RSS

Category Archives: Kuriozitete

Rihanna e Justin Bieber me biliona shikime false,vetëm për tu popullarizuar!


Justin Bieber and Rihanna

Zoteruesit e You Tube  kane zbuluar me shume se 2 bilion shikime te rreme ne videoklipet e mega yjeve boterore,vecanerishte te videoklipet e Rihannas dhe Justin Bieber qe jane nen labelin muzikore “Universal”. Stafi i You Tube deklaroi se kjo nuk eshte gabim dhe se keto shikime jane bere me vetem nje qellim, rritja e popullaritetit te ketyre kengetareve.

Labeli “Sony” ka humbur 850 ,milion shikime brenda nje dite nga largimi i shikimeve te rreme te videoklipeve te Alicia Keys,Rita Ora e Labirinth.

Michael Jackson ka humbur 287 milion ,ndersa Beyonce rreth 151 milion shikime te rreme.

E vetmja mega artiste qe eshte pa shikime te rreme eshte Lady Gaga.

 

Tags: , , , , , , , , , , ,

Një në çdo pesë ruse e gatshme të martohet me Putin


Qendra ruse e studimeve Levada, në një hulumtim të ri të sajin ka nxjerrë në pah popullaritetin që presidenti rus Vladimir Putin ka tek femrat.

Në një sondazh të bërë publik së fundmi, mësohet se rreth 20 për qind e femrave në Rusi, mezi e prisnin rastin të martoheshin me të.

Rreth 66 për qind e tyre kishin deklaruar se nuk donin të martoheshin me të, ndërsa 14 për qind e tyre kishin kërkuar kohë të mendoheshin në lidhje me këtë pyetje.

Gjatë hulumtimit janë anketuar 1.601 femra në të gjithë Rusinë në periudhën nga 21 deri më 24 shtator, por nuk bëhet e ditur mosha e tyre.

Putin mbush nesër 60 vjeç, ndërsa në vitin 2008 është shpallur politikani më tërheqës në Rusi.(bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on October 6, 2012 in Kuriozitete, Lajme, Lajme Te Cuditshme, Seks

 

Tags: , , ,

Justin Bieber lexon komentin ofendues të një kosovareje para botës!


Jimmy Kimmel eshte protagonist i nje prej emisioneve me te shikuara ne Amerike “Jimmy Kimmel Live”.Ai gjithmone sjell dicka shume te vecante per miliona shikues te emisionit te tij shume te famshem.
Ne nje prej emisioneve te tij te fundit,ai ka venodusr ti ve yjet me fame boterore ti lexojne disa nga cicerimat(tweet) ne Twitter,qe postojne njerezit duke i ofenduar keta yje.

Katy Perry,Snooki,Kristen Stewart,Justin Bieber,Larry King e disa te tjere ishin ata qe lexuan me ze keto postime qe ofendonin ata personalisht.Ja edhe ne video:

Dukagjini Extra meson se rastesisht,nje tweet ofendues per Justin Bieber qellon te jete nga nje vajze nga Kosova.Ajo quhet Mimoza dhe jeton ne Prizren. Postimi i saj ishte :

“O Zot na kthe 2pac-un,ne do ta japim Justin Bieber”.

Natyrisht Justini u ndie i ofenduar nga ky postim ashtu siq shihet edhe ne video. Menjehere pas emisionit,fansat e Justin Bieber filluan “sulmin” e tyre ndaj Mimozes per tweet-in e asaj.Mirpo Mimoza nuk ishte vetem,ngase menjeher edhe fansat e 2pac dhe urryes tjere te Justin Bieber filluan ta perkrahnin ate.
Mimoza tha se ishte nje shaka dhe se kishte imagjinuar kurr se Justini me te vertete do e lexonte.
Por sido qe te jete,ajo eshte bere shume e famshme,dhe vazhdon te komentohet neper internet rreth postimit te saj./tupani

 
 

3-vjeçarja që ha tullë si të jetë një çokollatë


Një vogëlushe 3-vjeçare është aq e dhënë për të ngrënë objekte të rrezikshme, aq sa mund të hajë një poç llambe qelqi të tërë!

Natalie Hayhurst është mjaft e ekspozuar ndaj rrezikut të helmimit për shkak të një gjëndjeje të rrallë çrregullimi, që i jep asaj dëshirën për të konsumuar objekte të pangrënëshme. Vogëlushja 3 vjeçare për pak sa nuk vdiq kur në shkurt hëngri poçin e qelqit të marrë nga abazhuri i dhomës së gjumit. Ndërkohë që të preferuarat e saj janë gurat dhe lapsat.

Ajo mund të hajë një tull me aq lehtësi, aq sa një njeri normal mund të hajë një copë çokollate.

Natalia vuan nga ‘Pica’, një gjëndje e karakterizuar nga një oreks për substanca jo-ushqyese

 
Leave a comment

Posted by on September 26, 2011 in Kuriozitete

 

Tags:

Langu i Zhabes hit ne Peru


Langu i zhabes aq eshte popullarizu sa disa e pin cdo dite perderisa mendohet se eshte edhe sherues per ata qe kane probleme me frymarrje,njofton Reuters
Langu i pazakont shitet ne nje kafiteri ne Lima te cilit i shtohen edhe 20 permbajtje te tjera qe te kete shijen e langut te pemeve.”Cdo dite vi per lang te zhabes.I shkelqyeshem eshte,me ndihmon shum pasi kam probleme me astmen”,ka thene nje klijente.
I zoti i kafiteris thote se langu i zhabes ndikon ne rritjen e fuqis,forcimin e eshtrave dhe ne pamje.Zhabat i gjuan ne liqenin Titicaca ne jug te Perus,cdo dite shet nga 80.Me se shumti pun ka ne mengjes.(tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Kuriozitete

 

Filmi që triumfon edhe 17 vjet më pas


“Mbreti Luan” është një nga filmat vizatimorë më të preferuar nga të gjithë fëmijët dhe jo vetëm.

Filmi i prodhuar në vitin 1994 ishte një sukses i madh 17 vite më parë, por është rikthyer sërish i sukseshëm javën e kaluar në sallat amerikane të kinemasë, kësaj radhe në versionin 3D. Bëhet fjalë për të njëjtin film, por i konvertuar në formatin dixhital.

Pritej që nga ky film të fitoheshin 8-9 milionë dollarë gjatë “premierës” në fundjavë, por suksesi ishte shumë më i madh. “Mbreti Luan” u bë filmi më i shikuar në SHBA gjatë fundjavës dhe arriti të fitonte 22 milionë dollarë.

Tashmë, ky film ngjitet në vendin e 17 të renditjes së filmave me më shumë fitime në SHBA me një total fitimi prej 262 milionë eurosh.(tch)

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Kuriozitete

 

Vrasësi i dashuruar kursen viktimën


E ka lyer me ketchup për të simuluar vrasjen. Një vrasës i dashuruar, braziliani Hitman Carlos Roberto de Jesus, ish i burgosur, ka kursyer jetën e objektivit të tij, Iranildes Aguiar Araujo.

Por porositësja e krimit ka zbuluar mashtrimin dhe e ka denoncuar në polici.

De Jesus ishte paguar 345 dollarë nga një bashkëshorte dhe shtëpiake e tradhëtuar, Maria Nilza Simoes, për të vrarë të dashurën e dyshuar të bashkëshortit.

Por kur De Jesus ka parë Araujo, ka rënë në dashuri. Duke mos mundur të çojë deri në fund “punën”, çifti i ri ka planifikuar simulimin e vrasjes.

Kanë blerë dy shishe me ketchup në një supermerkato lokale dhe kanë vënë në akt veprën e tyre. De Jesus, pasi ka shtrirë gruan në tokë, i ka grisur këmishën, i ka vënë një litar në gojë, i ka lidhur duart dhe e ka lyer me salcë domateje për të simuluar gjakun. Ish i burgosuri e ka fotografuar më pas “viktimën” dhe i ka dërguar foton porositëses.

Por mashtrimi ka zgjatur pak. Pas tre ditësh Simoes ka kapur çiftin e ri duke u puthur. Pas kësaj ajo ka shkuar në polici dhe ka denoncuar Jesus për vjedhjen e 1 mijë dollarëve. Por gruaja është demaskuar nga deklaratat e lëna nga Jesus për policët. “Në tetë vjet shërbim nuk kam dëgjuar asnjëherë asgjë të ngjashme”, është shprehur sherifi i zonës.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Kuriozitete

 

Mundje në kafaz mes fëmijëve


Një video ku tregohen dy djem 8 dhe 9 vjeç duke bërë mundje në një kafaz me njëri-tjetrin në Angli mund të sjellë dënimin me burg të prindërve të tyre.

Fëmijët nga Preston shihen në video duke bërë një ndeshje të ngjashme me ato të wrestling të mbyllur në një kafaz për kënaqësinë e të rriturve.

Ligji britanik parashikon një dënim deri në 6 muaj për “dhunë ndaj fëmijëve”.

“Kjo është diçka barbare. Dy fëmijë 8 dhe 9 vjeç që rrihen me njëri-tjetrin dhe të rriturit që bëjnë tifozllëk. Fëmijët duhet të bëjnë sport, por jo të mbyllur nëpër kafaze”, u shpreh Jeremy Hunt, ministër i Kulturës.

Në eventin e organizuar në Preston, 250 të rritur paguan një biletë prej 25 sterlinash për të parë gjithsej 14 ndeshje, midis të cilave edhe takimin në fjalë. Ndeshjet e tjera ishin mes të rriturish.(tch)

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Kuriozitete

 

Kinezi akuzohet për skllavërim seksual


Një burrë kinez është burgosur me dyshimin se po mbante peng gjashtë femra në dhoma të fshehta nëntokësore si skllave seksuale përgjatë dy viteve, gjatë së cilave thuhet se ka vrarë dy nga ato.

Gazeta Southern Metroplois Daily bëri të ditur se, Li Hao, akuzohet që në dy vitet e kaluara të ketë rrëmbyer femra që kanë punuar si shërbyese në kafene, të cilat thuhet se i ka mbyllur për vite të tëra në dhoma nëntokësore në një podrum në qytetin Liojang.

 
Leave a comment

Posted by on September 23, 2011 in Kuriozitete

 

Me gjarpër drejt gazetarëve serbë në Mitrovicë?!


Një i ri i mitur, i cili ka folur në gjuhën shqipe, i është afruar automjetit në të cilin gjendeshin gazetari i KiM radios, Nebojsha Çirkoviq, dhe operatori i Qendrës mediale nga Çagllavica, Bojan Koshanin, dhe ka hedhur nëpër dritare në brendi të veturës një gjarpër, derisa gazetarët ishin duke pritur para terminalit të Doganës së Kosovës në pjesën jugore të qytetit të Mitrovicës.

Çirkoviqi deklaroi për KiM radio se në momentin e parë u frikësua, pastaj e hodhi nga automjeti gjarprin dhe vrapoi pas të miturit, i cili iku.

“Duke vërejtur se në automjet kemi targa serbe, i mituri na u afrua, pyeti në gjuhën shqipe prej nga ne me targa serbe në pjesën jugore të qytetit dhe pas kësaj hodhi gjarprin në automjet”, sqaroi Çirkoviq. 

Ai shtoi se në mënyrë refleksive i mëshoi gjarprit dhe e hodhi nga automjeti në rrugë, pastaj vrapoi pas të miturit, kurse pas gjithë kësaj u nisën drejt Çagllavicës, ku gjenden selitë e këtyre dy redaksive.

Si thanë ata, rastin nuk e kanë paraqitur në polici pasi ishin të befasuar dhe të hutuar nga ajo që iu ndodhi.

(koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 22, 2011 in Kuriozitete