RSS

Tag Archives: Agnesa Vuthaj

Hobet e femrave VIP


Janë femra të njohura, të cilat i shohim vazhdimisht në skenë, televizione apo sipërmarrje të tjera artistike. Shpeshherë në intervista shprehen se jetën e tyre ia kanë kushtuar tërësisht artit apo profesionit të tyre. Koha është përherë e limituar, madje shpesh me dilema dhe sakrifica mes karrierës e familjes. Sot do të zbulojmë se si e kalojnë kohën e lirë disa nga personazhet më të spikatura dhe më të njohura për publikun. Shumë prej tyre kanë pasione për të cilat nuk kemi dëgjuar më parë, si piktura, fotografia apo thjesht edhe ecje të gjata në natyrë.

Rezarta Shkurta

Ajo njihet nga të gjithë si këngëtare, por pasionet e saj janë të shumta. Në fakt kënga nuk është profesioni i vetëm i Rezarta Shkurtës. Ajo ka treguar se është një piktore dhe fotografe shumë e talentuar. Fotot e saj, të personazheve të njohura shpesh kanë zënë faqe të tëra në shtypin rozë. Megjithatë nuk janë vetëm këto hobet e saj. Një pasion tjetër i këngëtares simpatike është deti, por jo vetëm plazhi. Rezarta na ka treguar se mund të rrijë me orë të tëra në det si zhytëse. Bota nënujore është një magji më vete dhe Rezarta gjatë verës i dedikon vetes kohën e mjaftueshme për të eksploruar sekretet nënujore. Pas këtij sporti është tepër e apasionuar edhe këngëtarja tjetër e njohur Elsa Lila.

Leonora Jakupi

Leonora Jakupi është një tjetër këngëtare, e cila veç muzikës, në kohën e lirë preferon të merret me pikturë. “Më pëlqen shumë të pikturoj, më duket sikur bëhem pjesë e një bote tjetër. Një botë në të cilën unë udhëheq”, – është shprehur Leonora kur është pyetur për gjërat që preferon të bëjë në kohën e lirë. Aktualisht këngëtarja nuk ka lançuar ndonjë projekt të ri muzikor, ndërkohë që është bërë imazh për kompaninë “Devolli Company”, për produktin e kësaj të fundit, “Prince Caffe”.

Enada Hoxha

Është soliste në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit…Është pa diskutim balerina më e mirë që ka njohur skena shqiptare këto 10 vitet e fundit. Është e dashuruar marrëzisht me baletin në veçanti dhe artin në përgjithësi, prandaj dhe hobet e saj i ka të lidhura me çdo sferë të tij. Muzika dhe kënga është një nga pasionet e Enadës, që gjithsesi nuk mbeten të shkëputura nga fusha e saj që është baleti.

Eli Fara

Është një nga femrat më të veçanta e duket se vitet nuk ecin kurrë për Eli Farën. Ajo mbetet një nga këngëtaret më të dashura dhe aktualisht me këngën e saj “Romale”, konkurrente në “Kënga magjike” duket se ka çmendur gjithë publikun. Vitet kalojnë por Eli mbetet e njëjta vajzë sharmante dhe e bukur, madje siç ka thënë ajo në një intervistë më parë për “MAPO”, brenda vetes ndihet përherë si 25 vjeçe. Edhe pse koha më e madhe i është dedikuar këngës dhe koncerteve anembanë ku ka shqiptarë, Eli rezervon përherë kohë për pasionin e saj që është libri. Megjithatë, në ditë të veçanta preferon më shumë të qëndrojë në shtëpi dhe të shohë televizor. Është një nga gjërat që jeta si artiste përherë në lëvizje ta privon, ndaj Eli thotë se preferon këtë lloj qetësie në shtëpi.

Tuna Sejdiu

Është një ndër këngëtaret më të preferuara në trevat shqipfolëse, me hite shumë të suksesshme. Aktualisht ajo është bërë pjesë e shout të talenteve “X-Factor”, ku mësohet se do të jetë një nga anëtaret e jurisë. Tuna në kohën e lirë ka treguar se preferon të bëjë sport. “E dua sportin dhe mundohem të bëj palestër rregullisht. I dua në veçanti sportet luftarake dhe shpeshherë mendoj se, nëse nuk do të isha këngëtare, do të vazhdoja të merresha me karate dhe ndoshta do të kisha sukseset e babait tim”, – ka thënë këngëtarja e pyetur për hobet e saj. E nuk tingëllon e çuditshme në fakt po të kemi parasysh që i ati i Tunës ka qenë kampion i mundjes, me disa tituj dhe medalje të çmuara në konkurse kombëtare dhe ndërkombëtare.

Ingrit Gjoni

Aktualisht ajo ia ka kushtuar pjesën më të madhe të kohës djalit të saj, Parid, i cili është vetëm disa muajsh. Si një nënë në karrierë, Ingriti ka ardhur shumë shpejt në formë pas lindjes dhe gjatë verës i ka kushtuar edhe një kohë koncerteve dhe fansave të saj. Lidhur me pasionet e këngëtares, vetë Ingriti ka thënë se preferon shumë të udhëtojë. Adhuron të vizitojë vende të reja dhe në profesionin e saj si këngëtare këto dy gjëra shkojnë mjaft në harmoni me njëra-tjetrën.

Agnesa Vuthaj

Agnesa Vuthaj është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Një vajzë mjaft e bukur, e cila është cilësuar si një nga femrat me bukuri ekzotike në trojet shqiptare. Megjithatë, pavarësisht vlerësimeve Agnesa punon shumë për të arritur gjërat që ka, famën, statusin dhe pozicionin e saj në tregun mediatik. Ajo është përherë e angazhuar në produksionet e bukurisë në Kosovë, ndërsa veç kësaj në kohën e lirë bukuroshja duket se ka një jetë më se të thjeshtë. “Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen të zgjohem herët dhe të pi një kafe me qetësi duke parë televizor, lexuar apo komunikuar me familjen a miqtë e mi, për të vazhduar të planifikoj punët që do kryej gjatë ditës. Mbrëmjeve preferoj të lexoj para se të fle…”, – ka pohuar Agnesa. Veç kësaj ajo preferon shumë edhe të udhëtojë dhe të vizitojë vende të reja.

Genta Ismajli

Duke parë klipet e saj nuk është e vështirë të dallosh se cili është pasioni i këngëtares shpërthyese nga Kosova, Genta Ismajli. Është përherë energjike në performancat e saj dhe ka treguar se është një kërcimtare mjaft e zonja. Në fakt kërcimi është edhe pasioni dhe hobi tjetër i madh veç këngës. Me siguri që nëse do i ishte përkushtuar baletit, Genta do të ishte po aq e suksesshme edhe si këngëtare, por ajo ka preferuar ta alternojë pasionin për kërcimin me këngën në çdo klip apo performancë që bën.

“Vallëzimi për mua është qetësim për shpirtin, mua më çon në një botë krejtësisht tjetër dhe e ushtroj me gjithë shpirt e zemër këtë pasion. Kurse librin e kam një mik shumë të mirë”, – ka thënë ajo.

Inis Gjoni

Ajo është cilësuar si një ndër femrat më të bukura të ekraneve shqiptare. Shumë shpejt ajo do të jetë prezente në jetën artistike të kryeqytetit duke vënë në skenë një tjetër shfaqje, që do të jetë sërish komedi pas “Salla e banjës”. Inisi, e cila tashmë është nëna e një vogëlusheje mjaft të bukur, që e ka pagëzuar me emrin Coco Antonel, ka thënë se një nga hobet e saj është të udhëtojë, njëlloj si motra e saj Ingriti. Siç duket dy motrat nuk kanë të përbashkët vetëm bukurinë dhe talentin por edhe pasionet e tyre. “Më pëlqen të udhëtoj dhe të eksploroj vende të reja, të njoh kultura të ndryshme, njerëz të ndryshëm, ky mendoj se është hobi im”, – është shprehur Inisi.

Evi Reçi

Bashkëpunimi i saj me kompozitorin Flor Mumajesi ka rezultuar shumë i suksesshëm dhe tashmë Evi është kthyer në një nga këngëtaret e reja më premtuese të skenës shqiptare. Aktualisht Evi po vazhdon studimet në Itali për gazetari dhe veç pasionit të madh që ka për muzikën, ajo ka treguar disa nga hobet e saj që lidhen me artin. Në Itali Evi ka provuar edhe modelingun, por mes tij dhe muzikës ajo preferon këtë të dytën. “Unë do të zgjidhja muzikën, sepse modelingun e bëj për hobi, ndërsa fotografia është një nga preferencat e mia”, – thotë vajza simpatike, e cila jetën e saj e ka lidhur ngushtësisht me artin por edhe me punën si gazetare në Itali. Veç kësaj, një pasion të madh ajo rezervon edhe për librat.

Argjentina Ramosaj

Për këngëtaren e re Argjentina Ramosaj hobi më i madh mbetet fotografia, për të cilën është duke ndjekur dhe shkollën. Megjithatë nuk mbeten pas as modelingu, të cilin ajo e ushtron herë pas here për kompani të fuqishme mode. Një tjetër hobi interesant i këngëtares Ramosaj është të udhëtojë nëpër botë. Aktualisht Argjentina po shijon frytet e suksesit të këngës së saj “Si shiu”, një këngë e cila u bë hit pas pjesëmarrjes së këngëtares në Top-Fest.(ina/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 6, 2012 in News

 

Tags: , , , , , , , , , , , , , , , , ,

Agnesa Vuthaj: Relacioni më i mirë është single


Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah. Ndaj ka vendosur të jetë single derisa të takojë personin që do ta bindë se jeta në çift është më e bukur sesa kur je vetëm. Ama, kur gjendet në ndonjë dasmë, nuk i shpëton dot ngacmimit që i ndjell dalja e nuses nga shtëpia.

Me kë jeton?

Jetoj vetëm.

Cila është gjëja më e bukur e të qenit single?

Vetë të qenit single është një ndjenjë shumë e bukur. Të kesh një marrëdhënie të mirë me vetveten dhe jetën, mjafton për t’u ndjerë e përmbushur dhe e lumtur, edhe pa një mashkull në krah.

Po gjëja më e keqe?

Kureshtja, kush do ta ndërrojë statusin tim nga Single në Relacion.

Ke dalë në “blind date”, në takim të sajuar nga të tjerët me dikë që nuk e ke njohur më parë?

Jo, asnjëherë.

Kush e ka “problem” beqarinë tënde?

Më duket se askush J.

Gënjen ende kur del në takim me dikë? Kë gënjen dhe si?

Nuk kam gënjyer asnjëherë për të dalë në një takim… ndoshta ngaqë kam filluar të dal në të tilla takime shumë vonë; dhe kur kam dalë në një takim, të gjithë ata që më njohin e kanë ditur dhe janë gëzuar për faktin.

Mbrëmjet e tua tipike të fundjavës si janë?

Zakonisht fundjavat i kaloj te familja ime, në ambient familjar ose në udhëtime, e rrallë më ndodh të dal për party, për jetë nate.

Në ç’orë kthehesh në shtëpi, kur del natën?

Sikur ta pyesim sigurimin poshtë shtëpisë sime J. Ndonëse dal rrallë, kur dal më pëlqen të rri më gjatë, por rreth orës 2.30 jam në shtëpi.

Kur e ke dëgjuar për herë të parë urimin “me një fat të mirë” ose “në dasmë”?

Për herë të parë nuk e mbaj mend, por për të fundit do të përgjigjesha: më ndodh ta dëgjoj shumë shpesh, nga familjarët, miqtë, bashkëpunëtorët.

Çfarë mendon kur e dëgjon?

E marrë me pozitivitet, mendoj që do të martohem kur të ndihem që kam takuar personin me të cilin do ta kaloj gjithë jetën time.

Të pëlqejnë dasmat e të tjerëve?

Më pëlqejnë dhe më emocionojnë shume dasmat, sidomos ato që bëhen në shtëpinë e vajzës dhe momenti kur vijnë dhe e marrin nusen.

Po për tënden a mendon?

Sapo më shkon mendja te dasma ime, e çoj mendimin diku tjetër. Mendoj se do të kalojë shumë kohë para se të filloj të mendoj për dasmën time.

Shumica e miqve dhe mikeshave të tua janë të martuar apo single?

Kam shumë miq/mikesha të martuar, por shoqet me të cilat e kaloj shumicën e kohës janë single. Sapo më martohet një shoqe, takoj një tjetër që është single J.

Sa shpesh fton njerëz në shtëpi?

Shumë rrallë.

Për çfarë shpenzon më shumë?

Udhëtime.

Sa herë në javë gatuan?

Gatuaj vetëm kur jam shumë e uritur dhe nuk mund të pres për të dalë për të ngrënë jashtë ose kur më hahet një ushqim shtëpie që s’e gatuajnë nëpër restorante.

Përndryshe, mëngjesin e ha gjithmonë në shtëpi.

Cili është specialiteti yt?

Kur gatuaj vetëm për veten, zakonisht gatuaj ushqimet më të lehta, supë, sallatë, perime të ziera… por ushqimi i detit është i preferuari im.

Mund të gatuash edhe vetëm për vete?

Po, duke qenë se jetoj vetëm, më ndodh të gatuaj dhe të ha vetëm dhe më pëlqen.

Cilin nga këta numra shërbimesh ke në celular: taksi, ambulancë, polici, elektricist, hidraulik, shërbim taksi…

Numër policie dhe taksie nuk kam në celular, sepse e di përmendsh, por kam numër mjeshtri të rrymës dhe ujit (elektricist & hidraulik).

Deri kur do vazhdosh të jesh single?

Deri kur të takoj personin që do të më bindë se jeta në çift është më e bukur. Vazhdoj të mendoj që “relacioni më i mirë është single”.

Gazeta MAPO

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Meshkujt u tremben femrave të suksesshme


Agnesa Vuthaj është një personazh mjaft i dashur për publikun shqiptar. Një vajzë mjaft e bukur, e cila rrezaton mirësi dhe zgjuarsi sapo e sheh. Në fakt Agnesa punon shumë për të arritur gjërat që ka, famën, statusin dhe pozicionin e saj në tregun mediatik. Ajo është e angazhuar në produksionet e bukurisë në Kosovë, por tregon se kjo verë ka qenë totalisht e saj. Mes punës dhe pushimeve, jetës private dhe asaj që nuk e mban dot larg syrit të të tjerëve, Angnesa tregon më tepër rreth vetes në këtë intervistë. Ajo tregon edhe për marrëdhëniet e një femre të famshme me meshkujt, shpesh nuk është aq e thjeshtë se ç’mendohet.

Agnesa, si ka qenë kjo verë për ty?

Kjo verë ishte shumë e këndshme për mua. Kam qenë më e lirë në dallim nga vitet e fundit dhe jam munduar ta shijoj secilën ditë.

Cilat kanë qenë gjërat më prioritare?

Vetja ime. Kam pasur nevojë që t’i kushtoj pak kohë vetes, pastaj familjes dhe miqve të afërt. Kështu që mund të them se kjo ishte vera ime.

Ka qenë më shumë punë apo pushime?

Kombinimi im i preferuar, punë dhe pushime. Kam qenë e angazhuar për fushatën e BKT-së, që jam imazh i tyre këtë periudhë. Pastaj në planifikimin e disa projekteve të reja që pres të realizohen nga fundi i vitit apo edhe viti i ardhshëm… Përndryshe edhe kam udhëtuar e pushuar.

Jeni e angazhuar në produksione bukurie në Kosovë. Si e sheh këtë realitet në botën shqiptare?

Është fat që kemi vajza dhe djem të bukur, por duhet akoma kohë dhe punë për të krijuar dhe zhvilluar një treg funksional, ku mund të punohej dhe përfitohej mirë prej këtij profesioni. Spektaklet e bukurisë funksionojnë mjaft mirë, duke përfaqësuar edhe vendin në konkurse ndërkombëtare dhe duke i hapur fituesve rrugë për karrierë ndërkombëtare, derisa modelizmi mendoj që ka pak ngecje.

Mendon se shumë të rinj duan të jenë pjesë e botës së medias, televizionit dhe kopertinave?

Gjithsesi, kemi shumë të rinj të bukur, të talentuar dhe ambiciozë dhe meritojnë të jenë pjesë e medias, të shfaqen në publik, qoftë përmes Tv-së, kopertinave ose edhe mënyra të tjera artistike.

Jeni cilësuar si një femër me bukuri të veçantë. Si ndiheni kur ju komplimentojnë?

Kam marrë aq shumë komplimente në jetën time dhe sërish, secilën herë që marr një kompliment, sado i vogël të jetë, më bën të ndihem shumë mirë.

Si është Angnesa në një ditë të zakonshme?

Mëngjesi është shumë i rëndësishëm për mua. Më pëlqen të zgjohem herët dhe të pi një kafe me qetësi, duke parë televizor, lexuar apo komunikuar me familjen a miqtë e mi. Për të vazhduar të planifikoj punët që do kryej gjatë ditës. Mbrëmjeve preferoj të lexoj para se të fle…

Çfarë nuk pëlqen te femrat?

Unë e pëlqej shumë femrën dhe karakterin femëror… Asnjëherë nuk kam thënë “sikur të isha djalë”… Në një pikë të gjitha jemi shumë të ngjashme: të ndjeshme, të kujdesshme e të dashura.

Sipas teje, me çfarë e ekzagjerojnë femrat shqiptare?

Ekzagjerimin do e konsideroja personal dhe global më shumë sesa shqiptar. Unë besoj që secila femër duhet të dijë çfarë dëshiron nga vetja dhe jeta e saj dhe të arrijë të marrë apo krijojë më të mirën e mundshme për të. Unë nuk e paragjykoj askënd. Secila ka stilin e vet të të jetuarit.

Nëse do t’ju jepje një këshillë bukurie, cila do të ishte ajo?

Të kujdesen për ushqimin, të pinë shumë ujë dhe të gjejnë qetësi shpirtërore. Kur organizmi funksionon mirë dhe shpirti është i qetë. Do të arrijmë të ndihemi e dukemi bukur gjithmonë.

Mendon se sot njerëzit po i japin më tepër rëndësi pamjes sesa shpirtit?

Pamja është e para që vërejmë te secili person, ndërsa për të njohur shpirtin e dikujt apo botën e brendshme kërkohet shumë më shumë kohë e mund. Por në botën e showbizit është pamja parësore, sepse fillimisht publiku nuk do të shikojë një modele, këngëtare a aktore për shpirtin, por për pamjen a talentin e saj.

Agnesa, mesa dimë nuk keni dikë përkrah. Është e vështirë që dikush t’ju bëjë për vete?

Më e vështirë është të më mbajë dikush, sesa të më bëjë për vete. Për mua një lidhje duhet të ketë dashuri, kujdes dhe përkushtim të vazhdueshëm dhe gjithmonë në rritje.

A dashuron shpesh Agnesa Vuthaj?

Jo, por kur dashuroj, dua të dashuroj pa limite.

Çfarë do të doje nga mashkulli i jetës tënde?

Të njoh dhe të kuptojë botën time të brendshme.

Beson te dashuria me shikim të parë?

Po, besoj që një shikim i parë mund të jetë nismë e një dashurie të madhe. Besoj shumë te kimia.

Sa e vështirë është të ruash privatësinë kur je i famshëm?

Është e vështirë, por është një sakrificë për ne. Gjithçka e ka momentin e vet. Gjërat do bëhen publike gjithsesi, por është mirë të bëhen në kohën e duhur, jo paraprakisht apo pasi të kenë marrë fund.

Ju kanë frikë meshkujt, sepse mund t’ju dukeni e paarritshme dhe tremben t’ju njohin nga afër?

Po, meshkujt ju tremben femrave të suksesshme.

Për femrat e bukura dhe në botën e medias shpesh thuhet se e kanë më të lehtë të gjejnë mashkullin ideal. Për ty si është?

Unë mendoj të kundërtën; është më e vështirë, sepse për mashkullin shqiptar është shumë e vështirë të përballojë një femër të suksesshme e të famshme.

Dasmën tënde si e dëshiron?      

Ose shumë tradicionale, me tradita e shumë të ftuar, ose një dasmë shumë të vogël private në një vend special.

Je femër tradicionale apo më shumë moderne?

Të dyja. Jam tradicionale sa i përket vlerave që kam trashëguar dhe dua t’i ruaj ato e t’i trashëgoj te brezat e ardhshëm, ndërsa për pjesën tjetër jam shumë moderne.

Dimë se që nga vjet në DWS nuk i keni shkëputur lidhjet me Simonen. Si do ta quanit miqësinë tuaj?

“Një miqësi speciale” e ka quajtur një gazetare në një shkrim dhe ky mendoj që është përshkrimi ideal i miqësisë sonë.

A i mban mend leksionet e kërcimit që ke marrë?

Po, dhe shpresoj të mos i harroj asnjëherë.

Agnesa, cilat kanë qenë momentet më të vështira në jetën tuaj? A ka pasur të tillë?

Kam pasur momente të vështira në jetë. Janë shumë personale, por ndikojnë pozitivisht në formimin e karakterit dhe janë një mësim bazë për përballimin e sfidave që sjell jeta.

Nga çfarë nuk do të hiqje kurrë dorë në jetë?

Nga vetë jeta dhe nga familja ime.

Ka ndonjë profesion për të cilin je kureshtare për ta provuar?

Po, por do vazhdoj ta sprovoj veten në profesionet që më pëlqejnë.

Diçka nga e cila keni hequr dorë në jetë dhe jeni penduar?

Nuk pendohem asnjëherë për vendimet që kam marrë në jetë. Kjo që jam sot, jam rezultat i vendimeve të mia. Ndonjëherë mendoj si do ishte nëse do zgjidhja ndryshe…

Frika më e madhe e juaja, cila është?

Ka momente kur ndiej frikë në jetë, frikë se mos humbas njerëzit e dashur apo gjërat e vlefshme të jetës.

Do të bënit ndërhyrje kirurgjikale vetëm për t’u dukur më e re? I keni frikë rrudhat?

Jo, mendoj që edhe rrudhat që krijohen me kalimin e viteve e kanë bukurinë e tyre dhe tregojnë kush ke qenë ti ndër vite dhe kush je sot.

A ka një njeri të cilit do doje t’i kërkoje falje?

Zakonisht kam rreth vetes njerëz që më kërkojnë falje. Unë jam shumë korrekte me të tjerët dhe shumë rrallë më bie të kërkoj falje dhe kur kjo ndodh, duhet të jetë diçka shumë e vogël, p.sh. një vonesë 2 minuta (qesh). (Mapo)

 
Leave a comment

Posted by on August 18, 2012 in News

 

Tags:

Agnesa Vuthaj, shtëpiake


Bukuroshja Agnesa Vuthaj preferon më shumë të përgatisë ushqim në shtëpi sesa të hajë jashtë. Kjo e klasifikon atë në një vajzë të mirë shtëpiake.

Duket si një bukuroshe mendjemadhe, por nuk është e tillë. Sepse Agnesa Vuthajt zakonisht nuk ia ka ëndja të dalë dhe të hajë nëpër qytet sikurse bëjnë disa VIP nëpër Kosovë, por ajo preferon më shumë që të përgatitë në shtëpi.

“Më shumë preferoj të ha në shtëpi, sepse ushqimi që e përgatis në shtëpi është më i shëndetshëm dhe më pak kalorik”, thotë ajo.

Megjithatë, duke pasur parasysh pozitën e saj, thotë se shpesh ka ndodhur që të hajë edhe jashtë, por edhe kur ha, ha në vende të caktuara.

“Ndodh të ha edhe jashtë, por vetëm në vende të caktuara që janë të dëshmuara për ushqim të freskët”.

Kur është puna të ushqimi, Agnesa thotë se shumicën e herëve preferon të hajë ushqime të natyrës dhe deri diku është një vegjetariane.

“Perimet, në çdo mënyrë të përgatitjes si dhe frutat, janë ushqimi i im i preferuar”, thotë ajo.

Por, jo gjithherë ajo mund t’i konsumojë këto gjëra, pasi që thotë se ushqimet që ajo më së shumti i konsumon janë sallatat, supa dhe orizi.

Sa i përket dietës, Agnesa thotë se nuk mban ndonjë dietë të caktuar.

“Zakonisht konsumoj ushqim të shëndetshëm dhe i llogarit, pasi që kjo është mënyrë më e mirë për të mos shtuar shumë peshë”.

Receta e Agnesës: Domate me oriz

“Përbërësit për 4 persona: 4 domate mesatare; 250gr oriz kokërrgjatë (oriz për rizoto); 2 thelba hudhër; 5 lugë vaj ulliri; disa gjethe borzilok; 1 tufe majdanoz; pak rigon; disa gjethe mente të freskët; kripë; piper.

Përgatitja bëhet në këtë mënyrë: lajmë domatet, i presim pjesën e poshtme të cilën do ta ruajmë për t’ia vënë si kapelë, i heqim tulin e brendshëm, i kriposim dhe i vëmë përmbys mbi një pjatë, në të cilën kemi shtruar letër kuzhine derisa të kullojë i gjithë lëngu i brendshëm.

E vendosim orizin në një enë, e rregullojmë me vaj ulliri dhe e përziejmë; shtojmë majdanozin e grirë, borzilokun, mentën dhe hudhrën e larë dhe të prerë hollë, pak rigon dhe piper dhe i bashkojmë të gjitha bashkë.

Mbushim me përbërjen e përfituar domatet dhe i hedhim pak vaj ulliri sipër. we mbulojmë me kapelën e tyre të cilën e kemi prerë në fillim dhe e kemi lënë mënjanë.

I vendosim domatet në një tavë të lyer me pak vaj dhe i fusim në furrë në nxehtësi të moderuar për rreth 15 minuta. we shërbejmë të ftohta.(Express/Spiun/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on February 1, 2012 in News

 

Tags:

Agnesa Vuthaj: Nga Florida, me kalori


Ka kaluar pushime me të vërtetë të jashtëzakonshme këtë fundvit ish Miss Kosova dhe Miss Albania, Agnesa Vuthaj. Ndërsa në vendlindjen e saj, në Istog këto kanë qenë ditët më të ftohta të vitit, Agnesa ka zgjedhur diellin dhe plazhet e Floridës në Amerikë.

Agnesa është nisur drejt Floridës vetëm një ditë para Krishtlindjeve, pasi ka marrë pjesë në disa aktivitete bamirësie të zhvilluara gjatë fundvitit, e në të cilat ajo është përfshirë me shoqatën që drejton.

Në fakt, viti që sapo lamë pas, ka qenë më se i mbarë për Agnesa Vuthajn, edhe pse nisi zymtë, me humbjen e babait të saj. Por, pjesëmarrja në edicionin e dytë të “Dancing with the Stars” në Vizion Plus, e solli Agnesën edhe njëherë në qendër të vëmendjes së publikut. Për njëmbëdhjetë javë rresht, deri në gjysmëfinale, ajo qe një nga figurat më të dashura të spektaklit që kapi rekorde shikueshmërie, kjo edhe për faktin se kishte fatin që për partner të kishte Simone Pigliacelin, balerinin italian me të cilin gjithë shtypi rozë dëshironte që ajo të kishte një lidhje dashurie. Por ndonëse shkëndija mes tyre nuk ndezi (ishte Agnesa ajo që e donte Simonen vetëm si mik), sërish ata u bënë një çift mediatik shumë i dashur, gjë që i solli edhe një kontratë për t’u bërë imazhi publicitar i Albtelecomit. Vjeshta e gëzoi sërish Agnesën me lajmin e lindjes së një mbese dhe e gjithë periudha ka qenë ndër më të begatat në punën e saj, raporton portali Editorial.

Dhe fundi i një viti i tillë meriton të festohet më së miri. Pushimet në Florida, ku jeton motra e saj, kanë qenë një dhuratë më se e merituar. Në fotografitë e bëra gjatë pushimeve, Agnesa rrezaton lumturi dhe… disa kilogramë mbi peshë. Epo mëkati i ushqimit është një nga më të ëmblit, që mund t’ia lejojnë vetes edhe bukuroshet. Përpara e presin muaj të tërë me palestra që do e sjellin patjetër në formë. (koha)

 
Leave a comment

Posted by on January 13, 2012 in News

 

Tags: