RSS

Tag Archives: Nicki Minaj

Nicki Minaj, pothuajse nudo në Instagram


minaj-insta1Jemi mësuar ta shohim me veshjet më të çuditshme dhe të “egra” të mundshme, por tashmë Nicki Minaj mesa duket po përton edhe të vishet. 

Këngëtarja ka postuar disa foto të reja në Instagram ku pozon pothuajse gjysmë e zhveshur.

Disa varëse të trasha dhe qerpikët artificialë plotësojnë “uniformën” e 30-vjeçares.(tch,tupani)

minaj-insta

Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on October 18, 2013 in News

 

Tags: ,

Rihanna me stilin më të tmerrshëm të flokëve


Sipas një hulumtimi të realizuar, Rihanna dhe këngëtari Skrillex, kanë stilin e njëjtë dhe më të tmerrshëm në shoubiznes. Stili i Rihanna-s me gjysmën e kokës së rruar dhe me gjysmën tjetër me flokë të gjatë, është shpallur si frizura më e tmerrshme e shekullit 21-të, sipas anketës së një ueb-faqeje britanike.

Në pozitën e dytë si frizura më e tmerrshme është renditur ajo David Beckham, kur i kishte bërë ato në stilin afrikan dhe me të cilën ai vërtetë dukej tmerrshëm. Pas Davidit pason frizura e shkurtër e Scarlett Johansson, e cila ia kishte humbur bukurinë magjepsëse që zakonisht e ka, ndërsa eksperimentimi i këngëtares Kelly Osbourne me një stil të pazakontë, i ka siguruar asaj pozitën e katërt.

Kur Christiano Ronaldo e tepron me gel dhe shkëlqyes, çka ndodh shpesh, përfundon në pozitën e pestë të kësaj liste, ndërsa tentimi i kotë i Christina Aguilera-s me kaçurrele të kaltra, i ka siguruar asaj pozitën e gjashtë. Në top-dhjetëshen e kësaj liste, më saktësisht në pozitën e shtatë, gjendet edhe këngëtari dhe aktori Justin Timberlake, i cili e kishte tepruar me kaçurrelet e tij të tmerrshme dhe pa shije në fillim të karrierës së tij.

Pozita e nëntë është siguruar për aktorin komik dhe kontrovers Russell Brand dhe flokët e tij të gjata kaçurrele dhe të ndara në dysh, të cilat nuk kanë kurrfarë stili.

Pozita e dhjetë në këtë listë, i takon këngëtares kontroverse Nicki Minaj, ndërsa të anketuarit kanë deklaruar se çdo stil i saj i flokëve, është i tmerrshëm, pa marrë parasysh se sa aji harxhon në krijimin e këtyre stileve qesharake të flokëve.

Sa i përket stilit të flokëve të Rihanna-s, ky stil është përcjell edhe nga disa yje të estradës sonë, siç është Nora dhe Dafina Zeqiri, çka i fut edhe ato në grupin e yjeve me frizurën më të tmerrshme./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on April 1, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Nicki Minaj ndryshe-Elle Fotot


nickiZakonisht duket si një personazh filmash vizatimorë, me parruke me ngjyra të ndezura, buzëkuq të fortë e veshje ngjyra-ngjyra, por Nicki Minaj ka shfaqur anën e saj pak të njohur në disa poza për revistën ‘Elle’ duke treguar se edhe ajo mund të jetë normale. 

Këngëtarja duket shumë mirë me pak tualet dhe me veshje normale, por ajo u shpreh e shokuar: “Kur pashë veten në pasqyrë pa buzëkuqin tim rozë të fortë, u shokova. Ngjyrat e forta janë pjesë e imja tashmë. Kur po pozoja pa tualetin tim të zakonshëm, mu duk vetja nudo. Ishte një eksperiencë e frikshme.”

 

minaj-normal2

Nicki theksoi në intervistë se në fillim të karrierës së saj, objektivi kryesor ishte t’i blinte një shtëpi nënës, por tani ka një tjetër më të madh.

minaj-normal1

“Gjëja e vetme që doja në fillimet e mia ishte një shtëpi për mamanë, ndërsa tani dua të vë pasuri në mënyrë që edhe nipërit e mbesat të kenë para’ për universitet. Dua të dominoj botën, në kuptimin që dua t’i jap gjithçka që ka nevojë familjes sime. Ky është qëllimi im tani”, deklaroi 30-vjeçarja.(tch,tupani)

minaj-normal

 
Leave a comment

Posted by on March 14, 2013 in News

 

Tags: ,

“Super Bowl”, Madonna mund Beyonce


beyonce madonanBeyonce u paraqit e mrekullueshme në finalen madhështore të “Super Bowl”, por pavarësisht ekstravagancës së saj në skenë, 31-vjeçarja nuk arriti të mposhte rekordin absolut të shikueshmërisë, të mbajtur nga Madonna. 

Sipas të dhënave zyrtare, paraqitja e Beyonces, e shoqëruar nga nga “Destiny Child” në spektaklin e tyre live, tërhoqi vëmendjen e 104 milionë amerikanëve të “gozhduar” përpara televizorit.(Shikone ketu)

Një vit më parë, Madonna vendosi një rekord absolut, në historinë e programit më të ndjekur në historinë e televizioneve amerikane, me 112,5 milionë shikues.

Nga ana tjetër, kompania e specializuar në vlerësimet e audiencës, “Nielsen”, informoi se finalja e futbollit amerikan e këtij viti tërhoqi 108,4 milionë shikues, një rënie nga një vit më parë, kur “Super Boël” u ndoq prej 111,3 milionë shikuesve.

Megjithatë, në 2012-n, Madonna u ndihmua edhe të arrinte audiencën rekord edhe nga këngëtarët e tjerë që e shoqëruan, si Nicki Minaj, “LMFAO” dhe CeeLo Green, që gëzojnë një reputacion dhe famë më të madhe në publikin amerikan, se “Destiny Child”.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 6, 2013 in News

 

Tags: , , , , ,

Nicki Minaj, Cassie – The Boys (Explicit)Video Klipi


Nicki Minaj, Cassie – The Boys (Explicit)Video Klipi

 
Leave a comment

Posted by on October 18, 2012 in News

 

Tags: , ,

Justin Bieber – Beauty And A Beat ft. Nicki Minaj(Video)



Justin Bieber – Beauty And A Beat ft. Nicki Minaj(Video)

 
Leave a comment

Posted by on October 13, 2012 in News

 

Tags: , ,

Nicki Minaj Fyen Myslimanët (Video)


Rep këngëtarja amerikane, Nicki Minaj ka fyer myslimanët në këngën e saj “Beam up Scotty”.
Në një strofë të kësaj këngë, ajo nder tjerash thotë: “Assalum alaikum, where the f*** is akba”.
Kjo këngë që ka mbi 320 mijë shikime, është ‘pëlqyer’ nga vetëm 339 persona, kurse ka marrë afërsisht 10 mijë ‘dislike’.(g.sh/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 10, 2012 in News

 

Tags: ,