RSS

Daily Archives: December 15, 2012

Fjolla Morina – FB (Official Video )


fjolla-morina-5Video klipi dhe kenga me e re per Fjolla Morinen e kompozuar nga Flori

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags:

Britney Spears para Lady Gagas e Rihannas me fitime


britney spearsPak vite më parë, për shkak të alkoolit dhe peripecive në jetën personale, shumë kritikë të muzikës e quanin “të mbaruar”, por 2012 tregoi të kundërtën.

Bëhet fjalë për Britney Spears, këngëtarja amerikane e muzikës pop e cila renditet e para në listën e Forbes si këngëtarja që ka fituar më shumë për këtë vit.

Spears udhëheq listën e këngëtareve në renditjen e publikuar nga “Bibla e kapitalizmit”. Sipas Forbes ajo ka mundur të sigurojë 58 milion dollarë fitime në 12-mujorin e fundit, duke lënë pas këngëtaren e muzikës country Taylor Swift, Rihanna dhe Lady Gaga, transmeton TCH.

Revista amerikane publikon edhe faktorët e rilindjes së Britney. Faktori i parë janë të ardhurat e siguruara nga shitjet e albumit të fundit të këngëtares, “Femme Fatale”, i treti më i shitur për 2012, së dyti të ardhurat e siguruara nga turi botëror që këngëtarja ndërmori për promovimin e këtij albumi dhe së treti të ardhurat e siguruara nga shitja e linjës së parfumeve “Fantasy Twist” në bashkëpunim me kompaninë kozmetike “Elizabeth Arden”.

“Nëse deri më tani kishim pasiguri mbi karrierën muzikore prej superstare të Britney Spears, ky vit na vërtetoi se ishim gabuar”, shkruan Forbes.

Në vendin e dytë të listës së revistës amerikane, me 1 milion dollarë më pak se Britney është Taylor Swift, në vend të tretë Rihanna me 53 milion dollarë dhe e katërta Lady gaga me 52 milion dollarë.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: , ,

Filmi “Spivs” me Rita Orën,në KTV


rita ora spivsEpitetin e yllit ia kanë siguruar performancat në skenë. Ka pushtuar botën me interpretimin e hiteve muzikore. Por para se të përvetësonte publikun me muzikë, këngëtarja me prejardhje nga Kosova, Rita Ora, e kishte sfiduar veten në aktrim. Ishte viti 2004, kur emri i saj do të radhitej mes kastës së aktorëve në filmin “Spivs”, të realizuar nën direktivat e regjisorit Colin Teague. Rita Ora, asokohe 14-vjeçare, në rolin e Rosanës, vjen në ekranin e kanalit më alternativ në vend. Mbrëmjen e së dielës, me fillim në orën 20:00, shikuesit e Kohavisionit do të kenë rastin të shohin Ritën aktore në filmin “Spivs”. Deri tani janë parë vetëm sekuenca të këtij filmi ku Rita – e cila emigroi në Angli bashkë me familjen kur ishte një vjeçe – shihet tek flet shqip.

Dardan Selimaj, producent i programit në Kohavision, ka thënë se filmi në të cilin luan edhe këngëtarja kosovare me nam botëror, do të transmetohet për herë të parë në Kosovë.

“Filmi do të shfaqet eksluzivisht në KTV, të dielën mbrëma”, ka thënë Selimaj.

Sipas tij, këtë përcaktim, ekipi i Kohavisionit e ka bërë për shumë arsye.

“Kemi dashur që kosovarët ta shohin Ritën ndryshe. Në film adhuruesit e saj mund ta njohin edhe Ritën si aktore dhe jo vetëm si këngëtare”, ka thënë Selimaj, derisa ka shprehur bindjen se shikuesit e KTV-së do ta mirëpresin filmin me Rita Orën.

“Spivs” është film britanik, i cili gërsheton zhanret komedi, krim dhe dramë. Filmi është realizuar nga regjisori Colin Teague, i cili po ashtu ka shkruar skenarin në bashkëpunim me Gary Young. Me role kryesore në këtë film paraqiten aktorët Ken Stott, Nick Moran, Kate Ashfield, Dominic Monaghan, Jack Dee, etj.

Filmi pasqyron rrëfimin e personazheve Jack, Steve dhe Goat, të cilët janë kontrabandistë, të cilët jetojnë një jetë të çrregullt dhe me plot rreziqe. Një prej disave të cilat u dalin para në “tregun e zi”, shtjellohet deri në fund të filmit “Spivs”.

Ndryshe, Rita Ora, së fundi ka lansuar videoklipin e këngës “Radioactive”, i cili po vazhdon të ndjekë suksesin e videoklipit “Shine Ya Lights”, të cilin Ora e ka realizuar në Kosovë.(koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: ,

Blerim Destani blen një vilë në Dubai, fqinj me Inva Mulën


blerim destaniQë Blerim Destani është një ndër shqiptarët më të pasur, kjo gjë nuk do të përbënte më lajm. Që gjithashtu ka hapur një linjë të vetën veshjesh, edhe ky lajm është i ditur.

Çfarë nuk dihej akoma ishte një super shtëpi luksoze në një nga vendet më të bukura dhe më të pasura në botë, në Dubai. Kohë pas kohe, Blerimi rri në vilën e tij të pushimeve në Dubai. Veçanërisht kur i duhet një qetësi maksimale për t’u përgatitur për rolet e tij, Destani preferon të qëndrojë në vendin e nxehtë.

Mësohet se Blerimi në Dubai është fqinj me çiftin Inva Mula dhe Hetem Ramadani dhe vilat e tyre janë ndërtuar në një nga zonat më të pasura të Dubait, shumë pranë njëratjetrës.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: ,

Nora Istrefi: U zhvesha topless për arsye shëndetësore


nora istrefi toplessFotoja ku Nora Istrefi shfaqej vetëm me mbathje është bërë në Ulqin, në një plazh ku nuk lejohet të vishesh, përveçse topless. Në këtë plazh, uji është shërues i disa sëmundjeve të lëkurës dhe kjo është edhe arsyeja kryesore që Nora Istrefi ka hequr recipetat.

Fotoja është realizuar në verën e vitit 2011, ku Nora ka qenë bashkë me një shoqe për të provuar vetitë shëruese të këtij plazhi. Sipas Norës, në këtë plazh të gjitha femrat dalin topless dhe aty nuk lejohen aparatet fotografike, por mesa duket jashtë vëmendjes së rojave janë celularët.

Me një aparat të tillë celular është realizuar edhe fotoja që bëri xhiron e internetit dhe që dëme në imazh këngëtares nga Kosova.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: ,

Rozana Radi shpenzon gjysmë milioni lekë për macen


rozana radiDo të dukej absurditet i madh, por është e vërtetë. Këngëtarja Rozana Radi ka shpenzuar gjysmë milionë lekë (të vjetra) për macen e saj. E ka pasur të pamundur ta marrë me vete gjatë qëndrimit të saj në “Vip Shpija”.

E gjithashtu e ka pasur të pamundur t’ia linte kujdestarinë një personi të besuar, për këtë arsye Rozana i është drejtuar spitalit të kafshëve në Sauk, ku ka dorëzuar maçokun e saj.

Më pas Rozanës i është dashur të merret ca kohë edhe me menaxhimin e biznesit, të cilin pritet ta hapë shumë shpejt. Për këtë arsye maçoku ka qëndruar gjatë në hotelin dhe spitalin e kafshëve, aq gjatë sa fatura ka qenë tepër e kripur për këngëtaren, që megjithatë nuk iu drodh dora kur nxori nga kuleta plot 50.000 mijë lekë.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags:

Kinë, njoftonin fundin e botës më 21 dhjetor, në pranga 4 persona


43390_2Policia kineze arrestoi katër persona, pasi kishin shpërndarë njoftime për fundin e botës, njoftoi agjencia shtetërore kineze e lajmeve, Hsinhua.

”Dy persona u arrestuan pasi kishin shëtitur nëpër rrugët e qytetit me megafon duke njoftuar fundin e botës, ndërkohë që dy të tjerë u arrestuan pasi kishin shpërndarë fletëpalosje që njoftonin fundin e shpejtë të planetit”, – shkruan agjencia Hsinhua.
Të katër personat u dënuan me 10 ditë burg në qelitë e komisariatit të policisë së qytetit.

Me afrimin e 21 dhjetorit, datë që sipas profecisë së fisit Maya do të sjellë fundin e botës, në Kinë shpërndahen shumë njoftime me përmbajtje të tilla edhe pse autoritetet civile dhe policia vazhdojnë të informojnë opinionin publik për të mos besuar. (bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Sinanin dhe Leonorën i bashkon “Uragani”


sinani leonora uraganiTë dy ata janë personazhe të dashura për publikun shqiptar, falë muzikës së tyre. Por si duket më në fund një duet i përfolur i këngëtares Leonora Jakupi është realizuar. Ne këtë e vërtetuam te albumi i sapodalë në këtë fundvit i këngëtarit Sinan Vllasaliu, me titull “Tatuazh”, album i cili ka gjithsej 8 këngë.

Ndërsa kënga ‘Një uragan” ka bashkuar Sinanin dhe Leonorën në duet, i cili ndodhet në albumin më të ri të këngëtarit, ndërsa mësojmë se kënga është kompozuar nga Gabro dhe me tekst të Avni Qailit. (M.GJ./Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: , ,

Diana Avdiu, miss fotogjenia në konkursin “Tramp Model”


diana avdiuMes 89 bukurosheve të ardhura nga shumë vende të botës, Miss Kosova Universe Diana Avdiu ka fituar çmimin ‘Miss Fotogjenia” në këtë konkurs bukurie.

19 vjeçarja, e cila cilësohet edhe një nga pretendentet kryesore për kurorën e më të bukurës, përveç këtij çmimi ka fituar edhe kontrata të shumta me agjencinë “Tramp Model”.

Këtë lajm e konfirmoi moderatori i njohur Labinot Gashi, i cili vazhdon ta shoqërojë Dianën edhe në Amerikë, duke u gëzuar me suksesin e vajzës e cila e nisi karrierën në programet e tij.

Nata finale e këtij konkursi është më 19 dhjetor. (koha,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Miriam Cani aktore në një film gjerman


miriam cani filmMiriam Cani veçse njihet si një këngëtare e njohur, jo vetëm në Shqipëri por edhe në Gjermani, tashmë duket se po ndërmerr edhe një hap tjetër të rëndësishëm në karrierën e saj. Ajo do të provojë t’i hyjë kinematografisë. Këtë lajm këngëtarja e ka ndarë me adhuruesit e saj në rrjetet sociale ku ka shkruar. “Në janar jam e ftuar në audicionin e madh për një rol në filmin kinematogragik të famshëm gjerman “Bully”.

E pres me padurim ndaj më uroni fat”, ka thënë Miriami, teksa më tej ka shtuar duke zbuluar surpriza të tjera.  Në datën 30 janar do të më ndiqni në prezantimin e një “Award Show” në qytetin Köln. Shumë shpejt do publikoj materiale nga prezantimi im te “Drums Award” në Stuttgart”, – ka thënë këngëtarja, e cila e zhvillon karrierën mes dy vendeve, Shqipërisë dhe Gjermanisë.

Viti 2013 duket se do të jetë plot surpriza për Miriam Canin, edhe pse nga angazhimet e shumta ajo ka shtyrë lançimin e këngës së saj më të re, që pritet të dalë në fillim të janarit.  (MAPO/Ina/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on December 15, 2012 in News