RSS

Tag Archives: Kim Kardashian

Shtatzënë dhe krenare


kim-grKa pranuar se e ka pasur të vështirë të mësohet me format e reja që i ka dhënë trupit të saj shtatzënia, por më në fund Kim Kardashian duket se është e qetë me pamjen e saj të re. 

32-vjeçarja është fotografuar me bikini gjatë pushimeve të saj në ishujt grekë për herë të parë vetëm me bikini.

kim-gr1

 

Kim, e cila është në muajin e shtatë të shtazënisë, ndodhet aktualisht me familjen në Greqi dhe duket shumë rehat me format e saj të reja.

kim-gr2

 

Ditët e fundit Kim Kardashian kishte postuar në Twitter shqetësimin e saj për rrobat që duhet të vishte në këtë periudhë: “E kam të vështirë të gjej rroba që nuk më bëjnë të dukem e shëndoshë.”/ Top Channel/Tupani

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on May 22, 2013 in News

 

Tags: ,

Kim Kardashian: Nëse do isha mashkull, do bëja seks me veten


kim kardashianAto nuk janë të njohura se janë të turpshme, përkundrazi, njihen se çdo gjë të jetës personale e shfaqin publikisht, por kësaj radhe, Kim Kardashian shkoi tepër larg.

Gjatë një seti fotografik për një revistë britanike, Kim diskutoi me motrën e saj, Khloe, kur kjo e fundit e pyeti se farë do të bënte nëse do të ishte qoftë edhe për një ditë, djalë.

“Po të isha mashkull, do të doja të dija si është të bësh seks me veten tënde. Do doja të dija si do ndjehesha”, tha Kim, ndërsa motra Khloe e pa tepër e habitur.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 21, 2013 in News

 

Tags: , ,

Kim dhe Beyonce ia kalojnë mirë së bashku(Video Intervista)


kim-beyonce-280x200Që kur Kim Kardashian u bë e famshme, spekulimet për jetën e saj nuk kanë pasur fund. Disa kanë qenë të vërteta e disa po dalin të mos jenë.
Siç e dimë, i dashuri i saj, Kanye West është mik i mirë me reperin, Jay Z ,por ishte raportuar se Kim dhe gruaja e Jay Z, këngëtarja Beyonce nuk shkojnë mirë mes tyre për shkak se, kjo e fundit nuk e pëlqen atë.
Këto thashetheme i ka mohuar kategorikisht Kim duke thënë madje se, Beyonce, është një nga njerëzit më të mirë që ajo ka njohur në jetë.
“Nuk është e vërtetë që nuk shkojmë mirë. Ajo është një nga njerëzit më të ëmbël që unë kam takuar. Unë nuk e di nga dalin këto gjëra por besoj se duan të na armiqësojnë”, ka thënë Kim në një intervistë dhënë së fundmi.

 
Leave a comment

Posted by on January 18, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Kim Kardashian tregon gjoksin për revistën arabe(foto)


kardashian-arabiKim Kardashian nuk njeh kufij. Ylli i “reality-show” ka treguar format e saj edhe për një revistë arabe, ku ka pozuar më e veshur se kurrë më parë, por në një nga pozat ka treguar shumë nga trupi i saj. 

32-vjeçarja shkroi në Twitter mbi këtë sesion fotografik se ishte e nderuar që revista ‘Hia’ përzgjodhi pikërisht atë.

“Hia është revista kryesore për femra në Arabi dhe unë jam e nderuar që jam pjesë e kopertinës së saj. Ky set fotosh ishte shumë më ndryshe nga ato që kam bërë më parë”, shkroi Kardashian.(tch,tupani)

kardashian-arabi1kardashian-arabi2

 

kardashian-arabi

 
Leave a comment

Posted by on January 18, 2013 in News

 

Tags: ,

Sërish Kim Kardashian dhe vithet e saj…(FOTO)


Kim Kardashian e shfaqi figurën e saj edhe një herë, duke u paraqitur në një bluzë të shkurtër dhe fund të ngushtë të zi dhe duke e shfaqur edhe barkun e saj.
Ajo të martën u kthye nga Italia ku kaloi “ditëlindjen më të mirë deri më tani” me të dashurin e saj Kanye West, ku si duket Kim nuk ka mundur t’i rezistojë kuzhinës së shijshme italiane./Portalb/Tupani
Foto me poshte 23 & 24 tetor 2012 ne Miami.

This slideshow requires JavaScript.

 
Leave a comment

Posted by on October 24, 2012 in News

 

Tags:

Kim Kardashian: Festoi Ditëlindjen në Venecia!(FOTO)


Kim Kardashian festoi ditëlindjen ne menyr romantike me te dashurin e saj Kanye West të dielën (21 tetor 2012) në Venecia, Itali.
35-vjeçari është parë duke blerë trëndafila të kuq të dashurës se tij ,Ndersa me vone ata kishin darkuar së bashku në nje restorant Grand Canal
Disa fotografi të Kanye West dhe Kim Kardashian se si e festoi ditëlindjen e saj në Venecia … Itali./Tupani

This slideshow requires JavaScript.

 
Leave a comment

Posted by on October 22, 2012 in News

 

Tags:

Vali Corleone: Shkëndije Mujaj si Kim Kardashian dëshiron të marrë famë prej meje


U shfaq për herë të parë në televizionin “Klan Kosova” dhe shpejt, emri i çuditshëm me të cilin u prezantua, u bë i njohur për të gjithë. Valentino Vali Corleone, siç e thërret ai veten, është një djalë shumë i pasur nga Gjilani i Kosovës, i cili tërhoqi vëmendjen rreth vetes me një numër të madh truprojash që e shoqërojnë kudo, me makina luksoze dhe veshje të shtrenjta. Deri tani ne nuk i njohim konkretisht ndonjë talent të veçantë, por ai thotë se njerëzit e duan dhe e adhurojnë, pa e treguar arsyen. Dalja e tij në emisionin “Zonë e lirë” ngjalli diskutime të mëdha dhe komentet ishin nga më të ndryshmet. Këngëtaret që ai përmendi e gjykuan si gënjeshtar. Në këtë intervistë, Vali Corleone sqaron dhe tregon të vërtetat e tij.

Vali, si i kalove ditët në Tiranë?
Kam kaluar perfekt në Tiranë.
Të pëlqen Tirana?
Më pëlqen absolut!
Dole për jetë nate? Si t’u duk?
Kam dalë në një club dhe ka qenë shumë mirë.
Kush janë më të bukura, femrat e Tiranës apo të Prishtinës dhe pse?
Po mendoj, që më seksi janë të Tiranës.
Cilat janë komentet që ke marrë nga njerëzit pas daljes te Çani?
Pas daljes nga “Zonë e lirë” kam marrë 99.9% komente krejt pozitive. Krejt më kanë thënë “Ti je mbreti i 10 milionë shqiptarëve në glob”. Këtë e kam pasur në shumë mesazhe. Gjithashtu po më thërrasin shumë kompani për reklamë.
Pas emisionit, të erdhën oferta joshëse nga femrat?
Për seks, absolut. Më kanë ardhur shumë oferta prej gjithë globit, kudo ku ka shqiptarë.
U komentua që, kur ishe në studio tek Arjan Çani, ishe i dehur. Është e vërtetë?
Jo, absolut! Nuk kam qenë i dehur dhe as nuk dehem kurrë. Këtë e dinë shumë njerëz, ok…
Çfarë po pije pa pushim atë natë?
Atë natë kam pirë “Jack Daniels” dhe “Jagermeister”.
Këngëtaret që ti ke përmendur nuk i pranuan si të vërteta ato që the. Tuna, Fjolla Morina, Adelina Ismaili dhe Shkendie Mujaj kanë thënë se ti gënjen. Çfarë ke për t’u thënë?
Absolut janë të gjitha të vërteta! Por ato kanë dëshirë të kapen për të qenë në qendër të vëmendjes, duke thënë që Vali ka gënjyer. Por jo, unë kurrë nuk gënjej! Për shembull, Shkendia ka dëshirë që unë të publikoj një video-sex që kemi bërë bashkë. Por unë nuk e bëj këtë, për shkak se ajo mendon të bëhet si Kim Kardashian e të marrë famë prej meje.
Ti, ke të dashur?
Absolut po. E kam një të dashur nga Moska.
Sa e rëndësishme është për ty pamja e jashtme e një femre?
Pamja e jashtme absolut që është e rëndësishme. Femra duhet të jetë seksi që unë të dal me të, dhe të bëj seks “full hh”.
Çfarë të eksiton më shumë në trupin e një femre?
Në trupin e një femre më eksitojnë të pasmet, gjoksi dhe buzët.
Po seksi, është i rëndësishëm për ty?
Po, absolut. Unë, vetëm sex bëj online.
Sa herë në javë bën seks?
S’di t’i numëroj se sa herë në javë bëj seks dhe full sex… Pastaj, po dashurohen me mua absolut!
Sa lekë harxhon brenda një dite dhe për çfarë shpenzon më tepër?
Nuk e di sa para harxhoj në ditë. Varet nga dita.
Edhe një pyetje të fundit; cili është politikani që të pëlqen më shumë dhe pse?
Më pëlqen pak George Bush, sepse ka një zemër luftarake dhe i ndez luftërat si cigaret, absolut. Ashtu ka një ngjashmëri të trurit me mua. Tjetër politikan që mendoj se ia vlen është Sali Berisha, sepse ka punuar shumë dhe ka bërë shumë. Mendoj për të, që është absolut një burrë me full karakter dhe trim.(ikub)

 
Leave a comment

Posted by on October 20, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,