RSS

Tag Archives: Dashuria

Arsyet që të çojnë drejt divorcit


ciftQë në fëmijëri, mendojmë për dasmën tonë ideale. Për vajzat përfytyrimi kalon çdo lloj fantazie, që nga princi i kaltër e deri tek fustani përrallor, vendi i ceremonisë dhe shpesh herë edhe të ftuarit. 

Martesa është kurorëzimi i një lidhjeje të fortë në çift, ku mashkulli dhe femra nuk jetojnë dot pa njëri-tjetrin, kështu që vendosin të kurorëzojnë lidhjen e tyre para familjarëve, miqve dhe Zotit.

Megjithatë, ndodh që lidhja e fortë mes çiftit prishet, humbet ekuilibri dhe mes tyre nuk ka më komunikim.

Atëherë vjen divorci, hapi i fundit dhe më radikal i prishjes së një marrëdhënieje. Në ditët e sotme, divorci është kthyer në një lloj mode e siç thonë sociologët. familja nuk është më e njejta, ajo nuk ka më të njejtën rëndësi si dikur.

Sipas një studimi, katër janë problemet kryesore, të cilave thuajse asnjë martesë nuk i reziston dot. Megjithatë, në mënyrë të habitshme, në këtë listë nuk bën pjesë tradhëtia.

Së pari, të ndalosh së qenuri partner . Kur njëri nga partnerët ndien dhe kupton se partneri tjetër ka filluar të jetë i papërgjegjshëm, të bëjë veprime të pamenduara e të mendojë vetëm për veten e tij, lidhja martesore bëhet shkrumb e hi, shkatërrohet intimiteti dhe tërheqja seksuale.

Nëse arrin në këtë pikë, kthimi pas është shumë i vështirë, thuajse i pamundur, për këtë aryse duhet që përpara se të vendosni të lidheni në martesë të diskutoni me njëri-tjetrin, pse jo edhe në praninë e një këshilluesi martesash.

Sipas studimit, një tjetër arsye që të shtyn drejt divorcit janë ankesat e vazhdueshme, shfaqja e pakenaqesive dhe hedhja e fajit partnerit.

Kur problmet martesore nuk zgjidhen dot në mënyrën që të dyja palët të jenë të kënaqura atëherë fillojnë fyerjet dhe ofendimet për mënyrën e jetesës, gjë që çon në shkatërrimin e martesës.

Sipas studiuesve, të arrish kompromisin për problemet që ke është shumë herë më e rëndësishme sesa fakti që ti ke të drejtë. Personat individualist që nuk pranojnë përgjegjësitë janë të destinuar të që ta çojnë marrëdhënien e tyre në dështim.

Narcisizmi është një tjetër detaj i rëndësishëm ndaj të cilit duhet të bëjmë shumë kujdes nëse duam që marrëdhënia jonë bashkëshortore të mos përfundojë. Kur partenerët nuk janë ta aftë të jenë të ndjeshëm ndaj njëri tjetrit  dhe në vend që të hyjnë në konkurencë mbi cështje të tilla si kush punon më shumë, kush kalon kohë më shumë me fëmijët apo se kush ka kaluar një ditë më të keqe presupozojnë që tjetri e ka më të lehtë dhe nuk ndjehet i mirëkuptuar.

Të jesh apo përpiqesh të jesh në qendër të vëmendjes jo vetëm në çift, por edhe për të gjithë familjen, e bën bashkëshortin apo bashkëshorten tuaj të ndjehet e anashkaluar dhe të vihet në vështirësi për shkak të mungesës së konsideratës së tyre nga të tjerët.

Në rast se do të përpiqet ta përtypë zakonin tuaj, e sigurt që nuk do të mundet ta bëjë gjithmonë. Përpiquni të mos e lini pasdore dhe të mos kërkoni të gjithë vëmendjen për veten tuaj.

Eksperti dhe psikoterapisti i divorceve, McËade shpjegon se çeshtjet bashkeshortore që shqetësojnë njërin apo tjetrin partner duhen diskutuar patjetër në çift, në rast se është e mundur të ndryshojnë, por kjo duhet bërë përpara se këto veprime të shndërrohen në sjellje të zakonshme. (tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on March 5, 2013 in News

 

Tags: , ,

Ushqimet dhe mineralet e dobishme që përmirësojnë jetën seksuale


Që në lashtësi burrat dilnin për gjah në kërkimin e një afrodiziaku natyral që me t’u kapërdirë, t’i transformonte në makina seksi. Në Kinë mund të kërkonit një pjatë kastravecë deti, reputacioni i të cilëve si fuqizues të dëshirës seksuale rrjedh nga prirja për t’u fryrë porsa preken. Në kultura të tjera burri duhet të hajë thëllëzë mashkull të ngordhur, fytyrë hipopotami, apo të ngjyejë objekte në formë mashkullore në vaj. Të marrë spec djegës ose fara hithre dhe t’i vendosë aty ku nuk do të dëshironte, vetëm e vetëm për të përmirësuar aftësinë seksuale. Sipas psikologëve të seksologjisë, çfarëdolloj ushqimi (pak rëndësi ka sa ekzotik është apo në cilën grykë duhet ët hyjë), mund të ketë një efekt qetësues. Që do të thotë se do të rritë energjinë, nëse jeni me të vërtetë të bindur se do ta bëjë. Ju këshillojmë të eksperimentoni strategjinë tonë ( më e përshtatshme për shqisat e të shijuarit): zhvillo shijen për vitaminat, mineralet dhe barërat që lubrifikojnë mekanizmat. Nisni parapërgatitjet me pak nga këto ushqime dhe minerale të treguara më poshtë, dhe nuk do të vonojë shumë mbledhja e rezultateve.
 Mineralet thelbësore për seksin
Të gjitha mineralet dhe vitaminat ndihmojnë, por është zinku ai që bën punën më të vështirë. Ai është i lidhur me pjellorinë, fuqinë, dëshirën dhe shëndetin seksual në kufij të gjatë kohorë dhe ka rol thelbësor në prodhimin e spermatozoideve. Përgjegjëse për pakësimin e vëllimit të spermës dhe të nivelit të testosteronit janë rezervat e pakta me zink. Në çdo ejakulim mund të konsumohen rreth 5 gramë zink, që do të thotë 1/3 e furnizimit të përditshëm. Për fat të mirë zinku është i lehtë për t’u marrë: 110 gramë biftek furnizon gjysmën e nevojës ditore dhe një midhje e vetme siguron të gjithë zinkun që ju duhet. Të pasur me zink janë gjeli, drithërat dhe fasulet.
Efektet e selinos në jetën në çift
Lërini mënjanë spërkatësit me ferromone që duhet të tërhiqnin femrat. Studiuesit, në kërkim të një toniku me të vërtetë të efektshëm, u përqendruan në një hormon të fuqishëm mashkullor, androsteroni, i pranishëm edhe të selinoja. Me sa duket, androsteroni lirohet pas ngrënies, me djersitjen. Thuhet se androsteroni tërheq femrat: mos u nëse ju afrohet ndonjëra. Edhe nëse nuk do të keni aq shumë fat, kujtohuni se po konsumoni ushqim me pak kalori, të pasur me fibra që ju ndihmon në pastrimin e dhëmbëve dhe ju freskon frymëmarrjen.
Ushqimet që shmangin problemet seksuale
Një prostatë problematike mund të zvogëlojë mundësinë për të pasur ereksion, duke u bërë pengesë e madhe në jetën seksuale. Prostati, pezmatimi i rëndë i prostatës, ndonjëherë i shoqëruar me dhimbje dhe dobësim, mund të mbahet nën kontroll nga ushqime si arra, fara apo mielli integral, nënprodukte të thekrës. Këto prodhojnë hormone bimore si vajra dhe substanca të tjera që ulin pezmatimin e prostatës. Farat e kungullit, në veçanti kanë vajra që lehtësojnë ndjesinë e sikletit dhe trysninë në legen të shkaktuar nga fryrja e prostatës. Mund t’iu ndihmojë edhe dieta orientale: nënproduktet e sojës, orizi dhe lakra kineze, mund të ulin efektet e dihidrosteronit, një nënprodukt i testosteronit i ardhur nga hipertrofia prostatike.

Afrodiziakët nxisin dëshirën
Afrodiziak është çfarëdolloj substance apo aktivitet që ngjiz dëshirën për dashuri. Disa kanë pikënisje shkencore, por tek shumica e tyre vepron impulsi i imagjinatës. Çdo kulturë dhe secili nga ne vepron përpara tyre, por sipas mënyrës së tij. Gjatë mijëra vjetëve njerëzimi ka krijuar mundësi nga më të ndryshmet në kërkim të aromave të ndryshme, në kërkim të ngasjes së pornografisë dhe krijimit të artit erotik. Ndryshimi mes tyre varet nga gustot e gjithsecilit, ajo që është erotike për njërin mund të jetë pornografi për tjetrin. E ngrëna dhe e shijuara seksuale varen më pak nga sistemi tretës dhe seksual se sa nga truri, pasi gjithçka që na rrethon është më tepër një ëndërr, iluzion, gënjeshtër. Duke ju referuar ushqimit dhe seksualitetit, natyra posedon një minimum shumë të thjeshtë i destinuar për individin dhe specien. Imagjinata është një demon i qëndrueshëm dhe ka shumë rëndësi në botën seksuale.

Ushqimet zgjojnë epshin
Që kur njerëzit e parë filluan jetën, lidhja midis të ngrënës dhe seksit kanë qenë temat e qëndrueshme të të gjitha kulturave.
Në një botë perfekte, mendohet se çfarëdo lloj ushqimi natyral, i freskët, tërheqës në pamje, i shijshëm dhe i këndshëm, do të thotë të njëjtat cilësi që çdokush do t’i dëshironte në një çift, do të ishte afrodiziake. Por, ashtu sikundër ka metoda për të nxitur dëshirën, njihen edhe ato që e shuajnë atë. Por ka edhe substanca të cilat konsiderohen fatale për dëshirat, valeriani në doza të vogla mund të jetë stimulant, birra e bashkuar me verën në sasi të vogla përdorej në të kaluarën si eksitues, por në doza të mëdha ato do të bezdisnin dhe dashuria nuk do të kishte jetë. Po kështu banjat me ujë të ftohtë nuk janë të këshillueshme, sepse nuk mund të ndihmojnë për të zgjuar dëshirat. Uthulla ka cilësi shumë të mira mjekësore, por ajo mund të shkaktojë të vjella, impotence temporale mbasi ftoh gjakun.

Dashuria dhe surprizat erotike
I vetmi afrodiziak i vërtetë dhe i pagabueshëm është dashuria. Asgjë nuk mund të ndalojë pasionin e dy njerëzve të dashuruar. Në këtë rast nuk ka rëndësi se ku ndodhesh, sa vjeç je, je i lodhur apo jo fizikisht, je rehat në krevat apo ku ndodhesh. Afrodiziaku i dytë është variacioni. Variacioni rinovon zjarrin e dashurisë. Kjo shpjegon poligaminë si dhe mungesën e besnikërisë. Por për të ndezur dëshirën në një çift ku ekziston dashuria ka vend edhe imagjinata. Një gjë e tillë mund të ndiqet edhe gjatë gatimit. Çdo gjë që gatuhet për një të dashur është sensuale, por është akoma më shumë në se të dy marrin pjesë në gatim, duke shfrytëzuar rastin që së bashku me qërimin e lëkurës së qepës, të fillojnë të zhvishen edhe ata. Kontrasti dhe surpriza janë erotike, një vajzë e veshur me pantallona të shkurtra dhe e hipur në një motoçikletë mund të duket eksituese, ndërkohë që një burrë në një situatë të tillë mund të duket qesharak./T.O/Ikub/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in Dashuria, Keshilla, Seks, Semundjet, Shendeti

 

Tags: , , , , , , , , ,

Darka e pare me te dashurin, cfare duhet te evitoni


Ju do te beni me ne fund daljen tuaj te pare me te dashurin. Por cfare duhet te beni?

Ja te gjitha celesat se si ta beni takimin e pare balle per balle , keshtu do te evitoni dhe gabimet.
Sipas 72% e francezeve, eshte e preferueshme per nje takim te pare , te ftoni partnerin tuaj per te pire nje gote vere sesa te shkoni te hani darke nen dritat e qirinjve.

Kur perzgjedhim pijen ideale, caji dhe kafja vijne ne koken tuaj te parat. Alkooli ( qe duhet ta konsumoni me moderim) qe eshte me i pershtatshem ne keto raste duhet te jete nje gote vere ose nje gote shampanje. Ato qe nuk jane te preferueshme jane : uiski dhe vodka.
Per ato qe vendosin te shkojne ne restorant , zgjedhja e komandes eshte shume e rendesishme. Per 54% e te intervistuarve , nuk i pengon asgje, per te ngrene gjate takimit te pare.

Ne fakt idealja eshte te zgjidhni nje pjate,ne menyre precize nje pjate e cila nuk duhet te jete shume aromatike .
Ne te kundert, pjatat me arome te forte nuk jane shume te vleresuara per 21% e perosnave te intervistuar.
Te pakten mos konsumoni vetem mish , kjo nuk duket se krijon ndonje problem per pjesen me te madhe. Vetem 3% mendojne qe ky lloj takimi vetem me ate shoqerohet.

Si perfundim, kemi vene re qe nese nuk konsumohet asgje , duket nje pike e keqe per disa nga ne, te hani dhe sasi te medha nuk eshte dhe aq e rekomandueshme.
Atehere per te vendosur te gjitha shanset nga ana juaj, hani ne menyre te ekuilibrua, sasi te arsyeshme dhe shoqerojeni ate me nje gote vere ose me nje gote shampanje.Nuk duhet ta teproni, cmoni thjeshtesine qe ne fund te dukeni te shendetshem .(infoalbania,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 13, 2012 in News

 

Tags: , , , ,

Ironia tragjike e fatit të çiftit zviceran


Shpenzuan 5 vite për t’i rënë botës rreth e rrotull së bashku dhe vdiqën vetëm dy ditë pas rikthimit në shtëpi. 

Ky është fati sa ironik aq edhe tragjik i një çifti 38-vjeçarësh zviceranë. Daniela Veis dhe partneri i saj Daniel Oelter udhëtuan së bashku për 5 vite në Amerikë, Mesdhe, Azi e Australi dhe vetëm dy ditë pasi ishin rikthyer në shtëpi nga pushimet e stërzgjatura, u goditën nga treni, pak metra larg apartamentit të tyre.

Çifti u pa të përqafohej pak çaste para përplasjes vdekjeprurëse. Daniel gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa partnerja e tij, Daniela ndërroi jetë një ditë më vonë në spitalin e Auraut.

Dashuria mes tyre lindi në vitin 2005 dhe pasi njohën pasionin e përbashkët për udhëtimet, vendosën të shesin gjithcka e të ndërmarrin nismën 5-vjeçare.

“Ata udhëtuan nëpër vende të ndryshme të botës, mes plot rreziqeve dhe unë për çdo moment mendoja më të keqen, por nuk e besoja se kjo do të ndodhte këtu në Zvicër, pak metra larg derës së shtëpisë time. Kur trokiti dera në orën 01:30 mendova se Daniela kishte harruar çelsat, por kur pashë policinë e kuptova që diçka e tmerrshme kishte ndodhur”, tregon mes hidhërimit e ëma 70-vjeçare e Danielës.(tch)

 
Leave a comment

Posted by on September 1, 2012 in News

 

Tags: ,

Historia e pabesueshme e dashurisë


Historia e pabesueshme e dashurisë së një çifti kanadez, fitoi faqet e para të revistave rozë në vendin amerikanoverior dhe së shpejti mund të shndërrohet edhe në skenarin e ndonjë filmi të suksesshëm. 

Matthew Leger dhe Celia Rodrigues, të dy 24 vjeç dhe banorë të Kebekut, do të kurorezojnë ndienjat për njëri-tjetrin duke u lidhur në martesë muajin e ardhshëm.

Deri këtu, nuk ka asgjë të pabesueshme, por historia e tyre e dashurisë bëhet unike për faktin se të dy u njohën ndërsa merrnin mësime noti në moshën 8-vjeçare, në një pishinë ku prindërit i kishin çuar brenda qytetit.

Të shndërruar në shokë të mirë fëmijërie, çifti frekuentohej vazhdimisht deri në moshën 13-vjeçare, ku për shkak të distancës së krijuar nga zhvendosja e prindërve të tyre, u shkëputën për dhjetë vjet.

Megjithatë, ndonëse një dekadë më pas, 23-vjeçarja Cecilia nuk e kishte harruar kurrë shokun e saj të fëmijërisë dhe pas një këmbëngulje të gjatë, e rigjeti, këtë herë për t’u dashuruar me shikim të parë… të paktën siç pretendon secili prej tyre.

E për të bërë këtë histori edhe më të veçantë, siç mund të imagjinohej, martesa është caktuar për t’u zhvilluar pikërisht buzë pishinës, në të cilën të dy u njohën vetëm atëherë kur ishin tetë vjeç. (tch)

 
Leave a comment

Posted by on July 20, 2012 in News

 

Tags: ,

Dashuria zgjat vetëm 4 vite


Hulumtuesit nga Universiteti Autonom Kombëtar në Meksikë pohojnë se dashuria nuk mund të zgjatë më shumë se 4 vite.
Sipas tyre, dashuria e cila ngjan në çmenduri të përkohshme shkakton aktivizimin e qelizave të caktuara kimike në tru.
Hulumtuesit kanë anketuar një numër të madh njerëzish dhe kanë arritur në përfundim se dashuria i ka të gjitha karakteristikat e nervozës obsesive dhe të sëmurë. Kur dikush është i dashuruar, e humb gjumin dhe oreksin dhe nuk mund të mendojë në asgjë tjetër përvec personit në të cilin është i/e dashuruar.
Një tjetër fakt interesant është sipas shkencëtarëve, mund të biem në dashuri në një person të caktuar vetëm një herë. Ndjenjat që lindin pas një pause nuk mund ta zgjojnë dashurinë.(shqipmendia)

 
Leave a comment

Posted by on December 23, 2011 in News

 

Tags: