RSS

Policia vret truprojën e Jay Z. ,Beyonce,Lady Gaga…

06 Sep

jayz1-0509

Policia amerikane qëlloi për vdekje truprojën që ishte kujdesur për disa vite me radhë për sigurinë e Jay Z., Beyonce dhe së fundmi vajzës së tyre Blue Ivy. 

Norman Oosterbroek, 208 centimetra i gjatë dhe 140 kilogramë i shëndoshë kishte hyrë nudo në një vilë në Majemi, pasi kishte shpërthyer derën e saj.
article-2413412-1BA5BE18000005DC-812_634x757
E lajmëruar nga pronari i frikësuar i shtëpisë, policia kishte mbërritur dhe kishte qëlluar për vdekje 43-vjeçarin.
Aktualisht, nuk është ende e qartë se përse truproja kishte dhunuar një pronë private.

article-2413412-1BA5C6D6000005DC-557_634x699

Dyshimet e para bien mbi mundësinë që ai të ishte nën efektin e substancava narkotike, ndërsa për momentin përjashtohet pista e grabitjes. / Top Channel/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2013 in News

 

Leave a comment