RSS

Daily Archives: September 19, 2012

Leona Lewis debuton me nje këngë të re ‘Glassheart’ – dëgjone


Këngëtarja Leona Lewis ka debutuar me nje  këngën te re  ‘Glassheart’  e cila shërben edhe si  titulli i albumit te saj te trete ne studiu,Kënga bëri debutimin e saj në nje radio ne Britani te Madhe .
Albumi i Leona Lewis ”Glassheart” thuhet se do te hedhet ne treg  më 15 tetor.
Degjone kengen ‘Glassheart’ këtu më poshtë:

Leona Lewis new song ‘Glassheart’

Ylli kohët e fundit ka lëshuar edhe nje  video te re muzikore   ‘Trouble’ “:http://www.dailymotion.com/video/xtluol_trouble-bmf_musicImage

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Serbia dënon 11 shqiptarët e “Grupit të Gjilanit” më 116 vjet burg


Njësia për krime të luftës e Gjykatës së Lartë në Beograd, i ka dënuar të mërkurën 11 shqiptarë, për të cilët thuhet se ishin pjesëtarë të UÇK-së nga Gjilani, me nga 10, deri në 15 vjet burgim. 

Agush Memishi është denuar me 12 vjet burg,

Samet Hajdari është denuar me 15 vjet burgim,

Nazif Hasani me 13 vjet, Ahmet Hasani me 13 vjet,

Burim Fazliu me 12 vjet,/

Selimon Sadiku me 12 vjet,

Faton Hajdari me 10 vjet,

Ferat Hajdari me 8 vjet,

Kamber Sahiti me 8 vjet,

Sadik Aliu me 8 vjet dhe

Shefket Musliu me 5 vjet.

Gjashtë të akuzuar të tjerë nga autoritetet e Serbisë, janë liruar nga akuzat për krime të luftës ndaj civilëve në Gjilan, në vitin 1999. Nga akuza janë liruar:

Fazli Hajdari,

Rexhep Alia,

Shaqir Shaqiri,

Idriz Alijajt,

Ramadan Halimi që janë në arrati si dhe

Shemsi Nuhiu që ishte transferuar nga Zvicra në Serbi në maj të 2012.

Kryetarja e gjyqit Snezhana Nikoliq Garotiq ka thënë duke spjeguar vendimin se të denuarit kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile në periudhë prej në fillim të muajit qershor deri në fund të muajit dhjetor 1999 duke përshkruar detajisht përdhunimin dhe torturimin e dëshmitarëve të mbrojtur C1 dhe C2. Gjyqi për krimet e luftës ka thënë se është i kënaqur me pjesën e denimit të gjykimit që iu është shqiptuar shumicës së pjestarëve të “grupit të gjilanit” mirëpo do të ankohet në vendimin që të lirohen nga akuzat 6 prej tyre, ka thënë për Tanjug zëdhënësi i gjyqit për krime të luftës Bruno Vekariq. 

alsat /tupani.Image

 

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Sia konfirmon ,bashkëpunimin me Christina Aguilera


Këngëtarja australiane Sia e cila ka bashkpunuar me sukses më pare me David Guetta dhe kan pushtuar toplistat botrore ,Se fundi ka konfirmuar se ka bashkpunuar me  Christina Aguilera  ne albumin e saj te ardhshem ‘ Lotus” dhe ajo mendon se është nje bashkpunim  “i  mrekullueshem “.Sia lajmin e konfirmoi ne Twitter Ajo tweeted: “,@ TheRealXtina -Tinguj te mahnitshme në bashkëpunimin tonë të ardhshëm .

Duke folur për albumin e ardhshëm të saj të shtatë në studio kohët e fundit, Christina konfirmoi  se do të jetë një “rilindje”për të , dhe ajo shpjegoi  me gjerësisht në  Twitter me  një seri te  posteve “titull i albumit: “Lotus” “ përfaqëson një lule të pa thyeshme që mbijeton nën kushtet më të vështira dhe që ende lulëzon”.Albumi “Lotus”  i  Christina Aguilera-së do të lansohet në nëntor të këtij viti 2012 /TupaniImage

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Jay-Z dhe Bayonce, fonde për Obama-n



Në kuadër të mbledhjes së fondeve për fushatën elektorale në Shtetet e Bashkuara, që është duke hyrë në pjesën më të nxehtë të saj, rreperi Jay-Z dhe bashkëshortja e tij Beyonce organizuan një event për presidentin Obama. 
Mes donatorëve dhe mbështetësve të presidentit Obama ishin këngëtarë dhe aktorë me famë botërore që “pranuan” të paguajnë 40 mijë dollarë për një gotë shampanjë. Në festë nuk munguan batutat. Në fjalën e tij, presidenti Obama foli për të përbashkëtat mes tij dhe rreperit të famshëm.“Jay-Z e di se si është jeta ime. Që të dy kemi vajza dhe që të dy i kemi bashkëshortet më me popullaritet se sa vetja. Prandaj, është pak e vështirë për t’u kapërdirë, por s’prish punë”, tha Obama.Më tej, numri një i Shtëpisë së Bardhë dhe kandidati i demokratëve për një tjetër mandate përballë republikanit Mitt Romney, falenderoi këngëtaren Beyonce që është shndërruar në udhërrëfyese për vajzat e tij.

Ndërsa vetë këngëtarja shprehu besimin tek fitorja e vizionit të Obama-s në zgjedhjet e nëntorit.

“S’mund të shpreh dot se sa krenarë jemi për organizimin e këtij eventi sot. Ne besojmë tek vizioni i presidentit Obama”, tha ajo./topchaanel/tupani

Image

 
 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Konami njeh Republikën e Kosovës në PES 2013


Tokio, 19 shtator – Një befasi e mrekullueshme që na mahniti në lojën e re kompjuterike Pro Evolution Soccer 2013 të lansuar këto ditë nga KONAMI figuron edhe shteti i Republikës së Kosovës.
Image

Këtë mund ta testoni duke nisur lojën në “Football Life” dhe duke selektuar “Become a Legend”, pasi ta shkruani emrin e lojtarit të cilin doni ta krijoni, aty kërkohet edhe shteti prej nga jeni, dhe siç raporton infokosova, aty mund ta gjeni edhe shtetin e Republikës së Kosovës.(KOHAnet)

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Tiofozat kuq e zi paralajmerojnë bojkot!


Grupimi më i madh i tifozëve të Kombëtares, Tifozat Kuq e Zi kërkon nga organet kompetente të Federatës Shqiptare të Futbollit që në afatin sa më të shpejtë kohor të ndërrohen ngjyrat e fanellave në transfertë.Image

Ndeshja e zhvilluar në Lucern kundër Zvicrës si mysafirë ishte ndeshja e parë që u ekspozuan këto fanella, dhe si të tilla përveç logos në gjoks me asgjë tjetër nuk i përfaqëson ngjyrat e kombit tonë.
Andaj, si kërkesë të tillë duhet ta shqyrtoni në kohë sa më të shpejtë duke i ndërruar ato në të kundërtën Tifozat Kuq e Zi shumë shpejt do të dalin me hapat e mëtejm pa përjashtuar edhe bojkotin e ndeshjeve si mysafirë.

Askush nuk mund t’i përdhos ngjyrat që na identifikojnë neve si shqiptarë, pavarësisht shijeve që mund të kenë persona të caktuar apo kompani të caktuara.-Tifozat Kuq e Zi (Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Tags:

Virusi i Nilit Perëndimor merr një jetë në Kosovë


Një paciente kosovare, e shtrirë në Klinikën Infektive në Prishtinë, ka vdekur pasi ishte prekur nga Virusi i Nilit Perëndimor (VNP). Kështu kanë bërë të ditur të mërkurën zyrtarë të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike (IKSHP) dhe të Klinikës Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
”Në Laboratorët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, sot më datë 19 shtator 2012, në ora 12.30 është detektuar prania e antitrupave të klasës IgM kundër virusit të Nilit Perëndimor te pacientja N. H., e hospitalizuar më 6 shtator 2012 në Klinikën Infektive, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. E njëjta është e transferuar nga Klinika e Neurologjisë me gjendje të rëndë klinike, pa vetëdije, tahikardike, temperaturë 38.4 C, e intoksikuar. Ajo kishte vuajtur disa vite nga hipertensioni. Gjatë trajtimit të saj në QKUK janë ndërmarrë të gjitha masat protokollare, por pacientja fatkeqësisht ka përfunduar me vdekje më 14 shtator 2012”, ka bërë të ditur Naser Ramadani, drejtor i IKSHP-së.

Ai dhe infektologia Teuta Doda-Ejupi kanë bërë të ditur se janë edhe dy raste të dyshimta në infeksion me Virusin e Nilit Perëndimor me përfundim fatal, të cilat kanë qenë të hospitalizuara në Klinikën Infektive të QKUK, por në aspektin diagnostik nuk është arritur të jepet rezultati përfundimtar për arsye të pamundësisë së marrjes së mostrave adekuate.

Instituti Kombëtar është në vazhdimësi në kontakt me Klinikën Infektive dhe është mobilizuar në tërë territorin e vendit dhe ka shtuar masat parandaluese.Duke pasur parasysh rrezikshmërinë dhe mundësinë e përhapjes se virusit të Nilit Perëndimor, IKSHP ka aktivizuar ekipet e epidemiologjisë të përcjellin situatën epidemiologjike dhe entomologjike në tërë territorin e vendit.

Në këtë konferencë, iu bë thirrje qytetarëve për kujdes dhe se nuk ka vend për panik, sepse Virusi i Nilit Perëndimor përcillet nëpërmjet thumbimit të mushkonjës së infektuar, e jo nga njeriu në njeri. U bë e ditur po ashtu se IKSHP është në kontakte të vazhdueshme me zyrën e OBSH-së në Kosovë, e përmes saj edhe me Qendrën e OBSH-së në Kopenhagë dhe Gjenevë për të monitoruar situatën epidemiologjike të përhapjes së sëmundjes. Në rast të ndryshimit të situatës epidemiologjike me VNP do të informoheni në detaje.

Ethet e Nilit Perëndimor zhvillohen në 20 për qind të njerëzve të infektuar me VNP. Simptomat përfshijnë temperaturë, dhembje koke, lodhje, dhembje të trupit, të përziera, të vjella, herë pas herë skuqje të lëkurës dhe enjtje të gjëndrrave limfatike. (telegrafi)

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Tags:

Ngrihet në Këmbë pas Paralizës


Mjekët kosovarë kanë arritur ta ngrejnë në këmbë Fitim Ismajlin, pas lëndimit në shpinë që ka pasur në punë. Pas këtij suksesi, mjekët thonë se duhet investim për shërbim nacional për ndërhyrje spinale.

Qendra Klinike Universitare e Kosovës, QKUK ka prezantuar të mërkurën një rast të pacientit ku mjekët kanë arritur, pas operacionit disa orësh dhe trajtimit disa mujor, që ti kthehet të ecurit.

Fitim Ismajli, 18 vjeçar kishtë pësuar lëndim të shpinës gjatë punës në ndërtimtari ku ishte zënë nga muri dhe kishte pësuar fraktura të shkallës së tretë dhe si pasojë nuk ka mundur të ecë.

“Pacienti ka ardhur para një muaji e gjysmë si rast emergjent në Qendrën Emergjente, ekipi operator që ishte në gatishmëri  kishte përfunduar me sukses tërë operacionin”, tha Armend Agolli, neokirurg spinal, shkruan kumtesa për shtyp e QKUK-së.

Agolli tha se janë raste të rralla për tiuk thyer të ecurit personave që pësojnë dëmtime të shkallës së tretët.

“ Ne si mjekë kemi pasur pak shpresa se do të mund të ecte pacienti, por pas një muaji e gjysmë pacienti më ka marrë në telefon dhe ka njoftuar se ka filluar të lëvizë me këmbë, për mua ka qenë kënaqësi dhe befasi, sikur fëmija kur fillon të ecë për herë të parë”, tha Agolli.

Ismajli vazhdon me terapitë fizikale dhe rehabilituese në Klinikën e Mjekësisë Fizikale me Rehabilitim.

“E rëndësishme është se pacienti nuk do të jetë i lidhur për karrige për të kryer funksionet e tij, rehabilitimi do të marrë shumë kohë dhe duhet punuar ende me të”, tha Ismail Blakaj, fiziatër- reumatolog.

Fitim Ismajli u shpreh i lumtur që pas shumë kohe kishte filluar të ecte më këmbët e tija.

“Pasi kam ardhur në emergjencë më thanë se Dr. Armend Agolli mund të kryej këtë operacion, më thanë se është në pushim, e kemi thirrur është kthyer dhe ka kryer operacionin”, tha Ismajli.

Babai i tij, Ruzhdi Ismajli, tha se në momentit e lëndimit të djalit të tij kishte kërkuar edhe zgjidhje të tjera, ku disa klinika në Shkup I kanë thënë se së paku duhet t’i kishte 35 mijë euro që të operohej dhe rehabilitohej atje.

Mjekët kosovarë, gjatë konferencës për shtyp, konfirmuan se një operacion i tillë jashtë vendit do të kushtonte mbi 10 mijë euro.

Ndërsa në Kosovë, mjekët shtuan, se me një investim prej një milionë euro mund të formohet një shërbim nacional për ndërhyrje spinale, e cila është e nevojshme për vendint tonë.(gazetajnk/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,

Ja cilat janë 10 arratisjet më të bujshme nga burgjet..


1. Arratisja nga “Colditz”
Colditz” ka qenë një prej burgjeve më të famshme gjermanë të të burgosurve të luftës, ku vendoseshin oficerë të Luftës II Botërore. Kampi ishte i vendosur në kështjellën “Colditz”, mbi një shkëmb mbi qytetin Kolditz në Saksoni. Ka pasur shumë tentativa arratisjeje të suksesshme nga ky burg, por një është veçanërisht interesante. Bëhet fjalë për idenë e ndërtimit të një avioni pa motor, e ideuar nga dy pilotë britanikë, Jack Bet dhe Bill Goldfinch. Ato ndërtuan një mur të rremë për të fshehur hapësirën sekrete, ku po ndërtonin ngadalë avionin me drurë. Edhe pse “Colditz Cock” nuk fluturoi kurrë, një model i tillë u ndërtua vite më vonë për një dokumentar. Të burgosurit në kamp u liruan nga aleatët, pak kohë para përfundimit të avionit.

2. Arratisja e madhe
Stalag Luft III” ishte një kamp gjerman i të burgosurve të luftës, ku mbaheshin personat e kapur që i përkisnin forcave ajrore. Në janar të vitit 1943, Roger Bushell udhëhoqi një komplot për një arratisje të madhe nga kampi. Plani synonte hapjen e tre tuneleve të thella me emrat “Tom”, “Dick” dhe “Harry”. Hyrja e secilit prej tuneleve zgjidhje me kujdes që të mos dallohej nga rojet e kampit. Teksa tunelet bëheshin më të gjatë, një sërë novacionesh teknike e bënin punë më të sigurt dhe të lehtë. Një pikë e rëndësishme ishte që personat që gërmonin të kishin oksigjen të mjaftueshëm. Për këtë u ndërtua një pompi, e cila pomponte ajër të pastër. Më vonë u instalua dhe një sistem elektrik. “Harry” përfundoi në mars të vitit 1944, por të burgosurit amerikanë që kishin punuar u transferuan në një kamp tjetër. Më 25 mars nisi arratisja, por nga 77 persona, vetëm tre arritën të arratisen.

3. “Pascal Payet”
Nuk ka shumë dyshime që ky njeri meriton një vend në listë, ai nuk është arratisur vetëm njëherë, por dy herë nga burgjet e sigurisë së lartë në Francë. Dhe çdo herë, me helikopter. Ai gjithashtu ka ndihmuar arratisjen e tre të burgosurve të tjerë, me helikopter. Payet u dënua fillimisht me 30 vite burg për vrasje. Pas arratisjes së tij të parë në vitin 2001 ai u kap dhe u dënua me shtatë vite të tjera. Më pas ai u arratis nga burgu “Grase” duke përdorur një helikopter që ishte rrëmbyer nga katër persona me maska. Payet u kap sërish në shtator të vitit 2007 në Spanjë. Ai kishte kryer disa operacione plastike, por arriti të identifikohej nga policia spanjolle.

4. Arratisja “Libby”
Arratisja “Libby” ishte më e famshmja gjatë Luftës Civile në Amerikë. Natën e 9 shkurtit 1864, më shumë se 100 ushtarë të burgosur arritën të arratisen nga burgu në në Ricmond, Virxhinia. Nga 109 të arratisurit, 59 arritën në frontin e Unionit, 48 u kapën dhe dy u mbytën në lumë. Ushtarët u arratisën nga burgu në grupe prej dy dhe tre vetash. Kur ishin në depon e duhanit, burrat u grumbulluan në oborrin e magazinës dhe thjesht vazhduan të ecin para derës kryesore, ku kishin ndërtuar një tunel. Tuneli kishte distancë të mjaftueshme për të ikur vjedhurazi dhe për të dalë në rrugë.

5. Arratisja nga Alkatrazi
Në vitin e tij të 29-ë të krijimit, kishte 14 përpjekje për t’u arratisur nga burgu i Alkatrazit. Zyrtarisht, çdo tentativë kishte dështuar dhe pjesa më e madhe e atyre që ishin përpjekur të arratiseshin, ose ishin vrarë ose ishin kapur. Sidoqoftë, ato që tentuan arratisjen në vitin 1937 dhe 1962, edhe pse konsiderohen të vdekur, u zhduken pa lënë gjurmë, duke i dhënë shkas teorisë se mund të jenë gjallë. Në vitin 1962, Frank Borris dhe vëllezërit Anglin u ngjitën në një bllok qelish, prenë hekurat dhe dolën në çati. Që aty, ato u ngjitën nëpërmjet një tubi shkarkimi dhe më pas arritën të dalën në breg, ku përdorën një tip lundre. Mendohet se ato janë mbytur dhe janë regjistruar si të tillë, sidoqoftë trupat e tyre s’u gjetën asnjëherë.

  • Image

6. Arratisja e “Rawicz” 
Rawicz ishte një ushtar polak, i cili u arrestua nga trupat sovjetike, pas pushtimit gjermano-sovjetik të Polonisë. Ai u arrestua në vitin 1939 dhe u dërgua në Moskë, në burgun “Lubyanka”. Më pas ai u dërgua në një kamp burgimi në Siberi, ku i duhej të bënte punë të rëndë. Më 9 prill 1941, Rawicz pretendon se ai dhe gjashtë shokë të tjerë arritën të arratisen gjatë një stuhie bore. Ato vrapuan drejt jugut, duke shmangur qytetet dhe nuk u ndoqën në mënyrë aktive nga njeri. Ato u takuan me një të arratisur tjetër polak dhe pas nëntë ditësh ishin në lumin Lena. Kur po kalonin shkretëtirën Gobi, dy nga grupi vdiqën. Të tjerëve iu desh të hanin gjarpërinj për të mbijetuar. Rreth tetorit 1941, ato pretendojnë se arritën në Tibet, ndërkohë që të mbijetuarit arritën në Indi rreth marsit të vitit 1942.

7. Alfréd Wetzler
Wetzler ishte një hebre sllovak, një prej të paktëve që kanë arritur të arratisen nga kampi i Aushvicit. Ai u arratis me një hebre tjetër, Rudolf Vrba. Më 7 prill 1944, ato u fshehën në një turrë drush që përdorej për të ndërtuar seksionin “Mexico’, për të tjerët që do vinin në kamp. Ajo ishte jashtë perimetrit të rrethuar me tel, por brenda një hapësire tjetër që rojet e mbanin të rrethuar gjatë ditës. Të burgosurit e tjerë vendosën dërrasa rreth vendit, ku ishin fshehur dhe më pas përhapën tym në zonë. Ato qëndruan të fshehur për katër net. Më 10 prill ato arritën të ikin nga kampi dhe iu drejtuan kufirit të Polonisë me Sllovakinë, duke u bazuar në një atlas fëmijësh që Vrba e kishte gjetur në magazinë.

8. Shtatëshja e Teksasit
Shtatëshja e Teksasit ishte një grup të burgosurish që u arratisën nga “John Connally Unit” në Teksas, më 13 dhjetor 2000. Ato u kapën më 21-23 janar 2001, si rezultat direkt i shout televiziv “America’s Most Wanted”. Më 13 dhjetor, duke u bazuar në një skemë të punuar me kujdes ato arritën të arratisen nga burgu i sigurisë së lartë. Ato mposhtën dhe bënë zap nëntë mbikëqyrës civilë, katër oficerë dhe tre të burgosur që s’kishin lidhje me çështjen. Grupi imitoi oficerët e burgut në telefon duke krijuar histori të rrema, për të shpërqendruar autoritetet e burgut. Ato arritën të marrin një kamion dhe të ikin. Pesë prej tyre po presin për dënimin me vdekje, njëri ka kryer vetëvrasje dhe i fundit është ekzekutuar.

9. Alfred Hinds
Alfred Hidns ishte një kriminel britanik dhe një artist i arratisur, teksa po kryente burgun prej 12 vjetësh për grabitje. Ai arriti të arratiset nga burgu i Notingamit duke rrëshqitur nëpër dyert e kyçura dhe në një mur të gjatë. Për këtë arsye, ai u bë i njohur në shtyp si “Hudini”. Pas gjashtë muajsh ai u gjet dhe u arrestua sërish. Ai hodhi në gjyq autoritetet duke i akuzuar për arrestim të paligjshëm. Ai tentoi sërish të arratisej, kur dy roje po e shoqëronin në tualet. Kur ato i hoqën prangat ai i gjuajti ato me mjete të forta dhe iku nga dera, e cila ishte hapur më parë nga një bashkëpunëtori i tij. Pas pesë orësh ai u arrestua në aeroport.

10. Arratisja nga burgu “Prison Maze”
Arratisja më e madhe nga burgu në historinë britanike, më 25 shtator 1983, në “County Antrim” në Irlandën e Veriut është kryer nga 38 anëtarë të IRA-s. Ato përdorën shpërthimet dhe si pasojë vdiq një oficer e 20 të tjerë u plagosën nga armët që ishin futur fshehurazi në burg. Burgu konsiderohej si një nga burgjet me sigurinë më të lartë në Evropë, kur vinte puna tek arratisja. Ai ishte i rrethuar me tela me gjemba dhe me porta çeliku që manovroheshin në mënyrë elektronike. Të burgosurit arritën të marrin peng rojet, duke u marrë rrobat dhe gjëra të tjera. Shumë shpejt ato u arratisën me një furgon. Në ditët në vazhdim, u kapën rreth 19 të arratisur. Të tjerët gjetën vende për t’u fshehur. Disa përfunduan në SHBA, por më vonë u gjetën dhe u ekstraduan

 
Leave a comment

Posted by on September 19, 2012 in News