RSS

Tag Archives: Gjakova

Lorik Cana do të rikthehet te Sunderlandi?


Romë, 2 janar – Kapiteni i kombëtares shqiptare, Lorik Cana po mendon të rikthehet në Premierligë. Sipas ‘Daily Mirror’, mesfushori i Lazios ka shumë mundësi të ribashkohet me skuadrën e Sunderlandit, ku edhe ishte kapiten.

“Lorik Cana është duke menduar kthimit në Premier League dhe është i vendosur të ribashkohet me ekipin e Sunderlandit”, shkruan Mirror, transmeton agjencia Ina.

Cana ka luajtur gjatë periudhës 2009/10 për skuadrën e Sunderlandit. Te kjo skuadër ai shkoi si kapiten i Olympique Marseille, ndërsa prej Anglisë u transferua në Turqi te Galatasaray, para se të kalonte te Lazio, ku luan edhe sot.

Cana nuk është aktivizuar te skuadra romake dhe mund të braktisë stadiumin Olimpico të Romës gjatë këtij afati kalimtar të janarit.Tupani

 
Leave a comment

Posted by on January 2, 2013 in News

 

Tags: , , , , , , , , , , ,

Kushtrim Hoxha e Lorik Cana, për Gjakovën -Ti them heshtjes tane mjaft (Video)


Pas një pune dhe përkushtimi të madh, është publikuar videoklipi i këngës “T’i them heshtjes tane mjaft”, që i dedikohet qytetit të Gjakovës.

Këngëtari e aktori Kushtrim Hoxha, futbollisti Lorik Cana dhe disa qindra pjestarë të tifogrupit “Kuqezinjtë e Jakovës”, nëpërmjet kësaj kënge duan tu dërgojnë mesazh institucioneve të vendit, që të mos e harrojnë Gjakovën dhe të bëjnë më shumë për këtë qytet.

Hoxha, i cili është i lindur dhe rritur në Gjakovë, këtë këngë ua ka dedikuar shokëve të tij të rënë në luftë dhe të gjithë atyre që janë vrarë në lufëen e fundit. Në këtë video paraqiten edhe luftëtarë, që sot jetojnë në kushte të vështira.

Gjate realizimit te ketij projekti, Hoxha kishte bere me dije se kjo eshte forma e tij e ndihmes per qytetin e lindjes:
“Tash e 13 vjet njerëzit e shtetit po e neglizhojnë Gjakovën. Ky qytet që dikur ka qenë i hareshëm sot ka nevojë të ringjallet dhe ta thyejë heshtjen që e ka kapluar. Këtë mund ta bëjmë vetëm ne njerëzit e Gjakovës, artistët, sportistët e të gjithë ata që kanë mundësi të ndihmojnë sadopak”.

Edhe futbollisti i Lazio-s dhe i kombëtares shqiptare, Lorik Cana, kishte thënë se e ka pranuar me kënaqësi ftesën për të marrë pjesë në këtë videospot, pasi e ka ndjerë obligim të bëjë diçka për Gjakovën.(spiun/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 16, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,