RSS

Tag Archives: gaga

Lady Gaga, e para këngëtare që do performojë në… hapësirë


Lady Gaga ka bere përshtypje qe ne ditën e pare te fillimit te karrierës se saj, por për ne 2015-ën ajo po planifikon te shkoje ne një tjetër nivel. Këngëtarja enigmatike do jete e para artiste qe do performoje ne hapësirë duke dhënë një koncert “Gagalaktik”.

Sipas revistës amerikane US Weekly, ajo do stërvitet për një muaj rresht qe me pas te performoje ne bordin e anijes hapësinor Virgin Galactik te Richard Branson-it. Gaga do interpretoje një këngë gjate festivalit muzikor dhe high-tech“Zero G Colony” qe do zhvillohet ne Spaceport America ne New Mexico. Ky festival do vazhdoje për tre dite dhe mendohet se mama Monster do këndojë ne natën e trete.

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on November 9, 2013 in Lady Gaga

 

Tags: , ,

Gaga kërkon të blejë vilën e Michael Jackson


Lady Gaga është shumë pranë blerjes dhe pastaj të restaurimit të NeverlandRanch, vilës që për shumë vite ka qenë rezidenca dhe simboli i pushtetit dhe i vizionit të botës së Michael Jackson.

Sipas The Sun, Gaga ka ndërmend ti rikthejë vilës lavdinë e mëparshme, duke rindërtuar edhe kopshtin zoologjik ashtu siç ishte në 1988 kohë kur këngëtari pop e bleu me një shifër prej 30 milion dollarësh dhe që u detyrua ta linte në 2005.Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 20, 2013 in Lady Gaga

 

Tags: , , , , ,

Lady Gaga, dhurata për viktimën e masakrës së Marylandit


 

Pop-ylli Lady Gaga i ka dhënë bileta dhe një përmbledhje dhuratash një adhuruesi të saj për koncert, pasi kishte mësuar se ai ishte plagosur nga të shtënat e sulmuesit në shkollën e Maryland gjatë vitit të kaluar.

Sulmuesi, Robert Wayne Gladden Jr, kishe hapur zjarr në një kafene të shkollës Baltimore`s Perry Hall, duke plagosur edhe Daniel Borowyn.

Super adhuruesi 17-vjeçar, që ka sindromën Down, është shëruar shpejt dhe historia e tij ka nxitur Gagan që t`i dërgonte atij një numër të madh të dhuratave, duke përfshirë një autograf dhe bileta për njërin nga koncertet e saja të ardhshme.

Në një postim në rrjetin social “Facebook”, babai i tij, Milton Borowy, ka falënderuar të gjitha ata që janë lutur për jetën e Danielit.

“Pas gjithë këtyre gjërave që kemi kaluar prisja momenti e duhur të ndaj me ju edhe një informacion shumë të mirë. Me këtë dua të tregoj se ai ka pranuar një dhuratë nga Lady Gaga”, ka thënë ai. “Është shumë e bukur që dikush në pozitën e saj të bëjë një të panjohur të lumtur. Dhurata përfshin fanella, CD dhe një mesazh të nënshkruar për Danny, një fotografi dhe dy bileta në ulëset e para në koncertin e saj të ardhshëm. Është gjë e madhe ta shohim atë të buzëqeshur. Faleminderit Lady Gaga”.

Lajmi vjen 20 ditë pasi Adam Lanza masakroi 20 fëmijë dhe gjashtë anëtarë të personelit të shkollës fillore të Sandy Hook në Newtown të Connecticut, dhe më pas vrau edhe veten./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 6, 2013 in Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz

 

Tags: , , , , , , ,

Lady Gaga,Beyonce e Azealia Banks në Mega Hitin e vitit 2013?


2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

A jeni gatin per Hitin me te madh te ketij viti? Nese gjithcka realizohet ashtu si carkullojne thashethemet atehere behuni gati per te paprituren.Pasi Beyonce ka postuar dy fotografi te saja me vathe me fjalen “Ratchet” thashethemet per singlin e saj te ri filluan te merrnin dhene. Me 30 Dhjetor Beyonce ka postuar keto foto,qe nese shikon nga afer ,shihet sikur te jete ne sheshxhirim te nje videoklipi te ardhshem pasi ne te majt shihet nje kamere.A do te jete “Ratched” singli paralajmerues i albumit te peste te Beyonce’s ,apo edhe me mire, nje bashkpunim mes Beyonce Lady Gaga e Azaelia Banks?

Gaga,e cila shkelqeu me vathin e saj te njejte me mbishkrimin “Ratchet” ne nje foto ne Instagram ne Nentor,ka zbuluar ne Tetor me ane te nje chati se ka perfunduar nje bashkpunim me Azaelia Banks. Ose kjo kenge,ose kenga tjeter “Tea” do te jete singli i pare i albumit te saj te katert “ARTPOP” ,te cilen Gaga e ka diskutuar shume me fansat e saj ne rrjetin social LittleMonsters.com

Banks,ka folur per Brazil Mix Tv ne Shtator duke thene “Une kam bashkpunuar me Gagan ,por kam punuar me te nga larg.Ne punuam nepermjet email-ave dhe internetit.Kemi nje kenge qe titullohen “Red Flame” dhe nje tjeter qe quhet “Ratched” por nuk e di se cka do te beje ajo me te.Ajo do ta publikoje kte kenge kur te deshiron”.

Ne Tetor,Gaga u tha fansave se vazhdimi i videoklipit “Telephone” do te xhirohet kete vite.Pyetja eshte kjo, a do te jete ne albumin e Gaga’s apo Beyonce’s?

Nese po,kjo do te ishte hera e trete qe Lady Gaga e Beyonce do te bashkepunojne njera me tjetren. Zonjat bashkpunuan ne albumin e Gagas “The Fame Monster” (2009) per kengen “Telephone” , dhe per albumin e Beyonces ” I Am… Sasha Fierce” ne kengen “Video Phone” extended version.
Vlen te ceket se Gaga eshte njera nder miket me te mira te Beyonces.

2675089-lady-gaga-beyonce-ratchet-617-409

 
Leave a comment

Posted by on January 4, 2013 in Beyonce, Fashion, Lady Gaga, Lajme, News, Show Bizz, Video

 

Tags: , , , , , , , , , ,

Gaga blen gjithçka nga Michael Jackson!


Lady Gaga ka shpenzuar qindra mijëra dollarë gjatë fundjavës që lamë pas duke blerë 55 kostume, të cilat Michael Jackson i kishte veshur gjatë turneut promovues të albumit “Bad”.

“Të gjithë 55 palët e rrobave që i kam blerë sot do të ruhen me profesionalizëm në frymën e dashurisë ndaj Michael Jacksonit, guximit të tij dhe fansave të tij anekënd botës”, ka shkruar këngëtarja në Twitter.

Sipas shtëpisë së ankandeve, Juliens, xhaketa të cilën e ka mbajtur ikona e ndjerë e muzikës pop është shitur për 240.000 dollarë, ndërsa dorëzat e zbukuruara me kristale janë shitur nga 100.000 mijë dollarë njëra.

Lady Gaga,doreza e Michael Jackson dhe gjerat tjera

 
Leave a comment

Posted by on December 5, 2012 in Lady Gaga

 

Tags: , , , ,

Për pak sa nuk e panë lakuriqe!


Derisa Lady Gaga në mes të natës ishte zgjuar tërësisht lakuriqe në kërkim të ushqimit të mbetur nga Dita e Falënderimeve, ajo kishte hasur në mysafirë të paftuar.

Një grup prej 35 fansave të këngëtares kishin hyrë fshehurazi në shtëpinë e saj dhe ishin fshehur në garazh. Ata kishin dashur vetëm ta shohin dhe për pak sa nuk e kishin parë tërësisht të zhveshur.

Por për fatin e saj, ajo i kishte parë ata në monitorin e kamerës së sigurisë mysafirëve dhe kishte shmangur momentet e pakëndshme. Por ajo nuk ua kishte parë atyre për të madhe dhe edhe i kishte qerasur me ushqim, natyrisht pasi ishte veshur.

 
Leave a comment

Posted by on November 25, 2012 in Lady Gaga

 

Tags: , , , , , ,

GAGA per Presidente!


Natyrisht kjo vie nga fansat e saj te shumte,mirpo sot eshte dita e zgjedhjeve ne SHBA. Lady Gaga me kete rast ka bere thirje ne Radio Cleveland,gjithe amerikaneve te dalin ne zgjedhje.
“Sot eshte dita juaj shume e rendesishme amerikane.Prandaj largohuni nga kompjuteri per ca ore dhe shkoni votoni.Le te degjohet zeri juaj” Gjithashtu Gaga ka thene se eshte mbeshtetse e Obamas dhe nuk i pelqen politika e Romney-t.

“Politika e Mit Romney qe vjen nga goja e dikujt qe fiton shume para,me pengon.Edhe une fitoje shume para ,por nuk dua qe taksat te thehen. Une dua edhe te jap,jo vetem te marr.” ka deklaruar Lady Gaga.

 
Leave a comment

Posted by on November 6, 2012 in Lady Gaga

 

Tags: , , , , , ,