Ardhmëria dhe shoqatës “Kult”, si organizatore, i takoi vajzës Vigjilenta Sertolli që interpretoi këngën e Slvete Krasniqit ”Edhe në si ti”.
14494755_188106998285464_7449086119555746331_n

Çmimet junior u ndanë në mes Erion Bajraktarit me këngën “Palaco” të Naim Gjoshit, çmimi i dytë, Orhidea Zeqirajt, me këngën “Me gjithë shpirt” të Arta Zeqirajt, çmimi i parë kuintetit Ali Gashit, Diellza e Diona Aliçka, Stina e Stinor Binakaj për këngën “Kukubeti”, të autorit Shkodran Tolaj.
kukubeti stina stinor binakaj diellza diona,ali
U ndanë dhe tre çmime për tre solistët më të mirë: Çmimi i tretë i takoi Blendi Mustafajt, i dyti Albina Demhasajt, kurse i pari “Nexhmije Pagarusha” Salije Bajramit.
14462804_188128688283295_5795963912792247565_n
Çmimet e jurisë profesionale u vendosën duke u dhënë tre çmime të treta për Brenlisa e Saranda Nitaj ”N’krah të shqipes ilirike”, nga Ymer Baqaj ,për Albina Demhasaj për “Lule ëndërra”, kompozim i Besiana Mehmedit
14390753_188147034948127_5346739690161647936_n
albina-demhasaj
dhe për motrat Anjeza, Blinera e Bujana Avdimetaj që interpretuan këngën e Riza Dolakut “Kush ka vajza botën ka”.
14433158_185799858516178_9025975710851038105_n
Çmimet e dyta u takuan Salije Bajramit për këngën “Ëndërra e Bareshës”, nga Shkodran Tolaj dhe Arnesa Kadrijajt për këngën “Shtëpia me gurë”.
14469539_186988491730648_921123590137370486_n
Çmimi i parë jurisë profesionale i takoi Flutura Lokajt, e cila interpretoi këngën “Si Majlinda”, prodhim I produksionit dhe studios “Kult”.
flutura-lokaj
Çmimi i publikut i takoi duetit Avdyl Berisha e Aurela Hasanaj, që interpretuan këngën “Heronjtë e Dukagjinit”, të autorit Shkodan Tolaj. Njëherazi ky duet mori çmimin “Dervish Shaqa”, për ruajtjen e vlerave autoktone.(teksti zeri/tupani)
Fotot nga Dubiksat
avdyl-berisha

14432964_186987415064089_5863749733145164324_n
Ndarja e cmimeve Video

 
Leave a comment

Posted by on September 29, 2016 in Foto, News, Video

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Rikthehet Avni Hadërgjonaj me hit veror ”Nuk të njoh” (VIDEO)


avni hadergjonajMe profesion piktor, pasi e ka kryer shkollën e mesme të artit në Pejë, e pastaj studimet në degën e Pikturës, Avni Hadërgjonaj po godet sërish në muzikë. Hadergjonaj duket unik, dallon për nga stili, por edhe ngjyra e zërit nga këngëtarët tjerë. Ai është një frymë ndryshe në skenën muzikore shqiptare.

Avni Hadergjonaj është rikthyer fuqishëm në tregun muzikor shqiptarë. Projektin që e rikthej pas një pauze piktorin që merret me muzikë, është kënga me titull „Nuk të njoh“. Kënga e sapo lansuar me titull „Nuk të njoh“ është produkt muzikor i Nurteel dhe Granit Gashit nga „Massive Production“. Videoklipi është punuar profesionalisht nga „Max Production“, ndërkaq për stilin e këngëtarit është përkujdesur Joni Peçi.
Ritmi, interpretimi, pamjet dhe stili, bënë që ky projekt të cilësohet si i kompletuar dhe të tërheq gjithë këtë vëmendje publike. Ju ftojmë të dëgjoni „Nuk të njoh“ nga Avni Hadërgjonaj, këtë videoklip që po shpërndahet kudo.

 
Leave a comment

Posted by on August 4, 2016 in Video

 

Tags: , , , , , ,

Getinjo ft. Kida – Ku je(Video)


 
Leave a comment

Posted by on July 20, 2016 in Video

 

Tags: ,

Flori Mumajesi – Beautiful ft. Ledri Vula


 
Leave a comment

Posted by on July 8, 2016 in Video

 

Tags: , , ,

Besa ft. Flori – 123(Video)


Besa ft. Flori - 123

 
Leave a comment

Posted by on June 15, 2016 in Video

 

Tags: , , ,

Robert Berisha MIA-Made in Romania transformohet ne Made in Albania


robert berisha
Kenga e shumpritur nga Robert Berisha,vjen si kenge e riperpunuar e asaj Made in Romania ne Made in Albania,me posht mund ti degjoni te dy kenget por jo vetem kaq, ne baze te uploadimit ne Youtube kjo kenge del se eshte fillimisht Made In Serbia,pasi qe nga viti viti 2010 eshte verzioni nga DJOGANI me titull “Gljiva ludara”.
Kush eshte Autori i vertet?


 
Leave a comment

Posted by on June 2, 2016 in Video

 

Tags: , , ,

Tringa Kay feat Fajt – Your love” ( Video)


 
Leave a comment

Posted by on May 28, 2016 in Video

 

Tags: