RSS

Tag Archives: Shqiptar

Van Damme në rolin e shqiptarit, kërkon të marrë hak kundër serbëve për vrasjen e babait (Video)


killemall.png

“Kill ’em all” është filmi i cili flet për historinë e një shqiptari. Van Damme në rolin e një shqiptari me emrin (Filip) babai i të cilit ishte një aktivist politik dhe gazetar në kohën e ish-Jugosllavisë.
I ati i tij u vra nga serbët pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë në 7 shtete të pavarura. Filipi kërkon të marrë hak për të atin dhe kjo ka ardhur shumë vonë në kohë.
Ai lufton i vetëm kundër serbëve, por papritmas në vrasjet masive përfshihet edhe një infermiere e cila do ta ndihmonte atë .
Ky film është i vitit 2017 dhe ja vlet të shihet nga të gjtihë. Aktorët kryesorë: Peter Stormare, Jean-Claude Van Damme, Autumn Reeser Regjisor: Peter Malota Shkrues: Jesse Cilio, Brian Smolensky.(thealbanian)

 

 
1 Comment

Posted by on May 23, 2017 in News

 

Tags: , , , , ,

Erdogan i del në mbrojtje Hakan Shukurit: Edhe Mehmet Arif shqiptar ishte


hakan-emre-basbakanerdoganDeklarata e Hakan Shukur se ai është me origjinë shqiptare(shiko KETU) ka bërë që mediet të “kryqëzojnë” ish-sulmuesin e njohur të kombëtares Turke. Shukur bërë një deklaratë të tillë gjatë një leksioni të mbajtur në universitetin “Mehmet Akif”.

Në mbrojtje të Shukur, i cili është edhe deputeti i parlamentit turk, ka dalë Kryeministri i Turqisë, Reçep Taip Erdogan. I pyetur mbi deklaratën e deputetit të Partisë së tij Drejtësi dhe Zhvillim, Erdogan ka thënë se Shukur është shqiptar po ai ka kontribuar për Turqinë dhe meriton respekt dhe mirënjohje.

“Deputeti, miku im Hakan Shukur mbajti një leksion në Universitetin Mehmet Akif ku tha se nuk jam më origjinë nga Turqia, por jam shqiptar. Unë them se edhe Mehmet Akifi është shqiptar. Akifi shkroi himnin tonë por ai nuk ishte avokat i Shqipërisë”, tha Erdogan.

“Vëllai unë, Hakan Shukur, si një djalë shqiptar veshi uniformën e vendit tonë si asnjë persona tjetër. Është golashënuesi ynë më i mirë. Djal i këtij kombi”, ka shtuar ai.foto-hakan

Kryeministri turk tha se komentet e medieve mbi deklaratën e Shukur ishin diskriminuese duke shtuar se është e padrejtë pasi sulmuesi ka bërë historinë me golat e shënuar për kombëtaren e Turqisë.(shekulli,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 23, 2013 in News

 

Tags: , , ,

Kujt i ka borxh Dafina Zeqiri 2000 euro?


Kujt i ka borxh Dafina Zeqiri 2000 euro?

06.01.13 / 15:25

Nga viti 1994, Saimir Kuçi punon si organizator mbrëmjesh dhe koncertesh në vendet skandinave, por incidenti me Dafina Zeqirin është i pari që i ka ndodhur.

I ka paguar paradhënie për të mbajtur dy koncerte në Suedi dhe Danimarkë, por në mbrëmjen e dytë ajo ka shkelur marrëveshjen në mënyrë të dyfishtë; ka munguar në koncert, si dhe nuk i ka kthyer mbrapsht 2000 eurot e paradhënies.

Kuçi rrëfen këtë incident me Dafinën, në një intervistë dhënë gazetës “Panorama”.

“Mbrëmjen e 29 janarit 2011në Suedi e realizuam, ndërsa mbrëmjen e parashikuar më datë 30 janar 2011 në Kopenhagë e mbajtëm, por pa Dafinën. Ajo na mori paratë dhe nuk erdhi”, thotë Kuçi, duke shtuar se “kishim rënë dakord me Krenar Çoçajn, ish-menaxherin e saj dhe ish-të dashurin”.

“Dafina na e prezantoi Krenarin në një bisedë telefonike si të fejuarin dhe menaxherin e saj, me të cilin ramë dakord për koncertet dhe bëmë marrëveshjet përkatëse”, shton Kuçi.

Ai tregon saktësisht se cila ishte marrëveshja, duke treguar se pasi ishin marrë vesh që Dafina të këndonte për dy mbrëmje, një në Suedi dhe një në Danimarkë me nga 2.500 euro, ai dhe bashkëpunëtori i tij, ia kanë dhënë paratë menaxherit të saj, “në prezencë të njërës prej motrave të Dafinës”.

“Paguam paradhënie 2000 euro, por më pas na doli nga fjala. Atë natë ndodhi një debat mes disa personave dhe menaxherit të Dafinës për disa mosmarrëveshje që kishin pasur më parë në Kosovë. Biseda që nuk kishin të bëjnë aspak me ne dhe organizimet tona. Më vonë, ata që debatuan, i përcolla jashtë dhe e kishim lënë të takoheshim ditën e nesërme, që të shkonim në Kopenhagë për mbrëmjen e dytë. Ishte ndarje shumë miqësore, por të nesërmen Dafina nuk u paraqit sipas marrëveshjes”, kujton Kuçi.

Ai thotë se nuk mund ta padis në gjyq, pasi që marrëveshja mes tyre nuk ka qenë bërë me shkrim, por vetëm gojarisht.

Ai i kërkon Dafinës edhe njëherë që t’ia kthejë paratë, ose ‘cash’ ose të këndojë në dy mbrëmje gjatë verës. /Dukagjini.com/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 6, 2013 in News

 

Tags: , , , , , , , ,

Hari Mata Hari: Shqiptari më mësoi muzikën


hari%20mata%20hari-2“Hari Mata Hari” është një grup muzikor shumë popullor nga Bosnja. I formuar në Sarajevë, grupi ka dhënë 1 000 koncerte dhe ka shitur 5 milionë albume. Mbrëmë, ata performuan në skenën e Pallatit të Kongreseve, në natën e dytë të Festivalit të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar. Lideri i grupit, Hari ka qenë edhe herë tjetër në Shqipëri i ftuar nga “Miss Albania”. Përshtypjet që kishte ruajtur kishin qenë të mira dhe frymën pozitive ua kishte përcjellë edhe kolegëve. Hari dhe Zhelko Zuber folën në një intervistë për Gazetën Shqiptare.

Në pyetjen se a njohin shqiptarë apo ky është kontakti i parë, Zuber tha: “Kam njohur shqiptarë, por jo nga Shqipëria. Kur kam qenë ushtar në ish-Jugosllavi, kam pasur mikun tim më të mirë shqiptar. Quhej Fatmir, ishte nga Prishtina, dhe kemi qenë si vëllezër. Përpos kësaj, njeriu që në fakt më prezantoi mua me muzikën ka qenë Shefqet Hoxha. Ai më mësoi si të luaja muzikë. Isha 18 vjeç dhe ai ka qenë mësuesi im i parë. Ai atëherë jetonte në Sarajevë. Ka qenë ai njeriu që më bëri artist”.
Ndersa Haris, ka deklaruar Live se gjyshi i tij eshte nga Shqiperia dhe se aj ndihet krenar qe eshte me prejardhje shqiptare. (koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 22, 2012 in News

 

Tags: , ,

Chris Brown këshillohet nga një shqiptare


10.10.2012 09:43
Reperi i njohur Chris Brown, i cili po kalon një fazë të vështirë sa i përket dashurisë, ka kërkuar këshilla nga një shqiptare.

Brown, i cili gjatë javës së kaluar braktisi të dashurën Karrueche Tran për shkak të “miqësisë” me dashurinë e vjetër Rihanna, e i cili ka pranuar se i do të dy vajzat, tani ka gjetur mirëkuptim tek personazhi i “Mob wives”, Drita D’Avanzo.

Shqiptarja është futur në rrethin shoqëror të reperit të njohur dhe po këshillon këngëtarin, lidhur me trekëndëshin e tij të dashurisë me Rihanën dhe Karrueche Tran.

“Ne nuk flasim çdo ditë”, ka thënë Drita për “New York Post”, por ka bërë të ditur se është lidhur me Brown, pasi edhe ajo ka kaluar nëpër një situatë të ngjashme.

Drita poashtu ka konfirmuar se ata janë vetëm miq, ndërsa ka bërë të ditur që se pari e ka takuar këngëtarin 23 vjeçar gjatë muajit gusht, në klubin e natës “W.I.P.” , në të njejtën natë kur Brown u përlesh me Drake.

 
Leave a comment

Posted by on October 10, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,

Polici shqiptar nga Nju-Jorku që u bë hit me puthjen e tij me yllin Jenny McCarthy ne natën e vitit e te ri (Video)


Fotografia që përshkoi mbarë bo- tën në natën e ndërrimit të motmo- teve në Nju-Jork ishte ajo e puthjes së një oficeri policor në qendër të Nju-Jorkut.

Shtypi njujorkez vazhdoi t’i kushtojë vëmendje të madhe , skenës kur zyrtari i policisë së New Yorkut, nga NYPD, shqiptaro amerikani Bekim Beqaj – e nisi vitin e ri me një fillim të madh duke puthur gazetaren e televizionit ABC, Jenny McCarthy në Times Square gjatë festimit të Vitit të Ri 2012
Kjo është një pyetje për të gjithë djemtë, por më vetëm një ëndërr e shikuar, kur një polic me uniformë ishte me fat, kur mori këtë propozim joshës në prag të Vitit të Ri: “Doni një të puthur meJenny McCarthy!”
Me këto shtatë fjalë, detaje të së cilës në Times Square, në mesnatën e ndrrimit të viteve u kthyen nga një” lëvrijë” ho-ho-vi-va, në “eja të, të puth” për policin shqiptarë Bekim Beqaj, 26 vjeç, që shërben në uniformën e Departamentit të Policisë së New Yorkut.
“Kush është ai që nuk do një të puthur si kjo !” shkruan shtyi njujorkez sot, ka qënë përgjigjeja e policit shqiptarë Beqaj, kur stafi nga televizioni më i madh në vend ABC ” programi i viti të ri në Times Square, “Eva Rockin New Year Dick Klarkut with Ryan Seacrest” pyeti atë nëse ai do të puthej buzë më buzë në përball?7 kamerave të TV duke e parë e gjithë bota, me aktoren bombë Jenny McCarthy.


Kur akrepat e orës në Times Square sa kishin goditur mesnatën, një minutë më vonë, McCarthy, me policin në detyrë për një fillim të madh, dhuroj një të puthur.
“Ajo ra në krahët e mi dhe ne bëmë një puthje të gjatë”, tha Beqaj një ditë më pasë për gazetën e përditëshme të New Yorkut, Daily News të hënën. “Mendova se ishte vetëm një diçka e vogël nuk mendova se do të jetë një mal në faqe”, por ajo ishte një puthje shumë e gjatë.”, tha ai.
Pa kaluar te pakten 15 sekonda, McCarthy iu “ngjitë” përsëri Beqaj – një policë ky i rajonit të policisë të zonës 9-të
Duke e pyetur atë “Si do ta vlerësonit puthjen time nga një deri në 10?” Pyeti McCarthy me sy të shndritura Beqajn menjëherë pas hynin e tyre. Menjëherë ai u përgjigjë “Absolutisht që unë do t’i jepja një 10,” tha ai.

“Mendova se ishte me të vërtetë i bukur dhe me të vërtetë i ëmbël për një të puthur si ajo.” – “I dua atë!”, Shtoi ajo.
Në sheshin Times Square të New York-ut shumë afër me sheshin ku qëndron statuja e lartë 7.6 metra, rikrijim i puthjes së famshme të motrës medicinale dhe një marinari, amerikan në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, mbrëmë u rikujtua e ashtuquajtura “Puthja e madhe e Vitit të Ri “. Kameramanët amerikanë fiksuan një puthje të rrallë, puthje e cila u shikua nga më shumë se 2 miliard njerëz anembanë botës.
Një oficer policie në detyrë me uniformën e policisë së New Yorkut, sipas medieve amerikane është një shqiptar me mbiemrin Beqaj, u puth spontanisht dhe “nxehtësisht”, me gazetaren e kanalit televizivë ABC, Jennifer Ann “Jenny” McCarthy, një artiste me famë amerikane, modele dhe komediane, aktore, autore, dhe aktiviste, e njohur në mbarë Shtetet e Bashkuar.
Kohet e fundit, ajo ka shkruar disa libra për ata që janë bërë prindër. Ajo është bërë një aktiviste në promovimin e vaksinave të cilat ajo pretendon se luftojnë autizmin dhe një terapi chelation e cila ndihmon për të kuruar atë, të dy kërkesa këto të cilat gjerësisht janë të panjohura ose të kundërshtuar nga komuniteti mjekësor.
“Puthja e Vitit të Ri 2012”, McCarthy – Beqja, në Times Square mbrëmë ndodhi – jo fort larg vendit, ku është statuja e një djali me uniformë marinari amerikan me një vajzë krejtësisht të huaj për njëri tjetrin, që u puthën më 14 korrik 1945 ndersa i tërë qyteti po festonte fitoren ndaj Japonisë.
Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit që mbeti anonim, është fotografuar nga Alfred Eisenstead, ndërsa kjo fotografi u bë e famshme në mbarë botën.
Ndërkohë që “Puthja e Vitit të Ri 2012”, “ndoshta do të mbetet puthja e mbrëmshme aktores McCarthy – dhe policit Beqja, (që për nga mbiemri aludohet të jetë shqiptar) në Times Square, dhe ka ngjallur “debate” në shtypin amerikan.
Kjo për faktin se një oficer policie me uniformë dhe në detyrë, “çarmatoset” nga “ethet e dashurisë” teksa shfaqet në ekran duke kryer një puthje, “të fortë, e të nxehtë”. Fotoja e së cilës “ndoshta” do të qarkullojë botën dhe do të mbetet në historinë e këtij sheshi, ashtu si 67 vjetë më parë, kur një ushtarë amerikan me uniformën e marinarit, po në sheshin Times Square të New York-ut, kreu puthjen e famshme me motrën medicinale në përfundim të Luftës së Dytë Botërore.
Shtypi amerikan sot shkruan se: “Duket se aktorja e famshme amerikane Jenny McCarthy mund të ketë marrë atë një hap më tej – për të puthur një oficer i policisë së New Yorkut në detyrë dhe me uniformë në mesnatën e ndërrimit të viteve, ashtu si ajo e “Puthja e motrës medicinale Edith Shain, e cila vdiq në moshën 91 vjeçare( gusht -2010), dhe marinarit amerikan që mbeti anonim”, deri sot e kësaj dite.
“Unë, – u tha gazetarëve amerikanë sot, aktorja e famshme Jenny McCarthy, – mendoj se “nuk ka ndonjë problem”, mbasi puthja ishte e “momentit” dhe shtoi se ajo nuk e dinte se ishte oficeri i policisë. Njujorkezët pyesin veten se çfarë do të thotë tani, mbasi “puthja e krye” Komisioneri i Policisë së New Yorkut, Ray Kelly “që një prej oficerëve të tij mbrëmë në mesnatë ka puthur një grua gjersa ata janë në detyrë?” Në çdo rast, shkruajnë gazetat e Nju Jorkut gjithçka i mbetet “spontanitetit”.
Mirëpo, edhe, gazetari i CNN Anderson Cooper dhe Kathy Griffin komediane e njohur amerikane, nuk ishin ndër ata të vetmit për shikuesit, anembanë botës, që kryen atë “Puthjen e madhe të Vitit të Ri 2012” në sheshin Times Square mbrëmë në mesnatë. Dy gazetarët e njohur njujorkez Dick Clark dhe Kara Clark ndanë puthje të Vitit të Ri 2012 në 40 vjetorin e martesës, në ekranin e Times Square. Ashtu si Ryan Keegan, nga Queensi, me të dashurën e tij Lauren Chicoine nga Bennington, New Hampshire.
Bill dhe Giuliana Rancic erdhën në vitin 2012 me një puthje të madhe. Giuliana kishte një vit (2011) të vështirë, duke u diagnostikuar me kancer të gjirit…. Ishte “një tjetër foto – me një tjetër puthje të madhe të Vitit të Ri 2012”, në Times sqaure mbrëmë në mesnatë e Lady Gaga me Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut Michael Bloomberg. Pas mesnate, edhe pse, ajo e puthi Kryetarin e Bashkisë së New Yorkut, Michael Bloomberg! shkruajn gazetat sot, “Ne shpresojmë që partnerët dhe puthjet e tyre do të mbeten aty ” në Times Sqaure, nuk do të vazhdojnë edhe gjatë Vitit të Ri 2012 transmeton botasot.(Tupani)

Klikoni ketu per te shikuar puthjen(videon)
http://videos.mediaite.com/embed/player/?content=SWCT793LCMY1X9R2&layout=&content_type=content_item&playlist_cid=&media_type=video&read_more=1&widget_type_cid=svp

It’s a question most guys only dream of hearing, but one lucky cop actually got this enticing proposition on New Year’s Eve: “Would you like to kiss Jenny McCarthy?”

With those seven words, the Times Square detail turned from ho-hum to va-va-voom for Officer Bekim Becaj, 26.

“Who wouldn’t!” the cop answered when staffers from “Dick Clark’s New Year’s Rockin’ Eve with Ryan Seacrest” asked if he would lock lips on live TV with the bombshell actress.

When the clock struck midnight minutes later, McCarthy got the third-year cop’s year off to a great start.

“She fell into my arms and we had a kiss,” Becaj told the Daily News on Monday. “I thought it was just going to be a little peck on the cheek, but it was a more lengthy kiss.”

The steamy smooch seen-round-the-world appeared to last at least 15 seconds, with McCarthy grabbing the back of Becaj’s cap — and kicking up her leg as the 9th Precinct cop clutched it.

“How would you rate my kiss from one to 10?” a beaming McCarthy asked Becaj right after their smooch.

“I would absolutely give it a 10,” he said.

“Did you see fireworks, because I did?” McCarthy asked.

“I didn’t see fireworks, but I think you might have given me some,” the cop replied.

Becaj said his cellphone wouldn’t stop ringing after family and friends saw his Romeo act.

And when he returned to his precinct on Monday after a day off, colleagues gave Becaj some friendly ribbing, posting pictures of him and the honey-haired stunner.

NYPD spokesman Paul Browne said Becaj isn’t in any hot water for the on-air kiss.

“Whoever was next to her New Year’s Eve was going to get smooched,” Browne said.

Becaj sounds comfortable with his new-found fame as a ladies man.

“I’m single and I really don’t mind anyone knowing that,” he said.

But the on-air sparks between McCarthy and her boy in blue may not have died down just yet.

On the “Today” show Monday, McCarthy had this message for her favorite cop: “If he’s out there, will you please get a hold of me?” she said. “I thought it was really cute and really sweet.”

“I loved it!” she added.

nydailynews

 
Leave a comment

Posted by on January 5, 2012 in News

 

Tags: , , , , ,