RSS

Monthly Archives: August 2012

Rita Ora vjen në Prishtinë më 8 shtator


Rita Ora do të vijë në Prishtinë më 8 shtator. Shkak i vizitës së saj është xhirimi i videoklipit më të ri. Ajo e ka konfirmuar KTV-së se dy ditë do të marrin kohë xhirimet për spotin e singëllit të ri, përmes të cilit do arrijë t’i shfaqë botës imazhet e vendit të saj.(koha)

 
Leave a comment

Posted by on August 31, 2012 in News

 

Tags: ,

Paris Hilton, 1 milionë dollarë për dy ditë punë


Paris Hilton është ende shumë e kërkuar në Kore. Ajo është paguar 1 milionë dollarë për dy ditë punë, gjatë të cilave është shfaqur në një video të një kënge pop. Në video, Hilton pozon me bikini në një plazh të Malibusë.

Në këtë video pritej të shfaqeshin Jessica Alba ose Scarlett Johansson, por menaxherët e këngëtarit korean kryen një sondazh dhe doli se Paris Hilton ishte më e njohura në këtë vend aziatik, transmeton TCH.

Video e këngës e regjistruar në 3-D dhe do të publikohet më 4 tetor.

 
Leave a comment

Posted by on August 31, 2012 in News

 

Tags:

Rodik braktis tenisin


Endi Rodik ka befasuar botën e tenisit, duke njoftuar se do të pensionohet pas “U.S. Open” – turneut që aktualisht po zhvillohet në Nju Jork.

Ish-kampioni i “U.S.Open” ka bërë publik lajmin në ditëlindjen e tij të 30-të.

“Do ta them shkurt dhe ëmbël. Kam vendosur që ky të jetë turneu im i fundit”, ka thënë Rodik.

Ish-numri një i botës thuhet të ketë pranuar se është e vështirë të mbetet konkurrues me “tre burrat e mëdhenj të tenisit”: Roxher Federer, Rafael Nadal dhe Novak Gjokoviq.

Federeri, kundërshtar i Rodikut në vitet e kaluara, e ka cilësuar amerikanin si “garues të shkëlqyer dhe kampion të madh”.

Rodik ka fituar U.S. Open më 2003 dhe ka qenë finalist i Wimbledonit më 2004, 2005 dhe 2009.(rel)

Ndeshja e radhës e Rodikut në U.S. Open do të zhvillohet të premten kundër australianit Bernard Tomic.

 
Leave a comment

Posted by on August 31, 2012 in News

 

Gjendet “shishja me mesazh” pas 98 vjetësh


Një peshkatar në Skoci ka gjetur një shishe me mesazh në të, e cila ishte hedhur nën mëshirën e fatit në oqean rreth 100 vjet më parë.

Peshkatari Endrju Lliper ka kapur shishen me rrjetën e tij, derisa peshkonte pranë Ishujve Shetland.

Autoritetet kanë konfirmuar se shishja është njëra nga 1,890 shishet e shkencëtarëve detarë, të lëshuara më 1914, për të ndjekur rrymat në detin rreth Skocisë.

Libri Botëror i Rekordeve “Ginis” ka thënë se gjetja e Lliperit thyen rekordin e mëparshëm me pesë vjet.

Brenda shishes ndodhej mesazhi me premtimin për shpërblim me ‘sixpence’ të personit që e gjen, por monedha e vjetër britanike nuk ekziston më.(rel)

 
Leave a comment

Posted by on August 31, 2012 in News

 

Të thërrasësh ambulancën përmes Twitter


Në Japoni shumë shpejt mund të bëhet e mundur të lajmërosh ambulancën përmes rrjetit social Twitter. 

Lajmin e bën të ditur faqja e internetit ItWorld, sipas të cilit një agjenci japoneze ka ngritur një panel ekspertësh për të verifikuar mundësinë për të njoftuar në mënyrë elektronike 119-ën, ambulanca e atjeshme.

Mbledhjet e organizuara nga Mbrojtja Civile japoneze, ku janë përfshirë edhe drejtuesit lokalë të Yahoo e Twitter, do të vazhdojnë deri në muajin mars.

“Ajo që do të përpiqemi të kuptojmë është nëse infrastruktura tradicionale e bazuar tek zëri mund të zëvendësohet nga rrjetet sociale, nëse prishet nga një katastrofë natyrore”, ka deklaruar Yosuke Sasao, një zyrtar i entit qeveritar. (topchannel)

 
Leave a comment

Posted by on August 31, 2012 in News

 

Tags:

“Victoria’s Secret” prezanton “ëngjëjt” e rinj


“Victoria’s Secret” publikoi ditën e enjte imazhet e katalogut të ardhshëm të shtatorit, ku spikasnin disa prej yjeve të koleksionit, si Doutzen Kroes dhe Candice Swanepoel. 

Dy supermodelet u dukën mrekullueshëm me linjën e re të veshjeve të plazhit, përkrah disa debutuesve, si braziliania Lais Ribeiro.

Fotografimet u realizuan në ishujt e mrekullueshëm të Karaibeve, Turks dhe Caicos, që ofruan një kombinim perfekt midis mrekullive të natyrës dhe hireve të vajzave.(topchannel)

 
Leave a comment

Posted by on August 30, 2012 in News

 

Tags: , , , , ,

Deputeti belg fyen Shqiptaret: Do mbledhim para për të paguar një vrasës shqiptar.


Deputeti belg fyen SHQIPTARET ne Twitter: Do mbledhim para për të paguar një vrasës shqiptar.
“Do mbledhim para për të paguar një shqiptar që ta vrasi këtë bishë”. Kjo ka qenë deklarata e një deputeti të parlamentit belg. Jurgen Verstrepen, ka lëshuar këtë deklaratëë diskriminuese për shqiptarët pas lirimit të ish-bashkëshortes së një pedofili vrasës në Belgjikë, i cili kishte dhunuar tetë fëmijë dhe vrarë dy prej tyre.

Verstrepen iu bashku disa demonstruesve të cilit ishin mbledhur në shenjë kundërshtimi ndaj lirimit të ish-bashkëshortes së pedofilit, duke reaguar nga profili i tij në “Tuiter”. Por më vonë 46-vjeçari nuk është përpjekur të ndreqë gabimin por i ka hedhur benzinë zjarrit. “Po do e bëmë një gjë të tillë, por jo me shqiptarët, ata e kanë pazarin e shenjtë, do paguajmë një të droguar që do e bënte për një çikëz drogë”, ka thënë Verstrepen.

Por duke iu përgjigjur një profili me emërtimit “AlbanianGirl11” Verstrepen ka kërkuar ndjesë duke u shprehur se “Ok, pa problem. Më vjen keq se ndoshta ju stigmatizova por nuk ishte ky qëllimi”. “AlbanianGirl11” i ishte kundërpërgjigjur atij: “Nëse doni mund ta bëni vetë këtë gjë. Herës tjetër mendohu mirë para se të flasësh për shqiptarët”. Pas postimit diskriminues ndaj shqiptarëve, prokurorët kanë kërkuar ta marrin në pyetje dhe Verstrepen është paraqitur vullnetarisht për këtë gjë.(shqipmedia,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on August 30, 2012 in News

 

Tags: , ,

Zjarr me qymyr, vajza i vë flakën makinës dhe shtëpisë së të dashurit


Durrës:

Nuk kishte më kthim mbas dhe historia e tyre e dashurisë duket se i kishte ardhur fundit.

Në dëshpërim e sipër një vajzë 31 vjeçare si formë ndëshkimi ndaj të dashurit të saj për ndarjen, vendosi që ti vërë zjarrin shtëpisë dhe makinës së tij.

Burime zyrtare nga policia thanë për noa.al, se vajza e identifikuar si A.Pilinci nga Durrësi akuzohet se në orët e natës ka tentuar të djegë banesën e 32 vjeçarit A.Copa, lindur në Berat dhe me banim në Durrës, duke i shkaktuar dëmtime në orendi të ndryshme shtëpiake.

Pas këtij akti vajza ka tentuar ti djegë edhe makinën 32 vjeçarit Copa të tipit benz me targë AA 882 AR.

Nga ana e policisë thuhet se 31 vjeçarja pasi ka siguruar qymyr duke përfituar nga fakti se kishte një kopje të çelësave të banesës së djalit kishte hyrë brenda dhe kishte ndezur zjarrin, ku si rezultat i ndërhyrjes së shpejtë të shërbimeve të zjarrfikëseve u bë e mundur shuarja në kohë të zjarrit duke evituar djegien e plote të orendive shtëpiake.

Lidhur me vajzën e ndaluar materialet në ngarkim të Pilnici i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrim prone me zjarr” si dhe “Shkatërrim prone me zjarr e mbetur në tentativë”.(noa)

 
Leave a comment

Posted by on August 30, 2012 in News

 

Tags:

Foto e Dites


 
Leave a comment

Posted by on August 30, 2012 in News

 

Tags:

Kokainë në festën nudo, video dhe telashe të reja për Princin Harry


Nuk mjaftonin dy fotografitë nudo të cilat e nxirrnin duke u argëtuar i shfrenuar në një hotel në Las Vegas, por tani del edhe një video hard, ku princi harbohet i rrethuar nga disa vajza të zhveshura.

Buckingham Palace ka filluar të dridhet pasi sipas RadarOnline.com në festë qarkullonte kokainë.

“Në video shfaqet Princi Harry teksa argëtohet me femra të zhveshura në dhomën e hotelit, ku shumë të pranishëm përdornin drogë”, thuhet në shkrimin e këtij sajti.

Siç informon noa.al ngjarja në fjalë del në dritë në 17 gusht kur Princi Harry ndodhej në Las Vegas për një tur bamirësie.

Videoja në fjalë nuk është publikuar ende por nëse do dilte në qarkullim skandali i pinjollit të familjes mbretërore do kthehej në furtunë.

Familja mbretërore po përpiqet me të gjitha mënyrat që të ndalojë publikimin e kësaj video, ndërsa aktualisht e dashura e Princit Cressida Bonas e braktisi atë pasi tha se ndihej e poshtëruar.

 
Leave a comment

Posted by on August 30, 2012 in News

 

Tags: , , ,