RSS

Tag Archives: Beyonce

Naughty Boy ft. Beyoncé, Arrow Benjamin – Runnin’ (Lose It All) (Video)


Naughty Boy - Runnin' (Lose It All) ft. Beyoncé, Arrow Benjamin
Beyonce eshte ketu me dicka te re dhe me ndryshe,ashtu siç eshte pritur nga Naughty Boy.
Dite me pare Naughty Boy kishte paralajmeruar kete bashkepunim ne twitter,se do te vie per 33 ore dhe ja ku eshte

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on September 18, 2015 in News

 

Tags: , , , , , ,

Beyonce, mahnitëse në Londër


bey3-0503Beyonce Knowles ka “zbarkuar” në Europë, ku do të jetë e angazhuar në turin e saj që do të ndalojë në disa prej qyteteve kryesore të kontinentit. 

Kryeqyteti britanik, Londra, pati fatin që të shihte i pari nga pranë këngëtaren 32-vjeçare, e cila u shfaq në skenë e veshur me çizme të gjata firmato dhe një veshje tepër sexy, në të cilën binte në sy dekolteja e dukshme.

Megjithatë, për të gjithë ata londinezë që humbën shansin për ta parë Beyonce në premierën e saj, do të kenë mundësinë ta ndjekin në vijim të javës, pasi këngëtarja planifikon të zhvillojë gjashtë koncerte në shtatë ditë në Londër, përpara se të zhvendoset në turin e saj në Dublin, Irlandë. (tch,tupani)

bey1-0503

 
Leave a comment

Posted by on March 6, 2014 in News

 

Tags: ,

Beyonce, në formë më të mirë se kurrë (Foto)


beyonce-2702Në moshën 32-vjeçare, Beyonce është mbase në formën e saj më të mirë ndonjëherë. 

Ditën e mërkurë, këngëtarja postoi një seri fotosh në të cilën ajo shfaqet duke provuar një seri rrobash banjo.

E veshur me te zëze, Beyonce tregoi një figurë joshëse dhe një bark tërësisht të sheshtë, në një prej pozave më sexy.

beyonce1

Këngëtarja dukej po aq ndjellëse edhe në imazhe të tjera, me bikini ngjyrë të kuqe.

beyonce2 (1)

32-vjeçarja e martuar me Jay Z. dhe nënë e një vajze nisi vitin 2014 duke thënë se kishte vendosur që të tregohej më pak e rezervuar në media dhe nëpërmjet një serie imazhesh të postuara së fundmi duket se po ia del më së miri qëllimit. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2014 in News

 

Tags: , , ,

Motoristja Beyonce


beyonce1Beyonce di se si të “fusë një marsh” më shumë në të gjithë spektaklet e saj, në të cilat këngëtarja është dalluar për spektaklin dhe emocionet që është në gjendje të transmetojë. 

Nëpërmjet linjave fanastike dhe talentit të saj, 32-vjeçarja nuk ka pasur nevojë për shumë aksesorë të tjerë për të bërë të vetën turmat.

Megjithatë, këngëtarja amerikane tregoi se është në gjendje që të “rrisë marshet” edhe në jetën reale, pasi postoi një foto në një rrjet shoqëror në drejtimin e një motoçiklete.

Një foto me efektin bardh e zi, ajo e këngëtares ishte bërë mbi një motor të vogël klasik italian, të markës Marzocchi.(tch,tupani)

beyonce2

 

 
Leave a comment

Posted by on March 15, 2013 in News

 

Tags:

Beyonce: Ju rrëfej për abortin e parë dhe lumturinë që më solli Blue Ivy


beyonce blueNë dokumentarin “Life is but a dream” Beyonce tregon për abortin e papritur që i shkaktoi aq shumë hidhërim në jetën e saj. Megjithatë, Beyonce duket se ka gjetur sërish lumturinë pas ardhjes në jetë të Blue Ivy dhe kjo tregohet mësë miri, tek një foto e shkëputur nga dokumentari i saj.

Beyonce duket shumë e lumtur me Blue Ivy, e cila mbushi 1 vjec më 7 janar. Gjithashtu, stili i flokëve të Beyonce me gërsheta i japin asaj një tjetër gjallëri në fytyrë, por nuk mund të lëmë pa përmendur edhe flokët e vogëlushes të cilat e bëjnë aq të këndshme.

Dokumentari është pjesë e rikthimit të Beyonce në skenë pas një viti pushim që prej lindjes së Blue Ivy. Në dokumentar tregohet karriera e këngëtares së famshme por edhe jeta familjare.

Beyonce rrëfen në dokumentar për abortin, të cilin e kishte mbajtur sekret për publikun, derisa Jay-Z iu referuar një momenti të tillë në këngën e tij “Glory”, e cila u publikua pas lindjes së vajzës së tyre.

Beyonce e ka përshkruar këtë moment si më të vështirin duke u shprehur se ka qenë trishtimi më i madh në jetë e saj.

Gjithashtu Beyonce tregoi në emisionin e Oprah Winfrey së gjatë kohës që ishte shtatzënë me Blue Ivy shtoi në peshë rreth 30 kilogramë. Gjatë këtij vitit pritet që Beyonce të nxjerrë një album të ri.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 18, 2013 in News

 

Tags:

Beyonce Vogue Fotot


Kane rrjedh fotot e Beyonces per revisten Vogue,per muajin mars,dhe mund ti shikoni te tupani!
beyonce-vogue-2-435x580

beyonce-vogue-3-435x580

beyonce-vogue-5-580x435

beyonce-vogue-6-435x580

beyonce-vogue-435x580

beyonce-vogue-cover-435x580

beyonce-vogue-magazine-580x435

 
Leave a comment

Posted by on February 11, 2013 in News

 

Tags: , , ,

“Super Bowl”, Madonna mund Beyonce


beyonce madonanBeyonce u paraqit e mrekullueshme në finalen madhështore të “Super Bowl”, por pavarësisht ekstravagancës së saj në skenë, 31-vjeçarja nuk arriti të mposhte rekordin absolut të shikueshmërisë, të mbajtur nga Madonna. 

Sipas të dhënave zyrtare, paraqitja e Beyonces, e shoqëruar nga nga “Destiny Child” në spektaklin e tyre live, tërhoqi vëmendjen e 104 milionë amerikanëve të “gozhduar” përpara televizorit.(Shikone ketu)

Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.

Nga ana tjetër, kompania e specializuar në vlerësimet e audiencës, “Nielsen”, informoi se finalja e futbollit amerikan e këtij viti tërhoqi 108,4 milionë shikues, një rënie nga një vit më parë, kur “Super Boël” u ndoq prej 111,3 milionë shikuesve.

Megjithatë, në 2012-n, Madonna u ndihmua edhe të arrinte audiencën rekord edhe nga këngëtarët e tjerë që e shoqëruan, si Nicki Minaj, “LMFAO” dhe CeeLo Green, që gëzojnë një reputacion dhe famë më të madhe në publikin amerikan, se “Destiny Child”.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 6, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,