RSS

Tag Archives: Madonna

“Super Bowl”, Madonna mund Beyonce


beyonce madonanBeyonce u paraqit e mrekullueshme në finalen madhështore të “Super Bowl”, por pavarësisht ekstravagancës së saj në skenë, 31-vjeçarja nuk arriti të mposhte rekordin absolut të shikueshmërisë, të mbajtur nga Madonna. 

Sipas të dhënave zyrtare, paraqitja e Beyonces, e shoqëruar nga nga “Destiny Child” në spektaklin e tyre live, tërhoqi vëmendjen e 104 milionë amerikanëve të “gozhduar” përpara televizorit.(Shikone ketu)

Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.

Nga ana tjetër, kompania e specializuar në vlerësimet e audiencës, “Nielsen”, informoi se finalja e futbollit amerikan e këtij viti tërhoqi 108,4 milionë shikues, një rënie nga një vit më parë, kur “Super Boël” u ndoq prej 111,3 milionë shikuesve.

Megjithatë, në 2012-n, Madonna u ndihmua edhe të arrinte audiencën rekord edhe nga këngëtarët e tjerë që e shoqëruan, si Nicki Minaj, “LMFAO” dhe CeeLo Green, që gëzojnë një reputacion dhe famë më të madhe në publikin amerikan, se “Destiny Child”.(tch,tupani)

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on February 6, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,

Turneu marramendës i Madonna-s, 305 mln $ në llogari


madona-280x200Diva e muzikës, Madonna është cilësuar si mbretëresha e koncerteve për vitin 2012, duke fituar plot 305 milionë dollarë falë turneut të saj ‘MDNA’.

Në fakt, turneu i saj është shpallur i dhjeti nga turnetë më të mëdhenj dhe përfitues të të gjitha kohërave. Autorja e ‘Material Girl’ gjatë këtij turneu, ka performuar për 2,212,345 njerëz në 88 shfaqje.
Turneu ka nisur më 31 maj në Izrael dhe ka përfunduar më 22 dhjetor në Argjentinë.

Ndërkohë, gjatë karrierës së saj si artiste, ky ka qenë turneu i saj i dytë më i madhi pas, ‘Stick and Sweet’ i cili i kishte shtuar pasurisë së saj plotë 408 milionë dollarë.(ora,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on January 26, 2013 in News

 

Tags: ,

Madonna, turi më i suksesshëm i vitit 2012


madonna“Turi Botëror MDNA” i Madonna-s ishte më fitimprurësi për vitin 2012. Diva e muzikës botërore ka grumbulluar një total prej 228 milionë dollarësh nga koncertet e saj duke lënë pas gjithë këngëtarët e tjerë. 

Sipas BBC, më shumë se 1.6 milionë fansa kanë blerë bileta për ta parë 54-vjeçaren në 65 qytete të ndryshme që nga muaji qershor.

Në vend të dytë renditet Bruce Springsteen, i cili ka fituar 198 milionë dollarë.

Vendi i pestë dhe i gjashtë mbahet nga grupi Coldplay dhe këngëtarja Lady Gaga, respektivisht me 147 dhe 125 milionë dollarë të grumbulluar nga koncertet e këtij viti.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 18, 2012 in News

 

Tags: ,

Lana Del Rey:Më e kërkuara në internet për vitin 2012


Lana del rey Woman of the YearKush është femra e famshme emri i së cilës është futur më shpesh në motorrët e kërkimit në internet për 12 muajt e fundit? 

Rihanna, Lady Gaga, Adele apo Madonna? Jo! Revista amerikane “Coedmagazine” publikoi të dhënat sipas të cilave, këngëtarja 26-vjeçare amerikane, Lana Del Rey (emri i lindjes Elizabeth Woolridge Grant) është fenomeni i internetit për vitin 2012.

Këngëtarja amerikane dita-ditës po kap majat e famës botërore dhe për këtë u mjaftua me publikimin e videoklipit të saj “Video Games” në Youtube dhe brenda pak muajsh fitoi zemrën e fansave, të kritikës dhe…miliona klikime.lana del-rey

Mbi 722 milion herë është shkruajtur emri “Lana del Rey” në internet. Kantautorja amerikane lë pas Rihanna-n në vendin e dytë e Lady Gaga, Cher dhe Britney Spears, Adele, Madonna etj. Britney Spears duhet të falenderojë rolin si anëtare e jurisë në një spektakël muzikor amerikan për famën e rigjetur.

Lana Del Rey (njohur si Elizabeth Woolridge Grant, Lizzy Grant, Lana Del Ray, Lana Rey Del Mar, May Jailer, Sparkle Jump Rope Queen) është e bija e Robert Grant, manjatit të internetit që zotëron një pjesë të madhe të domain-eve.(tch,tupani)

lana-del-rey-is-the-f-type-of-girl-medium_4

 
Leave a comment

Posted by on December 8, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,

Nis seanca dëgjimore kundër Madonnës


Një gjykatë ruse do të nisë sot seancën dëgjimore kundër yllit amerikan të popit, Madonna.

Një grup i aktivistëve anti-homoseksualë ka ngritur padinë në gjykatën e Shën Petersburgut pasi Madonna ka shprehur mbështetje për homoseksualët gjatë një performance të saj në qytet, në muajin gusht.

Madonna u ka bërë thirrje rusëve të respektojnë të drejtat e homoseksualëve.

Aktivistët thonë se ylli i popit ka thyer ligjin që ndalon propagandën e homoseksualitetit.

Padia parasheh gjobën prej 10 milionë dollarësh.(rel,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 11, 2012 in News

 

Tags:

Madonna: Obama,mysliman i zi në Shtëpinë e Bardhë


Madonna ka nxitur fansat e saj te mbeshtesin presidentin amerikan Barak Obama ne garen presidenciale, por ka qene e pakujdesshme ne thirrjen e saj per mbeshtetje. Ajo e ka cilesuar Obamen, nje mysliman te zi ne Shtepine e Bardhe.
Thirrja eshte bere gatë një koncerti në Uashington dhe ka shkaktuar polemika. Ajo eshte shfaqur ne publik me nje tatuazh te madh me emrin e Obames ne pjesen e mesit( poshte shpine).
Nuk dihet nese Madonna beson se ai eshte vertete mysliman, (ndonese Obama s’eshte i tille) apo ka luajtur me menyren se si e etiketojne republikanet.(panorama,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 26, 2012 in News

 

Tags: ,

Madonna rrëzohet në skenë – VIDEO


Madonna vazhdon të çudisë gjatë turit të saj botëror. Pas gjoksit nudo në Stamboll, mini-koncertit super të fishkëllyer në “Olympia” të Parisit, incidentit të korsesë së grisur në Oslo, Miss Ciccone nuk resht së krijuari “telashe” në skenë. Gjatë koncerti në Montreal, Madonna është rrëzuar përtokë me notat e “Celebration”.

Balerina që duhej ta mbante në shpinë, nuk ka mundur. Të dyja kanë humbur ekuilibrin dhe kanë përfunduar në tokë me këmbë përpjetë. Madonna e ka kaluar incidentin duke qeshur, e ka vazhduar qetësisht performancën.(ikub)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: ,