RSS

Tag Archives: lajm

Lady Gaga shpëton një fanse nga vetëvrasja


 

Lady Gaga është vlerësuar lartë sepse ka shpëtuar një fanse të saj nga vetëvrasja duke e kontaktuar online. Këngëtarja e hitit “The Poker Face” ka kontaktuar me vajzën  përmes uebfaqes “Littlemonsters.com “ pasi e kishte parë një shkrim që supozonte se ajo do të mbyste veten. Gaga i ka dërguar një mesazh fanses së saj nga konteja Offaly në Irlandë dhe e ka nxitur atë duke shkruar: “Ne të gjithë të duam ty. Nuk ia vlen që të mbysësh veten për asgjë. Vetëm mendo sa shumë do të mërzitesha unë dhe të tjerët . Neve të gjithëve na lidh muzika dhe kjo është e rëndësishme. Dëgjo muzikë dhe bëhu kreative. Ti mund të bëhesh ajo që do. Ti je më e fortë se sa që mendon”. Fansja e saj më pas e ka falënderuar Gagan që e ka nxitur atë në atë mënyrë dhe e ka ndihmuar në vështirësitë në të cilat ajo po kalonte duke shkruar: “Gaga të dua shumë, ti je gjithçka për mua dhe ajo që bëre për mua dje është e mrekullueshme… Më ke shpëtuar mua, e familja dhe shoqëria ime të falënderon shumë… Me ndihmën tënde jam e fortë dhe kur e di se ti ke ndarë  kohën tënde për të më shkruar mua më ke nderuar shumë. Unë doja të vrisja veten dhe ti më shpëtove, ti nuk e di se sa shumë ma ke ndërruar jetën time”.

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Kim Kardashian përfiton në emër të viktimave të tajfunit


Kim Kardashian është akuzuar për tentim të fitimit në emër të viktimave të tajfunit shkatërrues në Filipine. Është konstatuar se Kim i mban 90 për qind të fitimeve nga shitja e gjësendeve në eBay, edhe pse në publik kjo është paraqitur si një aksion humanitar.

Kim javën që shkoi e ka filluar këtë aksion, ndërsa një pjesë e fitimit shkon për një organizatë jo fitimprurëse, e cila ju ofron ndihmë mjekësore familjeve të goditura nga kjo tragjedi. Por është konstatuar se ajo dhuron vetëm 10 për qind të fitimit.

 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Hulumtim: Facebook është bërë pak mërzitës


facebookQendra hulumtuese amerikane Pew ka kryer një hulumtim i cili tregoi disa rezultate të mahnitshme: pothuajse dy të tretat e përdoruesve të Facebook-ut për disa javë i janë shmangur shkuarjes në këtë rrjet social.

Ky hulumtim tregoi se 67% e përdoruesve online amerikan e përdorin Facebook-un, ndërsa 61% prej tyre thanë se në mënyrë vullnetare për disa javë nuk e kanë përdorur këtë shërbim.

20 % e përdoruesve kanë thënë se dikur e kishin përdorur këtë faqe por nuk e bëjnë më, ndërsa vetëm 8% nga ata thanë se do të hapin llogari të Facebook-ut në të ardhmen.

Prej atyre 61% të cilët vullnetarisht ndërprenë hyrjen në Facebook, 21% e tyre thanë se ishin të zënë dhe nuk kishin kohë për Facebook, 10% prej tyre thanë se në përgjithësi faqja nuk ishte interesante për ta, 10% prej tyre thanë se përmbajtja e faqes nuk ishte interesante për ta, 9% prej tyre thanë se nuk iu pelqejne thashethemet dhe drama e tepruar që shkaktohet nga ky rrjet, ndërsa 8% sepse kanë kaluar shumë kohë në Facebook. (PCWorld Albanian)/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on February 7, 2013 in News

 

Tags: , , , , , , , , , ,