RSS

Tag Archives: shqip

Meda – Cool


Advertisements
 
Leave a comment

Posted by on December 10, 2015 in News

 

Tags: , , , , ,

Klajdi Haruni – Vallja e veres(Video)+teksti i kenges


klajdi
Vallja e veres Teksti i Kenges(Lyrics)
Shpirti më ka mbetur bosh
Si kalohet ky trishtim
Do ti mbledh unë disa shokë
Deri vonë ne do të pijmë
Dikush gotat I mbush plot
Dikush luan në kitarë
Dhe humbas e vij tek ti
Kemi kohë ne pa u parë
Vallen do ta mar
Do ta djeg unë zjarr
Si atëherë kur jemi pa
Të dy , të dy
Vallen do ta mar
Do ta djeg unë zjarr
Si atëherë kur jemi pa
Të dy , të dy

Një mik nga Prishtina vjen
Rastësisht më flet për ty
Më thotë shok mos u mërzit
Prap do të jemi bashkë të dy
Dikush gotat I mbush plot
Dikush luan në kitarë
Dhe humbas e vij tek ti
Kemi kohë ne pa u parë

Vallen do ta mar
Do ta djeg unë zjarr
Si atëherë kur jemi pa
Të dy , të dy
Vallen do ta mar
Do ta djeg unë zjarr
Si atëherë kur jemi pa
Të dy , të dy

Rreth kenges Klajdi
“Vallja e veres” kjo eshte kenga dhe video ime me e re.Nje histori shume origjinale verore ,ne nje fshat aq te bukur sa Lini.Nje histori e cila te sjell ndermend kujtimet e veres aq natyrshem.Doja te falenderoja me gjith shpirt ate qe i dha jete kesaj kenge ,qe e krijoi me aq shume deshire e dashuri ,ate qe i dha shpirt nga shpirti i tij ketij projekti ne cdo detaj Flori Mumajesi ,ustain Taku per notat plot ndienje te klarintes gjithashtu Aleksander i cili e ka percjelle aq bukur e aq natyrshem cdo note ,emocion,e fjale te kenges ne video.
Falenderoj te gjithe ata miq e shoke qe u bene pjese e videos te cilet i dhane plot energji pozitive.
Shpresoj t’iu pelqeje te gjitheve

 
Leave a comment

Posted by on September 10, 2015 in News

 

Tags: , , , , , , , , , ,

Lady Gaga shpëton një fanse nga vetëvrasja


 

Lady Gaga është vlerësuar lartë sepse ka shpëtuar një fanse të saj nga vetëvrasja duke e kontaktuar online. Këngëtarja e hitit “The Poker Face” ka kontaktuar me vajzën  përmes uebfaqes “Littlemonsters.com “ pasi e kishte parë një shkrim që supozonte se ajo do të mbyste veten. Gaga i ka dërguar një mesazh fanses së saj nga konteja Offaly në Irlandë dhe e ka nxitur atë duke shkruar: “Ne të gjithë të duam ty. Nuk ia vlen që të mbysësh veten për asgjë. Vetëm mendo sa shumë do të mërzitesha unë dhe të tjerët . Neve të gjithëve na lidh muzika dhe kjo është e rëndësishme. Dëgjo muzikë dhe bëhu kreative. Ti mund të bëhesh ajo që do. Ti je më e fortë se sa që mendon”. Fansja e saj më pas e ka falënderuar Gagan që e ka nxitur atë në atë mënyrë dhe e ka ndihmuar në vështirësitë në të cilat ajo po kalonte duke shkruar: “Gaga të dua shumë, ti je gjithçka për mua dhe ajo që bëre për mua dje është e mrekullueshme… Më ke shpëtuar mua, e familja dhe shoqëria ime të falënderon shumë… Me ndihmën tënde jam e fortë dhe kur e di se ti ke ndarë  kohën tënde për të më shkruar mua më ke nderuar shumë. Unë doja të vrisja veten dhe ti më shpëtove, ti nuk e di se sa shumë ma ke ndërruar jetën time”.

 
Leave a comment

Posted by on December 14, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Kim Kardashian përfiton në emër të viktimave të tajfunit


Kim Kardashian është akuzuar për tentim të fitimit në emër të viktimave të tajfunit shkatërrues në Filipine. Është konstatuar se Kim i mban 90 për qind të fitimeve nga shitja e gjësendeve në eBay, edhe pse në publik kjo është paraqitur si një aksion humanitar.

Kim javën që shkoi e ka filluar këtë aksion, ndërsa një pjesë e fitimit shkon për një organizatë jo fitimprurëse, e cila ju ofron ndihmë mjekësore familjeve të goditura nga kjo tragjedi. Por është konstatuar se ajo dhuron vetëm 10 për qind të fitimit.

 
Leave a comment

Posted by on November 28, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Rihanna me stilin më të tmerrshëm të flokëve


Sipas një hulumtimi të realizuar, Rihanna dhe këngëtari Skrillex, kanë stilin e njëjtë dhe më të tmerrshëm në shoubiznes. Stili i Rihanna-s me gjysmën e kokës së rruar dhe me gjysmën tjetër me flokë të gjatë, është shpallur si frizura më e tmerrshme e shekullit 21-të, sipas anketës së një ueb-faqeje britanike.

Në pozitën e dytë si frizura më e tmerrshme është renditur ajo David Beckham, kur i kishte bërë ato në stilin afrikan dhe me të cilën ai vërtetë dukej tmerrshëm. Pas Davidit pason frizura e shkurtër e Scarlett Johansson, e cila ia kishte humbur bukurinë magjepsëse që zakonisht e ka, ndërsa eksperimentimi i këngëtares Kelly Osbourne me një stil të pazakontë, i ka siguruar asaj pozitën e katërt.

Kur Christiano Ronaldo e tepron me gel dhe shkëlqyes, çka ndodh shpesh, përfundon në pozitën e pestë të kësaj liste, ndërsa tentimi i kotë i Christina Aguilera-s me kaçurrele të kaltra, i ka siguruar asaj pozitën e gjashtë. Në top-dhjetëshen e kësaj liste, më saktësisht në pozitën e shtatë, gjendet edhe këngëtari dhe aktori Justin Timberlake, i cili e kishte tepruar me kaçurrelet e tij të tmerrshme dhe pa shije në fillim të karrierës së tij.

Pozita e nëntë është siguruar për aktorin komik dhe kontrovers Russell Brand dhe flokët e tij të gjata kaçurrele dhe të ndara në dysh, të cilat nuk kanë kurrfarë stili.

Pozita e dhjetë në këtë listë, i takon këngëtares kontroverse Nicki Minaj, ndërsa të anketuarit kanë deklaruar se çdo stil i saj i flokëve, është i tmerrshëm, pa marrë parasysh se sa aji harxhon në krijimin e këtyre stileve qesharake të flokëve.

Sa i përket stilit të flokëve të Rihanna-s, ky stil është përcjell edhe nga disa yje të estradës sonë, siç është Nora dhe Dafina Zeqiri, çka i fut edhe ato në grupin e yjeve me frizurën më të tmerrshme./Tupani

 
Leave a comment

Posted by on April 1, 2013 in News

 

Tags: , , , ,

Motra e Lady Gagas,fanse e flaktë e Rita Orës


Natali Germanotta,është studente e modës në New York,edhe pse është motra e yllit më të madh botëror Lady Gaga ajo kështu prezantohet në faqen e saj në Tumblr ku gjithmonë është e gatshme ti përgjigjet pyetjeve të shumta që mer nga fansat e motrës së saj. Së fundmi ajo ka zbuluar në këtë faqe se është fanse e madhe e Rita Orës,duke thënë se e dëgjon albumin “ORA” gjatë gjithë kohës njofton Tupani.
Tupani ju sjell ekskluzivisht foton ku ajo i përgjigjet kesaj pyetje nga një fans anonim:

111-bmp

Përndryshe Lady Gaga javën e kaluar ka kryer një operacion në belin e saj dhe për momentin është në pushim disa javësh,por pritet të rikthehet me albumin më të pritur të vitit,albumin “ARTPOP” i cili thuhet se do të jetë albumi i shekulli të ri me muzikë të re e të padëgjuar më herët./Tupani

natali3 natali natali2 natali1

 
Leave a comment

Posted by on February 28, 2013 in Fashion, Foto, Lady Gaga

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Hulumtim: Facebook është bërë pak mërzitës


facebookQendra hulumtuese amerikane Pew ka kryer një hulumtim i cili tregoi disa rezultate të mahnitshme: pothuajse dy të tretat e përdoruesve të Facebook-ut për disa javë i janë shmangur shkuarjes në këtë rrjet social.

Ky hulumtim tregoi se 67% e përdoruesve online amerikan e përdorin Facebook-un, ndërsa 61% prej tyre thanë se në mënyrë vullnetare për disa javë nuk e kanë përdorur këtë shërbim.

20 % e përdoruesve kanë thënë se dikur e kishin përdorur këtë faqe por nuk e bëjnë më, ndërsa vetëm 8% nga ata thanë se do të hapin llogari të Facebook-ut në të ardhmen.

Prej atyre 61% të cilët vullnetarisht ndërprenë hyrjen në Facebook, 21% e tyre thanë se ishin të zënë dhe nuk kishin kohë për Facebook, 10% prej tyre thanë se në përgjithësi faqja nuk ishte interesante për ta, 10% prej tyre thanë se përmbajtja e faqes nuk ishte interesante për ta, 9% prej tyre thanë se nuk iu pelqejne thashethemet dhe drama e tepruar që shkaktohet nga ky rrjet, ndërsa 8% sepse kanë kaluar shumë kohë në Facebook. (PCWorld Albanian)/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on February 7, 2013 in News

 

Tags: , , , , , , , , , ,