RSS

Tag Archives: Kuriozitete

Zvicra hap “kutitë” e seksit


Më 26 gusht, do të hapen të ashtuquajturat “kutite e seksit” në lagjen Altsteten të Zyrihut.

zurich-drive-in-sex-booths1Jane disa dhoma prej druri, ku mund të qëndrojnë prostitutat. Prej hapjes së kutive të seksit nuk do të tolerohen me vajzat apo gratë gjysmë të zhveshura në trotuare që tërheqin klientet dhe u shërbejnë atyre në sy të publikut.

Kutite do të qendrojne të hapura prej ores 19.00 të mbremjës, deri në oren 5 të mëngjësit dhe do të vëzhgohen me kamera.

Të kënaqur prej kësaj zgjidhje janë banoret e zonës Sihlquai, të cilët për një kohë të gjatë janë përballur me prostitucionin.

Projekti, qe ndjek modelin e Utrehtit, Esenit dhe Kelnit, nga njera ane kerkon te permiresoje kushtet e punes se vajzave dhe nga ana tjeter te ule shqetesimet per banoret.

Në Zvicer, prostitucioni nuk eshte i paligjshem dhe vajzat qe vijne nga vendet e lindjes nuk mund te akuzohen per punen qe kryejne.

Vetem ne rast abuzimi, mund te nderhyjne forcat e rendit. Kostoja e Kutise se Seksit eshte 2.4 milione franga zviceriane e barabarte kjo me gati 2 milione euro. / Top Channel/Tupani

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on August 16, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,

Hiqet prej tregut produkti higjenik me pamjen e flamurit të Ukrainës


ukrainaKompania gjermane, Henkel është dashur që ta tërheqë një produkt të saj, më sakt një dizinfektues tualeti nga tregu i Evropës lindore pasi Ukraina është ankuar se produkti e ka pamjen e flamurit kombëtar të këtij shteti, raporton Reuters

Reklama e shfaqur e produktit, “Bref Duo Stick” që është transmetuar në Rusi javën e kaluar e ka tërhequr vëmendjen e banorëve të Ukrainës, një pjesë e madhe të cilëve i përcjellin programet e televizioneve ruse.

Gjatë reklamës shihet një femër e cila e vë produktin në fjalë me ngjyrat e flamurit kombëtar të Ukrainës në guaskën e tualetit, për pastrimin e kësaj të fundit.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 16, 2013 in News

 

Tags: ,

I amputohen 3 gishtërinjë pasi ka pranuar të trajtohet nga një veteriner


amputimNjë banori amerikan është dashur t’i amputohen tre gishtërinjë të këmbës pasi është trajtuar nga një veterinar 78 vjeçar i Kolorados, pa licencë për të mjekuar njerëzit, ka njoftuar policia amerikane të enjtën, transmeton Reuters.

Veterinari, Francis Freemyer, i cili e ka një ordinancë të vogël për kafshë në Greeley të Kolorados, është akuzuar për “trajtim të pa-autorizuar”, që sipas policisë së këtij qyteti është një kundërvajtje.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 16, 2013 in News

 

Tags: , ,

Zbulohet njeriu më i lumtur në botë!


 

Neurologët nga Universiteti amerikan i Wisconsinit kanë skanuar trurin e Matthieu Ricard, një person i besueshëm i liderit shpirtëror të Tibetit, Dalai Lama, dhe e kanë shpallur njeriun më të lumtur në botë. Apo, mbase më i lumturi që shkencëtarët njohin…

Skanimet e trurit të këtij mendimtari budist kanë treguar se materia gri e trurit të tij, ndërsa është duke medituar, emeton atë sasi të valëve gama që “kurrë nuk është hasur më parë në literaturën neurologjike”. Valët gama ndërlidhen me kujtesën, të mësuarit, vëmendjen dhe ndërgjegjësimin.
66-vjeçari Ricard ka studiuar për gjenetikë molekulare, por dhjetë vjet më parë e shkatërroi karrierën e tij shkencore për t’iu përkushtuar fesë.

Ai pohon se të gjithë mund të jenë të lumtur në qoftë e trajnojnë trurin e tyre. Sipas 66-vjeçarit ndjenja e lumturisë mund të rritet me meditim, në të njëjtën mënyrë siç ushtrohen muskujt me ngritjen e peshave.

“Mekanizmi i gëzimit dhe vuajtjeve është ajo që budizmi është përpjekur për ta zbuluar. Ajo është shkenca e mendjes”, – thotë Ricard.

Neurologu Richard Davidson para katër vitesh e ka studiuar trurin e tij përmes 256 sensorëve, në kuadër të hulumtimit të neuroplasticitetit, apo aftësisë për ndryshime të trurit të njeriut.
Shkencëtarët kanë vërtetuar se gjatë 12 vjetëve të meditimit të rregullt, të gjatë e të shkurtër, me balancimin e dhembshurisë dhe emocioneve, truri i tij funksionon ndryshe nga personi mesatar.

Studimi arriti në përfundimin se duhen vetëm 3 javë të meditim të rregullt nga 20 minuta, për çdo person që jeton me ritmin e rëndomtë, që truri të pësojë ndryshime pozitive.

Testet kanë treguar se në korteksin e tij është jashtëzakonisht aktiv korteksi i majtë paraballor, një pjesë e trurit që rrit kapacitetin për lumturi dhe redukton negativitetin.

Matthieu Ricard jeton me kohën e ndarë në 3 pjesë: njërën e kalon në izolim dhe meditim në tempujt budiste, të dytën në udhëtime nëpër botë me Dalai Laman, të tretën duke iu përkushtuar kërkimeve shkencore dhe angazhimit social.  (bw,tupani)

 

 
Leave a comment

Posted by on November 1, 2012 in News

 

Tags: ,

Sallon bukurie vetëm për fëmijë


Në qytetin libanez, Bejrut, është hapur një sallon bukurie për fëmijë. Klientë të sallonit mund të jenë vetëm fëmijët nga katër deri në 12 vjet.

“Secila vajzë, e vogël ose e rritur, ëndërron që një ditë të bëhet nënë. Prandaj vajzat sillen si nënat duke u veshur pikërisht si ato. Ndërsa ky është vendi ku u plotësohen ëndrrat e tilla”, – ka deklaruar pronarja Hania Halvani

Ajo ka thënë se salloni ka punë, sidomos në raste ditëlindjesh të fëmijëve, dasma, festivale dhe festa fetare. (bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on November 1, 2012 in News

 

Tags: , ,

Kinezi padit gruan se ishte e shëmtuar, zbulon të vërtetën


Një kinez jo vetëm u divorcua nga bashkëshortja, por edhe e paditi atë, sepse “ishte e shëmtuar”.

Kinezi argumentoi në gjykatë se ai kishte qenë shumë i dashuruar me gruan e tij dhe se kishte jetuar mirë me të derisa sa lindi fëmija.

Kur gruaja lindi vajzë, filluan problemet, sepse sipas burrit, foshnja nuk dukej të kishte ngjashmëri me ndonjë nga prindërit.

Fillimisht Feng fajësoi gruan e tij për marrëdhënie jashtëmartesore dhe në këtë pikë ajo vendosi të zbulojë sekretin e saj të madh. Para se të njihej me burrin e saj, gruaja kishte kryer një operacion plastik prej 100 000 $ për të përmirësuar imazhin e saj, diçka që nuk e kishte zbuluar më parë. (foto) Atëherë burri vendosi ta hedhë gjyq.

Gjykata përligji ankesën e Feng dhe vendosi që gruaja t’i paguajë atij 120 000 $, për dëmin që i kishte shkaktuar me mashtrimin e saj.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 31, 2012 in News

 

Tags:

Mesazhi në shishe lundroi për tetë vjet nga Kanadaja në Irlandë


Oisin Millea mezi arrin të besojë se sa me fat ishte dhe çfarë fame të papritur kishte bërë, duke kontrolluar nëpër “mbeturina” përgjatë brigjeve të detit, fare pranë shtëpisë së tij në Irlandë.

Djaloshi nëntëvjeçar, bashkë me nënën e tij fotoreportere, Aoife Millea (31), po kërkonte nëpër mbeturina që i kishte sjellë deti në brigjet e fshatit të vogël të Passages lindore, County Waterford, javën e kaluar, kur zbuloi një shishe plastike dylitërshe të gjelbër me diçka brenda saj.

Doli se gjëja që ishte brenda shishes ishte një mesazh, i shkruar në frëngjisht, nga dy vajza dymbëdhjetëvjeçare nga Montreali, Charlaine dhe Clauddia, të cilën ato më pas e kanë vendosur në shishe në Gjirin e Shën Lawrences më 2004, derisa ishin për pushime në Gaspe.

Tetë vjet dhe 5.100 kilometra pas, mesazhi arriti.

“Mendova se ishte vetëm një copë bërlloku… vërtet nuk mendoja diçka derisa e hapa”, theksoi Oisin për “Toronto Star” nga shtëpia e tij në brigjet lindore të Irlandës, në qytetin juglindor Waterford. Nënë e bir nxituan në shtëpi për ta mësuar përmbajtjen e mesazhit, duke e përdorur përkthyesin e “Google”. Data ishte e tëra që arritën ta kuptonin.

Zbulimi befasues i Oisinit tani e ka bërë atë “të famshëm” në mesin e nxënësve të klasës dhe e nisi një kërkim për dy vajza, tani gra, të cilat thanë në mesazhin e tyre se ishin inspiruar nga një shou televiziv për të vendosur mesazhe në shishe. Shishja misterioze kishte tërhequr vëmendjen e medieve në të dy anët e Atlantikut.

“Në rast se e gjeni shishen tonë, na thoni kur dhe si e keni gjetur atë. Po ashtu na thoni emrin tuaj, moshën dhe vendin e banimit. Për shembull: Paris, Miammi etj… Për të na kontaktuar na shkruani në email adresën: cheval-rouge95@hotmail.com”, shkruante në mesazh. Fatkeqësisht kjo adresë nuk është funksionale më. Mirëpo dy vajzat janë identifikuar si Charlaine Dalpé dhe Claudia Garneau, shkruan “Montreal Gazette”.

Në mesazhin origjinal nga viti 2004 thuhet: “Tung, ne jemi dy vajza që e kishim idenë ta nisnim një shishe në det. Ne quhemi Charlaine dhe Claudia. Jemi 12 vjeç dhe jetojmë në Montreal. Jemi për udhëtim në Gaspésie, në fshatin Grande Vallée. Na lindi ideja të nisim një shishe në det, për shkak se e shikuam një shou televiziv për të rinj që vendosin mesazhe në shishe. Nëse e gjeni shishen tonë na thoni kur dhe si e keni gjetur atë. Na thoni po ashtu edhe emrin, moshën dhe vendin e banimit. Për shembull: Paris, Miami, etj … Për të kontaktuar me ne, na shkruani në: cheval-rouge95@hotmail.com”.

Në rast se nuk keni internet, shkoni te ndonjë mik apo në ndonjë internet-kafe, ngase jemi shumë të interesuar të dimë kush e ka gjetur shishen.

Charlaine dhe Claudia”.

Aoife Millea tha se edhe pas gjithë këtyre vjetëve, shënimi, i cili ishte mbështjellë dhe ishte lidhur nga një fije floku, ishte krejtësisht i thatë dhe i shkruar prapa një harte të rajonit të Gaspes, prej ku dhe është nisur mesazhi.

Millea tha po ashtu se i biri i saj është kureshtar të takojë vajzat, tani 20-vjeçare, që e shkruan mesazhin, të cilin ai planifikon ta vërë në kornizë.(kohatupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 30, 2012 in News

 

Tags: