RSS

Daily Archives: September 20, 2013

“Princeshat” ndryshe të Meksikës


muxeNë Juchitan të Meksikës gjenden disa princesha ndryshe nga të tjerat, të cilat pranohen në shoqëri dhe respektohen që nga koha e Aztekëve. 

“Princesha në një tokë maçosh” është koleksioni i fotografive të meksikanit Nicola Okin Frioli, i cili ka paraqitur Muxe-t, të cilët janë homoseksualë që janë pjesë e qeverisjes lokale dhe janë simbol i fatit të mirë tek familjet e tyre.

Sipas Friolit, në një vend burrash të fortë, çdo familje e Juchitanit ka një Muxe, që në dialektin e fshatit do të thotë “njeri i zgjedhur”. Këta “burra-princesha” ecin krenarë në rrugë të veshur si femra dhe gëzojnë respektin e 160 mijë banorëve të Juchitanit.

“Shumë prej nesh janë kështu sepse prindërit na kanë shndërruar duke na trajtuar si femra që të vegjël. Nuk jemi as meshkuj e as femra. Jemi Muxe dhe Zoti i pranon të gjithë”, thotë Felina./ Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Piktori gjakovar në Tiranë


spahija-ekspoPiktori nga Kosova, Xhevdet Spahija, këtë radhë ka vendosur ta ndajë krijimtarinë me publikun artdashës të Tiranës. 

Ekspozita e tij, e çelur në Muzeun Historik Kombëtar, përcjell vizionin artistik të autorit në një mënyrë të plotë. Mes 64 punimeve në vaj gjenden piktura të bazuara në tematika të ndryshme që e frymëzojnë Spahinë në përditshmërinë e tij.

Mitologjia, nudot femërore të cilat më së shumti janë fryt i fantazisë së autorit apo edhe skenat nga e përditshmja e peisazhet e frymëzuara nga udhëtime të rrënjosura në kujtesën e tij, ndërthurin në vetvete ngjyra të shumta e hapësira ku piktori ka gjetur përmbushjen e tij artistike.

“Nëse kaloj qoftë një ditë pa pikturë, diçka më mungon. Kryesorja është të krijosh një pikturë të këndshme dhe joshëse për syrin”, shprehet Spahija.

Xhevdet Spahija është edhe profesor i pikturës pranë gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë. Ekspozita e tij do të qëndrojë e hapur deri në datën 23 Shtator. / Top Channel

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Xhirimet e “Fast And Furious 7”


vin-diesel-fast7Saga “Fast And Furious” duket se nuk do të përfundojë kurrë. Vin Diesel dhe Paul Walker, të cilët interpretojnë Dominic Toretto dhe Brian O’Conner, janë fotografuar duke xhiruar skenat e pjesës së shtatë të filmit në Atlanta të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. 

Së bashku me ta, gjatë xhirimit të një skene funerali, ishte edhe Chris ‘Ludacris’ Bridges.

Pas rikthimit të Michelle Rodriguez në filmin e gjashtë, personazhi i së cilës Letty mendohej se kishte vdekur në filmin e katërt, në ‘Fast And Furious 7’ do të interpretojë edhe Sean Boswell, i cili ishte protagonist në ‘The Fast And The Furious: Tokyo Drift’.

vin-diesel-funeral

Jason Statham do të jetë e reja më e pritur e sagës, pjesa e shtatë e së cilës do të xhirohet jo vetëm në Amerikë, por edhe në Tokio e Dubai.

Ndërkohë, Vin Diesel ka konfirmuar se do të ketë ‘Fast And Furious’ 8 dhe 9 në vitet e ardhshme./ Top Channel

 

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Peshëngritësja 9-muajshe shtatzanë


nenaNjë nënë amerikane ka skandalizuar opinionin publik, duke u marrë me peshëngritja dhe aktivitete të tjera të rënda fizike, edhe pse ka hyrë në muajin e nëntë të shtatzanisë. 

35-vjeçarja Lee-Ann Ellison shkaktoi një stuhi në internet, kur postoi fotografitë e saj duke u stërvitur në profilin e “Facebook”.

Që prej postimit në datën 15 shtator, mbi 16 mijë komente janë vendosur poshtë fotove të saj, në të cilat një pjesë e madhe e publikut e akuzojnë nënën e ardhshme si egoiste dhe të papërgjegjshme.

Megjithatë, Lee-Ann Ellison beson se është në të drejtën e saj dhe se mbajtja e trupit në formë nuk ka përse të kufizohej prej shtatzanisë.(tch,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Varros veturën që kushton 368 mijë euro


article-2425452-1BEA5B2F000005DC-696_634x420Ai ka të gjithë të mirat e kësaj bote që mund të kishte ëndërruar. Por për të evituar çdo rrezik për mungesën e tyre në jetën e përtejme, biznesmeni ‘Count Scarpa’ po varros thesarin e tij më të shtrenjtë – një veturë të re Bentley që kushton 368 mijë euro.

Veprimin e rrallë 62-vjeçari e ka bërë publik në faqen e tij në Facebook. Ai ka vendosur të ndjekë shembullin e Faraonëve të Egjiptit duke marrë me vete edhe pas vdekje pasurinë.

Kështu që nesër, ai do të varrosë Bentley-n e tij në mënyrë që ta ketë për ndonjë udhëtim të rehatshëm në botën tjetër.

“Kam vendosur të veproj si Fareonët: këtë javë dot varros makinën time të parapëlqyer Bentley këtu para kopshtit të shtëpisë”, shkruan braziliani.(kp)

 

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Pesë këshilla bukurie për vjeshtë


Vetulla1Ndërrimi i stinës përveç gardërobës kërkon edhe ndërrimin e produkteve kozmetike por edhe truke të tjera për bukuri shkëlqyese. Më poshtë mund të njoftoheni nga mënyra më e mirë për mirëmbajtjen e lëkurës e deri tek këshillat e fundit dhe produktet e bukurisë së kësaj vjeshte.

1.      Vetulla natyrale

Mos i vizato dhe tëhollo vetullat shumë, vetullat e plota shkojnë më shumë. “Heqja e vetullave është e domosdoshme, pastaj vëni në vetullat tuaja një hije të lehtë lapsi me ngjyra sa më natyrale”, thotë eksperti i famshëm i bukurisë Robert Bolanos.

Kjo krijon një efekt më të butë, më natyrale.

2.      Thonjë ngjyrë ulliri

 

Thonjë jeshilë ushtarakë? Hija çuditërisht i jep bukuri tërë toneve të lëkurës dhe vjen si bum kundër ngjyrave të modës që janë të nxehta, sikurse vishnje.

3.      Prerje të re flokësh

 

Kur mendoni se duhet të ndryshoni flokët tuaja, konsiderojeni si mundësi prerjet e njohura të trendit aktual. Për një version komplet të ri flokësh, stilistët sugjerojnë flokë të shkurtra ose pak më të gjata, deri nën mjekër, njësoj si Jessica Alba.

4.      Qepalla të gjata dhe të trasha

Asgjë nuk hapë më bukur sytë tuaj se qepallat e gjata dhe të trasha. Nëse qepallat tuaja natyrale janë të holla dhe të shkurtra, i keni dy mënyra për të arritur formën e duhur. E para, nëse shkoni në një sallon ondulomi dhe me jo shumë para ti mbillni ato, ose të përdorni losione të ndryshme që ndikojnë në zgjatjen dhe trashjen e tyre.

5.      Zbusni lëkurën me vaj ulliri

Kremrat nuk janë mënyra e vetme për të hidratuar kur moti dhe lëkura është e thatë. Vajrat për fytyrë janë hidratues duke mos u lënë të prisni për të vendosur grim.(kp)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Sot del në shitje iPhone 5S


indexSot telefoni i ri “iPhone 5S” i firmës Apple që ndër të rejat e tjera sjell edhe teknologjinë e skanimit të shenjave të gishtit. Që tani piratët e kompjuterave kanë ofruar një shpërblim për personin që do të arrijë të jetë i pari të thyejë kodin biometrik.

Ekspertët e sigurisë në internet Nick Deepetrillo dhe Robert David Graham kanë krijuar një faqe elektronike për të grumbulluar fonde nga publiku për atë që do të arrijë të zbulojë kodin e shenjave të gishtave të telefonit të ri.

Skaneri i telefonit të ri përdor shenjat e gishtit për të bllokuar ose çbllokuar telefonin, në vend të kodit numerik që përdorin telefonat e tjerë. Ai që do të jetë i suksesshëm duhet të paraqesë të filmuar se si mund të arrijë të kopjojë shenjat e gishtave nga një sipërfaqe , t’i riprodhojë ato, dhe t’i përdorë për të hapur telefonin iPhone 5S të personit të cilit i janë kopjuar shenjat e gishtave.

Dy ekspertët thonë se teknologjia e telefonit është shumë e avancuar dhe ata e krijuan shpërblimin për t’u treguar njerëzve se riprodhimi i shenjave të gishtave është më i vështirë se sa mund të duket. Deri në mesditën e së enjtes rreth 50 vetë kishin ofruar mbi 3 mijë dollarë për shpërblimin.(kp,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

Rrëzohet nga arra dhe vdes


pemetmbysinPolicia e Kosovës ka njoftuar se në fshatin Nerodime e Epërme Ferizaj një person ka hipur në një pemë (arrë) dhe aksidentalisht bie nga arra dhe pëson lëndime vdekjeprurëse.

Viktima është dërguar në Qendrën Emergjente ku mjeku kujdestarë ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës i është liruar familjarëve.(kosovapress)

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Tags:

E ka dashur pijen


Lana Del Rey e ka pranuar se kur ka qenë adoleshente e ka dashur shumë pijen, por tani e tetë vite është plotësisht e pastër nga alkooli. Mirëpo, Lana thotë se ekziston rreziku i kthimit tek vesi i vjetër. “Kur nuk respektohet puna ime dhe kur ndjej që njerëzit nuk e pëlqejnë muzikën time, mua më vjen të nis sërish pijen”, tha ajo.

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News

 

Aksident i tmerrshëm


Një prej kitaristëve dhe këngëtarëve më të njohur të botës, Carlos Santana, rrezikoi jetën në një aksident rrugor në të cilin u përfshi së fundi.

Ndonëse disa media raportuan se 66-vjeçari ishte përfshirë në një aksident rrugor të parëndësishëm, revista amerikane “TMZ” tregoi nëpërmjet fotove se jo vetëm që aksidenti nuk kishte qenë “një gërvishtje”, por ishte aq serioz sa që ai mund të ndihet me fat që shpëtoi.

 
Leave a comment

Posted by on September 20, 2013 in News