RSS

Daily Archives: September 6, 2012

Dafina Zeqiri – super Dj (foto)


Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka në krahë një karrier të suksesshme muzikore, të cilën e ka ndërtuar me kujdes prej vitesh.

Vajza simpatike të cilën e pëlqyem të gjithë në festivalin “Polifest” me “Po të shoh rrallë e përmallë” tash e disa kohë e komentojmë për femrën “seksi” të estradës.

Verën që po e lëmë pas ajo ishte shumë prezente ngado që shkonim me hitin e saj, “Tonight” në bashkëpunin me ish të dashurin dhe ish këngëtarin, Ledri Vula.

Por të paktë janë ata artistë që mjaftohen vetëm me një sferë pune. Të paktën Dafina nuk bënë pjesë aty. Por ajo duket se nuk ka dashur të largohet nga dashuria e parë e saj, muzika.
Tashmë ajo ka nisur edhe rolin e DJ. Dhe madje, një DJ shumë seksi. Ajo mbrëmë ka performuar në njërin nga lokalet e natës në Kryeqytet, dhe nga ajo që u mësua nga të pranishmit, atmosfera ka qenë e shkëlqyer.

Edhe ajo është kënaqur me performancën e saj, dhe këtë gjë më së miri e demostrojnë fotot e saja të publikuara në “Facebook”./tupani/

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

“Shoh ëndrra erotike me Rihanna-n”


Cheryl Cole ka pranuar se ka parë disa herë ëndrra erotike për një tjetër yll të famshëm.
Kur u pyet gjatë një interviste nëse ndonjëherë kishte fantazuar për ndonjë personazh të njohur, ajo thaL “Po, Rihanna”.
Fatmirësisht ose fatkeqësisht ajo nuk dha më shumë detaje rreth ëndrrës ndoshta për shkak se ishte mysafire në emisionin e mëngjesit dhe ka qenë e kujdesshme pasi që e kishte të qartë se edhe fëmijët e dëgjonin por shtoi: “Ne po argëtoheshim, e dini, argëtim vajzash”.
Kjo nuk është hera e parë që kjo dyshe kanë shkëmbyer të tilla komente për njëra tjetrën.
Vitin e kaluar, Cheryl e ka prezantuar Rihanna-n si “simpatinë e saj” në Brit Awards derisa Rihanna ia ktheu komentin dhe tha:
“Cheryl Cole është ‘hot’. Do të më pëlqente ta shihja duke punuar.

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

BabaStars: Edhe një anëtar më pak


Pas largimit të Ledri Vulës nga labeli “BabaStars”, konfirmohet edhe një largim tjetër. Menaxheri i këtij labeli, Drin Zatriqi ka zyrtarizuar dorëheqjen nga posti i tij menaxherial.
“Fansa, prej datës 17 Gusht 2012, me vetëdëshirë, në koordinim të plotë me të gjithë anëtarët e BABASTARS, pa asnjë lloj mosmarrëveshje, kam vendosur që pozitën e menaxherit t’ia lë dikujt tjetër, për shkak të shumë obligimeve dhe prioriteteve personale të mia dhe angazhimit tim në punë të re”, thuhet në njoftimin e publikuar në faqet zyrtare të BabaStars, në rrjetet sociale Facebook e Twitter.
Zatriqi ka shtuar se ai “ka qenë, është dhe do të mbetet BabaStars”, duke konfirmuar se as në të ardhmen nuk do të mungojë përkrahja dhe kontributi i tij për këtë label.
Tutje, bëhet e ditur se “labeli për momentin është më mirë se kurrë, pasi kanë ardhur kuadro të reja dhe është duke u punuar me të madhe dhe se labeli është veç në zgjerim e sipër”.
Në bazë të këtij njoftimi, fansat shumë shpejt do të dëgjojnë hite të reja nga BabaStars që jane gati dhe videoklipe që janë në përgaditje e sipër.
“BabaStars” vlerësohet si një nga labelët më te njohur shqiptar, që veçanërisht kohëve të fundit ka shtuar numrin e anëtarëve. Ky label u krijua nga ish-anëtarët e labelit “Baba Records” dhe ishte Getoar Selimi ai i cili solli idenë për bashkim.
Pas përçarjes së labelit “Babarecords”, që përbëhej nga Tingulli 3’nt, Skillz, Kaos, Don Pizhi, Singullar, Viagra, Dj Blunt, Real 1 e Dj Flow, Getoar Selimi së bashku me bashkëthemeluesin tjetër të grupit “Tingulli 3’nt”, Agon Sylejmani (Big Xik), në vitin 2010 vendosën që të themelojnë një grup të ri, që e quajtën Baba Stars.
Perveç këngëtarëve nga Kosova që iu bashkuan, labeli këtë vit u zgjerua edhe me disa këngëtarë nga Shqipëria./tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Cila këngëtare mohon se është shqiptare?


Bëhet fjalë për këngëtaren tashmë shumë të njohur në Greqi, Eleni Fureira e cila prej shumë kohësh ka mohuar se është shqiptare edhe pse babai i saj është nga Fieri, ndërsa nëna e saj nga Vlora.

Këngëtarja bukuroshe ka fjalor të pastër dhe nuk njihet për ofendime.

Por këtë herë ka treguar se është gjak nxehtë si një shqiptare kur e ofendojnë.

Fureira ka qenë në ishullin e Kretës duke kënduar në një bar kur papritur një person në vend të luleve i ka hedhur asaj një pantofle.

Fillimisht Fureira e falënderoi duke i thënë se duhet t’i jepte edhe tjetrën që kjo t’i vishte ato.

“Kjo është dhuratë? Faleminderit por dua edhe tjetrën OK”, i tha Fureira.

I riu reagoi menjëherë dhe i hodhi edhe tjetrën.

Fereira reagoi sërish duke thënë ‘ja i dashur im më hodhi edhe tjetrën’.

Mirëpo deri në ato momente nuk e kishte parë se cili ishte ai që e hodhi pantoflen. Kur e pa se cili ishte atëherë tha: “Ti je ai? Bravo! Ju lutem një duartrokitje për trapin”, tha Fureira.

Vlenë të theksohet se mbiemri i kësaj këngëtareje, “Fureira” nuk është i vërtetë. Sipas thashethemeve, një menaxher i ka propozuar të luaj rolin e një vajze latine dhe të mohoj shqiptare, meqenëse fizikisht ajo ngjanë si vajzë latine.

E pyetur nëse është shqiptare, ajo nuk e ka pranuar por i është shmangur gjithmonë kësaj pyetjeje.

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Angela Martini publikon foto nudo


Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini e cila jeton dhe punon në SHBA-ës, në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka postuar një fotografi pothuajse nudo e mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Angela shfaqet pothuajse nudo. Hera e parë ishte në disa fotografi të realizuara nga fotografi i njohur, Fadil Berisha.
Në fotografinë e postuar modelja u ka dëshiruar të gjithëve një mëngjes të mirë, si dhe shkruar se dashuria që ajo merr nga miqtë dhe familjen e saj është gjëja më e rëndësishme për të.
Good Morning – Love drives my life. This is with my friends, my family…… etc Kisses Martini./tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Gena “tremb” fans-at, qeth flokët…


Gena shokon me pamjen e re pa floke.

Gena “tremb” fans at, qeth floket…

Jeni mesuar ta degjonit teksa kendonte kenge korcare dhe greke dhe here pas here tundte dhe floket e tij te gjata kacurrela, duke krijuar keshtu imazhin e tij unik dhe ne mendjen tone te pandryshuar. Por, mesa duket, qenkemi gabuar. Nuk e dime se si ka ndodhur, nga vapa e madhe, apo nga ndonje dalldisje tjeter, por ju duhet ta harroni pamjen e dikurshme te Genes. Ai tani do te shfaqet me pamjen majtas, me floke shume te shkurter dhe paksa si bjond. Nje Zot e di se si do te mund t’i kendoje Gena kenget melankonike me kete pamje prej te forti, ku tashme ajo qe bie ne sy jane nje pale sy zhbirues dhe gati si te inatosur, nje pale tatuazhe ne krah, pra si perfundim, nje njeri krejt tjeter. Nese ne nuk jemi te vetmit qe po kritikojme pamjen e re te Genes, nese reagime te njejta ka pasur edhe nga te tjere, i sugjerojme atij t’i rrise urgjentisht floket dhe nderkohe te sajohet me ndonje paruke, se keshtu sic eshte katandidur, nuk po mesohemi dot.Dukagjini Extra

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Kate mbron princin Harry


Edhe pse e tërë familja mbretërore është zemëruar me princin Harry për shkak të skandalit të fotografive dhe ndejave, ku ky i fundit shfaqet lakuriq, princesha Kate ka dalë në mbrojtje të tij.

Sipas burimeve nga pallati, vëllai i madh i Harryt, William, ishte mjaft i zemëruar me princin e ri dhe me të drejtë e qortoi, kur skandali i Las Vegasit u bë publik, por Kate kishte krejtësisht një qasje tjetër.

“Kate i ka premtuar Harryt se do ta mbështesë dhe se do t’i ndihmojë atij që të krijojë një plan për të përmirësuar imazhin”, thonë burimet nga pallati.

Harryt i është thënë që të përqendrohet në punën si pilot i helikopterit të ushtrisë, edhe pse ai pret që miqtë të tallen me veprimet e tij.

“Unë mendoj se ai do të kënaqet me shokët e tij të ushtrisë, edhe pse në fillim miqtë mund të tallen me të,” tha i njëjti burim. (koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Tags: ,

Shkëndija “ndizet” sërish


Këngëtarja provokuese, e cila më së shumti njihet për fundshpinën e saj, kësaj radhe është fotografuar e zhveshur në vaskë. Ajo thotë se i pëlqen shumë masazhi dhe uji i nxehtë. Për herë të tretë brenda pak ditësh, këngëtarja shqiptare, e cila jeton në Zvicër ka befasuar fansat e saj me paraqitjet tejet ekstravagante. Pas publikimit të videos, në të cilën ajo dridhte të pasmet para kamerës, si dhe videoklipit të xhiruar në New York, që shumë shpejt janë bërë mjaft të popullarizuara në internet, Shkëndija ka ndërmarrë një aksion të ri.

Ajo tani ka publikuar foto, në të cilat shihet e zhveshur në vaskë, në shtëpinë e saj, pas një interviste në një radio në Cyrih. Fotot “e nxehta” i ka shoqëruar me komente. “O çfarë kohe e keqe këtu në Cyrih. Tani të kënaq vetëm masazhi, wellness, sauna etc.”, ka shkruar ajo. Shkëndija ka treguar se “kur bie shi, e kënaq vetëm uji i nxehtë në vaskë”. (koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Tags: ,

Modelja shqiptare, publikon foto nudo


Modelja e njohur shqiptare, Angela Martini e cila jeton dhe punon në SHBA-ës, në faqen e saj zyrtare në ‘Facebook’ ka postuar një fotografi pothuajse nudo e mbuluar vetëm me një çarçaf të bardhë.

Kjo nuk është hera e parë që Angela shfaqet pothuajse nudo. Hera e parë ishte në disa fotografi të realizuara nga fotografi i njohur, Fadil Berisha.

Në fotografinë e postuar modelja u ka dëshiruar të gjithëve një mëngjes të mirë, si dhe shkruar se dashuria që ajo merr nga miqtë dhe familjen e saj është gjëja më e rëndësishme për të.(koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Tags: ,

“Madonna shqiptare” synon afirmim edhe në Kosovë


Elda Shabani, e njohur për publikun shqiptar me pseudonimin “Madonna shqiptare”, është këngëtare, aktore, drejtuese e spektakleve në televizionet shqiptare, fituese e çmimit të parë në festivalin “Kënga e dasmës”, ku fitoi diskun e artë me këngën “Luni luni me sevda”. Këtë Disk të Artë pati nderin t’ia dorëzojë ambasadori turk në Shqipëri.

Pas një kohe të gjatë mungese në Shqipëri, publiku shqiptar i bëri një pritje fenomenale në këtë koncert. E bukur, e freskët, engjëllore, pamja e saj mund  të themi se sfidon vajzat e moshës 20 -vjeçare. Ajo vazhdon t’i rezistojë fortë konkurrencës së bukurosheve shqiptare.

Ajo ka një karrierë shumë të suksesshme në Shqipëri duke filluar nga mosha 17 vjeçe e deri tani. Madonna është duke përgatitur një album të ri në Zvicër, ku akoma nuk i është gjetur titulli i albumit. Gjithçka do të jetë tepër serioze si në CD dhe videoklipet e saj, pra Madonna i thotë stop ekstravagancës dhe mbetet tek e bukura e thjeshtë.

Në pyetjen e portalit Telegraf në Shqipëri, Elda u përgjigj se në tregun e Kosovës nuk ka hyrë ende, por ka disa ftesa nga televizione të ndryshme. “Është synimi im tregu i Kosovës”, tha ajo.(koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 6, 2012 in News

 

Tags: ,