RSS

Daily Archives: September 7, 2012

Rita Ora, nesër në Prishtinë


Paralajmërimet e këngëtares shqiptare me famë botërore, Rita Ora, se shumë shpejt do të performojë në Kosovë, janë më afër se kurrë. Burime të afërta me këtë yll të muzikës, bëjnë të ditur se janë bërë të gjitha përgatitjet për koncertin e madh që të hënë, më 10 shtator, do të zhvillohet në Stadiumin e Prishtinës.

Po sipas tyre, këngëtarja Rita Ora, nesër, rreth orës 10:00, ateron në Aeroportin e Prishtinës dhe gjatë ditëve sa do të qëndrojë në Kosovë do të akomodohet në hotelin “Emerald”, në periferi të Prishtinës.

Ky koncert do të mbahet në ditën kur edhe përmbyllet mbikëqyrja e pavarësisë së Kosovës dhe se prezenca e Rita Orës, këtë festë pritet ta bëjë edhe më madhështore.(kosovapress/tupani)

 
1 Comment

Posted by on September 7, 2012 in News

 

Tags:

Gjashte llojet e bukes qe nuk te shendoshin


 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Eshtë gabim nëse mendon se ata të cilët janë duke mbajtur  dietë, duhet ta eliminojnë bukën nga dieta e tyre e  përditshme.
Gjithçka duket se varet nga konsumi i kalorive që përmban buka dhe aspak nga sasia e saj.

Po sa bukë mund të hamë gjatë një dite? Për një dietë të ekuilibruar, sasia e rekomanduar nga dietologët, janë 50-60 gram në vakt, por duhet ditur se jo të gjitha bukët janë të njëjta. Ja 6 llojet e bukëve të duhura për dietikët:

1. Bukë thekre (219 kalori për 100 g)

Kjo është ajo që ka më pak kalori, dhe është mjaft e përshtatshme nëse jeni duke ndjekur një dietë me kripë të ulët. Në një kg të saj, janë më pak se 580 mg sodium.


2. Integrale (224 kalori për 100 g)

Më e përshtatshmja, nëse ju jeni në dietë, sepse ajo përmban shumë fibra dhe kalori të ulëta. Shkon mirë edhe me supat dhe drithërat e tjera.

3. Sanduiç (269 kalori për 100 g)

Ky është një lloj buke, shumë i njohur dhe me nivel më të lartë të sheqerit: 7.5 në 100 gram. Shkon shumë me qumështin dhe sallamet.

4. Grurë i ashpër (289 kalori për 100 g)

E njohur me emrin “buka bakër”, ajo e këtij lloji ka shumë shije dhe është mjaft e pasur me vitaminën B, më shumë se ajo e bardhë.

5. Paninet (295 kalori për 100 g)

Eshtë buka që siguron sasi të konsiderueshme të kalciumit, më shumë se të tjerat: 130 g për 100 g proteina (9 g).

6. Buka ‘naftë’ (299 kalori për 100 g)

Ajo ka fituar ‘Palmën e Artë’ për bukën më të shijshme, por edhe për më shumë kalori. Arsyeja? Ajo mbahet për t’u shoqëruar me mish, djathëra, perime, sallatë dhe peshk. (NOA)

 
Leave a comment

Posted by on September 7, 2012 in News

 

Tags: ,

Rita ia dorëzon Chris Brown-it çmimin për videon më të mirë


Këngëtarja kosovare Rita Ora, ka shkëlqyer në ceremoninë e ndarjes së çmimeve MTV Video Music Awards, duke u paraqitur në një fustan të bardhë tejet atraktiv, derisa në skenë ajo kishte nderin që t’ia dorëzojë çmimin e videos më të mirë të vitit.

 
Leave a comment

Posted by on September 7, 2012 in News

 

Tags: , ,

Video Nudo e Bleonës (video 18+)



Në një video të postuar Bleona Qerreti shfaqet lakuriq derisa ajo ndërron rrobat,është kapur nga një kamerë celulari gjate pjesmarrjes ne ndonje koncert?!

 
1 Comment

Posted by on September 7, 2012 in News

 

Tags: , , , , , , ,