RSS

Tag Archives: filmi

Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait (Video)


killemall.png

“Kill ’em all” është filmi i cili flet për historinë e një shqiptari. Van Damme në rolin e një shqiptari me emrin (Filip) babai i të cilit ishte një aktivist politik dhe gazetar në kohën e ish-Jugosllavisë.
I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë.
Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë .
Ky film është i vitit 2017 dhe ja vlet të shihet nga të gjtihë. Aktorët kryesorë: Peter Stormare, Jean-Claude Van Damme, Autumn Reeser Regjisor: Peter Malota Shkrues: Jesse Cilio, Brian Smolensky.(thealbanian)

 

Advertisements
 
1 Comment

Posted by on May 23, 2017 in News

 

Tags: , , , , ,

A ekziston filmi “Pafajësia e myslimanëve”?


Filmi i skenaristit Nakoule Basseleya Nakoule, “Pafajësisë myslimanëve”, që ka shkaktuar protesta anti-amerikane në tërë botën islamike, mbase nuk ekziston fare. Kështu shkruajnë disa media amerikane, në mesin e të cilave “Hollywood Reporter” që thotë se pos promos 14-minutëshe në rrjetin YouTube, askush nuk e ka parë këtë film në metrazhin e gjatë.

Këtë përfundim ata e mbështesin edhe me faktin se aktorët janë mashtruar, meqë ishin të bindur se po e xhirojnë një komedi të quajtur “Luftëtari i shkretëtirës”.

Madje, as promoja nuk do të shkaktonte bujë në publik, po mos ta zbulonte dhe emetonte televizioni satelitor “AL-Nas”.

Filmi i plotë thuhet se është shfaqur në Los Angeles, por askush nuk e ka parë. Madje, e vërteta është se askush nuk dëshiron që ta shoh.

Skenaristi ka thënë se filmi është dhënë në kinemanë “Vine” në Hollywood, me titullin “Pafajësia e Bin Ladenit”, por një punonjës i kësaj kinemaje tha për “Los Angeles Times” se askush nuk ka marrë pjesë në projeksion, madje as vet ai.

Video e postuar në YouTube, e titulluar “Pafajësia e myslimanëve 74 min.”, në fakt është një promo 14-minutëshe që vazhdimisht përsëritet.

Marium Mohiuddin, nga Këshilli për Marrëdhëniet Publike të Myslimanëve, që këshillon producentët e Hollywoodit se si t’i shfaqin myslimanët në filma, thotë: “Ky film nuk ekziston. Ka kohë që e kemi kërkuar të plotë dhe nuk gjetëm asgjë”(telegrafi/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 21, 2012 in News

 

Tags: ,

Aktorja e filmit anti-islamik padit regjisorin


Një aktore amerikane, e cila luan në filmin që konsiderohet fyes për Islamin, ka paditur regjisorin e dyshuar të tij.

Padia është ngritur në një Gjykatë të Llos Angjellesit nga Sindi Lli Garcia, nën akuzat për mashtrim, shpifje dhe shkaktim të qëllimshëm të shqetësimeve emocionale.

Garcia ka akuzuar Nakoula Basillej Nakoulan, aktualisht në arrati, për përfshirjen e saj në një “film të urryer”, për të cilin ajo “ka besuar se është një film aventurist”.

Garcia po ashtu do të kërkojë nga gjykatësi të urdhërojë largimin e filmit nga YouTube-i, duke thënë se ka marrë kërcënime me vdekje prejse fragmente të filmit janë shfaqur në faqen e internetit.

Filmi “Pafajësia e Myslimanëve” ka shkaktuar protesta në mbarë botën myslimane.

Katër amerikanë, përfshirë ambasadorin Kristofer Stivens, janë vrarë nga një sulm në Konsullatën e SHBA-së në Bengazi të Libisë.

Rreth 30 protestues thuhet të kenë humbur jetën në trazirat anti-amerikane.(rel)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2012 in News

 

Tags: , ,