RSS

Jay Z sulmohet Fizikisht nga Solange ,Motra e Beyonce(VIDEO)

13 May

jay zJay Z është sulmuar fizikisht nga motra e Beyonce, Solange Knowles. Kjo gjë ka ndodhur në “after party” e eventit të përvitshëm “Met Gala”. Gjithë skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së ashensorit në Standard Hotel në New York. 

Nuk dihet përse ka nisur konflikti mes Solange dhe Jay Z, por në video duket qartë vajza që nis ta sulmojë këngëtarin me grushte, me shkelma dhe duke e goditur me çantë. Ajo shfaqet shumë e revoltuar dhe truprojat e çifitit tentojnë ta ndalojnë. Ndërsa Beyonce nw video duket e qetë dhe  përpiqet të qetësojë motrën e saj.

Skena është filmuar nga kamerat e sigurisë së hotelit. Në disa sekuenca del truproja teksa përpiqet të mbyllë ashensorin, që kjo skenë të mos kapej nga fotografët që po prisnin poshtë hotelit. Pasi kanë dalë nga ashensori, Beyonce dhe Solange janë larguar me të njëjtën makinë ndërsa Jay Z është larguar i vetëm.

Nuk dihet përse ka nisur ky sherr, por dyshohet se Solange kishte konsumuar pak më tepër alkool gjatë mbrëmjes. Sipas “Radar Online”, Solange i ka bërë publike dhe problemet e saj me drogën dhe për këtë arsye vitin e shkuar ajo anuloi edhe turin e saj evropian.(tch,tupani)


 

 
Leave a comment

Posted by on May 13, 2014 in News

 

Tags: ,

Leave a comment