RSS

Tag Archives: Rihanna

Calvin Harris – This Is What You Came For (Audio Clip) ft. Rihanna


Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on April 29, 2016 in News

 

Tags: ,

Rihanna, më e dëgjuara e të gjitha kohërave në Spotify


rihannaRihanna është shpallur si artistja më e dëgjuar e të gjitha kohërave në Spotify.

Këngëtarja ka zënë vendin e parë në garën vjetore për të dytin vit radhazi, ndërsa aktualisht mban rekordin global të të gjitha kohërave.

Katy Perry është në vendin e dytë për listën e 2014 pas suksesit të saj me singlin “Roar” dhe albumin “Prism”, ndërsa Lana Del Rey përmbyll top-3.

Beyonce radhitet e katërta me dy këngët e saj të fundit “Drunk In Love” dhe “XO”, ndërsa Pink kompleton Top 5.

Këto të dhëna janë mbledhur për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas.

Top 10 artistet femra më të dëgjuara në Spotify:

1. Rihanna
2. Katy Perry
3. Lana Del Rey
4. Beyonce
5. Pink
6. Lady Gaga
7. Taylor Swift
8. Ellie Goulding
9. Florence + The Machine
10. Miley Cyrus

(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on March 7, 2014 in News

 

Tags: , ,

Rihannën e përzënë nga xhamia


rihanna-2110lajmRihannës iu kërkua që të largohej nga ambientet përreth xhamisë më të madhe të Abu Dhabit, pas disa pozave të papërshtatshme dhe të paautorizuara që realizoi përpara objektit të kultit.

Ndonëse 25-vjeçarja vendosi një perçe gjatë një shfaqje në Emirate dhe vizitoi pjesërisht e mbuluar xhaminë, kjo nuk mjaftoi për të shmangur përzënien e saj nga stafi i xhamisë “Sheikh Zayed”, në gjendje për të pritur njëkohësisht deri 40 mijë besimtarë.

Pavarësisht se iu kërkua që të largohej, Rihanna arriti të shkrepte disa foto të cilat i publikoi gjatë së hënës në rrjetin e saj në “Instagram”.
rihanna abu dhabi
Ndërkohë, ndonëse pa përmendur emra, xhamia publikoi një deklaratë për shtyp në të cilën dënoi sjelljen e 25-vjeçares.

rihanna1-2110

“Në lidhje me incidentin e fundit në të cilin është përfshirë një këngëtare, stafi i “Sheikh Zayed” kërkon të kujtojë se sjellja në një mënyrë që cënon rregullat e kodit moral të sjelljes përpara xhamisë, si marrja e pozave të papërshtatshme apo jashtë kontekstit të këtij vendi të shenjtë, e folura me zë të lartë apo konsumi i ushqimeve përbëjnë shkelje që cënojnë mënyrën e sjellshme, të civilizuar dhe tolerante që mëson islami”, shkruhej në deklaratë. / Top Channel/Tupani
rihanna4-2110

 
Leave a comment

Posted by on October 22, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Rihanna, gjysmë-zhveshur për parfumin e ri


rihanna-rogueRihanna do të nxjerrë në treg së shpejti parfumin e saj të katërt dhe për reklamën e tij nuk ka ngurruar të pozojë “topless”. 
Këngëtarja 25-vjeçare shihet në imazhin promovues të fragrancës ‘Rogue’ vetëm me të mbathura dhe një palë taka.

rihanna-rogue-parfumi

Këtë foto e ka publikuar vetë Rihanna në profilin e saj në Instagram: “Rogue për femra. Për meshkuj do të vijë shumë shpejt.”(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on July 19, 2013 in News

 

Tags: ,

Rita Ora zhvishet për ‘GQ’


rita-GQNjihet për veshjet provokuese në skenë dhe në videoklipet e këngëve të saj dhe ishte për tu pritur që një ditë Rita Ora do të pozonte “topless”. Këtë gjë e ka bërë për revistën ‘GQ’. 

Këngëtarja shqiptare me origjinë nga Kosova ka përdorur vetëm duart për tu mbuluar.

Nese e marrim parasysh kerkesat e GC per Topless,Rita nuk ka leju nje topless session  sikurse Rihanna,fotot me posht edhe te Rihannes!

rita-GQ1

Në intervistë, 22-vjeçarja deklaroi se po bie në dashuri me partnerin e saj aktual, DJ-n Calvin Harris.

“Është akoma herët. Nuk jam e dashuruar, por me siguri që po bie në dashuri”, tha Rita Ora./ Top Channel/Tupani

rita-GQ2

rihanna-moty-1 gq-rihanna

 
Leave a comment

Posted by on July 3, 2013 in News

 

Tags: , , , , , ,

Rihanna me stilin më të tmerrshëm të flokëve


Sipas një hulumtimi të realizuar, Rihanna dhe këngëtari Skrillex, kanë stilin e njëjtë dhe më të tmerrshëm në shoubiznes. Stili i Rihanna-s me gjysmën e kokës së rruar dhe me gjysmën tjetër me flokë të gjatë, është shpallur si frizura më e tmerrshme e shekullit 21-të, sipas anketës së një ueb-faqeje britanike.

Në pozitën e dytë si frizura më e tmerrshme është renditur ajo David Beckham, kur i kishte bërë ato në stilin afrikan dhe me të cilën ai vërtetë dukej tmerrshëm. Pas Davidit pason frizura e shkurtër e Scarlett Johansson, e cila ia kishte humbur bukurinë magjepsëse që zakonisht e ka, ndërsa eksperimentimi i këngëtares Kelly Osbourne me një stil të pazakontë, i ka siguruar asaj pozitën e katërt.

Kur Christiano Ronaldo e tepron me gel dhe shkëlqyes, çka ndodh shpesh, përfundon në pozitën e pestë të kësaj liste, ndërsa tentimi i kotë i Christina Aguilera-s me kaçurrele të kaltra, i ka siguruar asaj pozitën e gjashtë. Në top-dhjetëshen e kësaj liste, më saktësisht në pozitën e shtatë, gjendet edhe këngëtari dhe aktori Justin Timberlake, i cili e kishte tepruar me kaçurrelet e tij të tmerrshme dhe pa shije në fillim të karrierës së tij.

Pozita e nëntë është siguruar për aktorin komik dhe kontrovers Russell Brand dhe flokët e tij të gjata kaçurrele dhe të ndara në dysh, të cilat nuk kanë kurrfarë stili.

Pozita e dhjetë në këtë listë, i takon këngëtares kontroverse Nicki Minaj, ndërsa të anketuarit kanë deklaruar se çdo stil i saj i flokëve, është i tmerrshëm, pa marrë parasysh se sa aji harxhon në krijimin e këtyre stileve qesharake të flokëve.

Sa i përket stilit të flokëve të Rihanna-s, ky stil është përcjell edhe nga disa yje të estradës sonë, siç është Nora dhe Dafina Zeqiri, çka i fut edhe ato në grupin e yjeve me frizurën më të tmerrshme./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on April 1, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Rihanna i rikthehet turit


rihanna-filiU detyrua të anulonte dy data koncertesh pasi vuajti nga laringiti, por Rihanna i është rikthyer turit të saj botëror në Filadelfia, mbrëmjen e së enjtes. 

Këngëtarja e famshme këndoi të gjitha hitet e saj më të njohura në Wells Fargo Arena duke kënaqur publikun e shumtë në numër.
rihanna-fili1
Siç është bërë normale në koncertet e këngëtareve të pop-it, nuk mungoi edhe ekspozimi i shumë pjesëve trupore.(tch,tupani)

rihanna-fili2

 
Leave a comment

Posted by on March 15, 2013 in News

 

Tags: ,