RSS

Daily Archives: September 5, 2012

Mark Zuckerberg nuk shet më aksionet e Facebook!



Mark Zuckerberg tha se nuk do të shesë më asnjë nga aksionet e tij të Facebook, për të paktën një periudhë 1-vjecare, në përpjekje për të forcuar besimin e investitorëve.

Vendimi i tij erdhi pasi aksionet e Facebook-ut kapën të martën shifrën më të ulët që nga hedhja në treg me 17,55 $.

Zuckerberg zotëron rreth 444 milion aksione të Facebook, plus një opsion për të nxjerrë 60 milionë të tjera.

Muajin e kaluar, Peter Thiel, një sipërmarrës kapitalist dhe një nga mbështetësit më të hershëm të Facebook shiti 20.1 milionë aksione.

Menjëherë pas njoftimit aksionet e Facebook u rritën me gati 2%.(bw)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: ,

Një MI paralizoi hekurudhën gjermane


Qyteti gjerman Ulm ka qenë mbrëmë në bllokadë totale sa i përket rrjetit hekurudhor. Është ndërprerë lidhja Stuttgart-Ulm dhe lidhje të tjera hekurudhore. Një brejtës është “përgjegjës” për këtë bllokadë, e cila në disa lokalitete do të vazhdojë deri në orët e natës së sotme, raporton Albinfo.

Miu, i cili ndërkohë e ka paguar me jetë “guximin” e tij, ka shkaktuar qark të shkurtë pasi është këputur një linjë e furnizimit me energji elektrike, duke kaluar izolatorin në mes të shtyllës elektrike dhe telave.

Teli kryesor elektrik, si pasojë e qarkut të shkurtë, ka rënë në binarë dhe kështu një reaksion zinxhiror ka shkaktuar paralizimin e trafikut hekurudhor në këtë pjesë të Gjermanisë.

Edhe regjionet tjera të Gjermanisë dhe pjesërisht edhe të Austrisë kanë vuajtur mbrëmë dhe sot nga kjo bllokadë. Trenat ICE nga Stuttgarti në Munchen është dashur të marrin një drejtim alternativ për të shmangur zonën e bllokuar, duke bërë kështu që ata të vonohen rreth një orë.(Koha)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: , ,

Bleona: S’këndova serbisht, ishte kroatisht


Këngëtarja nga Shqipëria, Bleona Qerreti do të përforcoj më 8 shtator në Prishtinë. Koncerti i saj do të mbahet në sheshin Nëna Tereza.

Në një konferencë për media të mërkurën në Prishtinë, ajo ka premtuar spektakël para ‘vëllezërve të saj’ kosovar.

Po ashtu gjatë konferencës ajo ka folur për përgatitjet rreth koncertit, ndërsa ka theksuar se albumi i saj ka kushtuar rreth 3 milionë dollarë.

E pyetur nëse do të pozonte nudo për ndonjë revistë shqiptare, Qerreti ka thënë se nuk do ta bënte një gjë të tillë. Duke folur rreth qarkullimit të një videoje në YouTube ku ajo shihet duke kënduar serbisht, këngëtarja Qerreti ka mohuar një gjë të tillë.

“Ajo këngë nuk ka qenë në gjuhën serbe, por në gjuhën kroate”, ka thënë Qerreti. (ORAinfo/foto: P.Prenaj)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: ,

Noizy e fsheh të dashurën e vërtetë


Këngëtari i njohur nga Shqipëria, Noizy ka deklaruar së të dashurën e tij të vërtetë, e mban fshehtë nga opinion publik.

I pyetur se sa janë të vërteta lidhjet e tij të shpeshta me femrat të ndryshme, ai ka thënë se ato janë veç flirte, ndërsa të dashurën e vërtetë, ai ka thënë se e mbanë të fshehur.

I pyetur se pse nuk është duke e bërë publike këtë lidhje, Noizyi ka thënë se është çështje e tij shumë personale.(oi)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags:

Kanye West, këngë për videon porno të Kardashian(Video)


Reperi Kanye West fitoi vëmendje mediatike në shtypin rozë, duke iu referuar videos së famshme pornografike të së dashurës Kim Kardashian, në këngën e tij “Clique”. 

Pjesë e albumit të ri “Cruel Summer”, në një pjesë të këngës thuhet: “E dashuara ime është një superyll, falë një filmi të bërë në shtëpi”.

Videokaseta në të cilën për disa minuta shfaqet Kim duke kryer marrëdhënie seksuale me ish-të dashurin e saj Ray J. u publikua në internet në vitin 2007 dhe i dha një ndihmë të madhe 31-vjeçares në fitimin e një popullariteti të menjëhershëm.

Megjithatë, një burim pranë reperit, hodhi poshtë këto pretendime. “Pavarësisht imazhit të tij si një djalë i keq, Kanye është një njeri konservator dhe që në kohën kur ishin shokë, e konsideronte të papërshtatshme të shikonte videon. Tashmë që janë bashkë, nuk ka asnjë mundësi që ta shohë”, deklaroi burimi.(tch)

 

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: , , , ,

‘Taken 2’, shqiptarët rrëmbejnë Liam Nelson



Shqiptarët do të jenë sërish protagonistë negativë në filmin ‘Taken 2’ që do të dalë në kinema në 5 Tetor, 2012.

Liam Nelson vjen në një trajler 90 sekondësh ku tregohet me sekuenca trilleri i radhës, në filmin ‘Taken 2’.

Kujtojmë që në filmin e parë ‘Taken’, disa shqiptarë nga Tropoja rrëmbyen dhe morën peng vajzën e agjentit të CIA, Bryan Mills. Neeson nën petkun e Bryan bëri të pamundurën që të shpëtonte vajzën e tij dhe ngjarjet u zhvendosën në Paris ku ai mundi të vriste dhe një prej pengmarrësve kryesorë me tela korenti, të riun nga Tropoja.

Në pjesën e dytë ‘Taken 2’ rivjen me të njëjtin protagonist, por personazhët negativë janë sërish shqiptarët. Në këtë pjesë të dytë të ‘Taken’, babai i pengmarrësit që u vra në Paris zbulon se agjenti i CIA ështe me pushime në Stamboll me familjen. Shqiptarët rrëmbejnë familjen dhe agjentin.

Është sërish hero Neeson që bën cmos të shpëtojë familjen e tij dhe heq qafe pengmarrësit një e nga një me taktikat e tij si agjenti i CIA.
Filmi pritet të dalë në kinema në 5 Tetor. (bw)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: , ,

Martesa e parë në Twitter


Cengizhan Celik dhe Candan Canik një çift nga Uskudar, i Turqisë janë martuar përmes Twitterit.
Çifti është prezantuar para kryebashkiakut me rrobat tradicionale të dasmës; ajo me fustan të bardhë dhe ai me kostum, por ndërkohë secili mbante edhe nga një Ipad me vete.

Mustafa Kara, kryebashkiaku i Uskudar, pasi lexoi nenet e kodit civil turk, kryebashkiaku, nga adresa e vet personale në Twitter, i pyeti dy të rinjtë nëse donin të lidheshin në martesë dhe të interesuarit u përgjigjën, po ashtu përmes Twitterit “evet”, që në turqishtja do të thotë “po”.

Përmes, Twitterit ndërvepruan edhe dëshmitarët e nuses dhe dhëndrit, të cilët konfirmuan se të sapomartuarit ishin lidhur në martesë më vullnetin e tyre të plotë dhe pa asnjë lloj detyrimi.

Ceremonia u ndoq “drejtpërdrejt” në rrjetin social edhe nga të ftuarit, të cilët ishin të gjithë të ‘armatosur’ me ipad.(kosovapress/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: ,

E pazakontë, martesë treshe në Brazil


Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në qytetin Rio de Zhaneiro të Brazilit, ku një notere me emrin Claudia Domingues, ka kurorëzuar martesën e parë mes tre personave.
Personazhet e kësaj martese aspak të zakonshme janë dy meshkuj dhe një grua, të cilët ishin në të njëjtën kohë në një lidhje intime.

Por, edhe pse në Brazil poligamia nuk është e lejuar, pengesa është anashkaluar duke e konsideruar bashkimin si një formë e re e familjes në një shoqëri që është në ndryshim e sipër.

“Unë nuk kam shpikur ndonjë gjë të re, por unë e di që kjo dispozitë ligjore ekziston. Dhe në fakt, nuk ka asnjë pengesë ligjore për të parandaluar një martesë mes tre personave”,- ka argumentuar notarja.

Ndërkaq, kanë nisur të përhapen komente të shumta rreth kësaj martese, që cilësohet aspak e zakontë, ndërsa ata që e mbajnë veten për progresistë, e kanë përshëndetur noteren për vendimin e marrë, duke thënë se ajo në këtë rast nuk ka bërë gjë tjetër, veçse ka mbrojtur lirinë personale. (bw)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags:

Madonna rrëzohet në skenë – VIDEO


Madonna vazhdon të çudisë gjatë turit të saj botëror. Pas gjoksit nudo në Stamboll, mini-koncertit super të fishkëllyer në “Olympia” të Parisit, incidentit të korsesë së grisur në Oslo, Miss Ciccone nuk resht së krijuari “telashe” në skenë. Gjatë koncerti në Montreal, Madonna është rrëzuar përtokë me notat e “Celebration”.

Balerina që duhej ta mbante në shpinë, nuk ka mundur. Të dyja kanë humbur ekuilibrin dhe kanë përfunduar në tokë me këmbë përpjetë. Madonna e ka kaluar incidentin duke qeshur, e ka vazhduar qetësisht performancën.(ikub)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: ,

2100 gjilpëra në kokë – FOTO


Mohanathas Sivanayagam nga Sri Lanka por me vendbanim në Kanada ka kaluar gjithë vikendin duke vendosur gjilpëra në kokën e tij.

Ai këtë e ka bërë për ta thyer rekordin e tij Ginis, rekord të cilin e mbante që nga 3 dhejtori i 2011-tës.
Sivanayagam në vitin 2011 ka vendosur 2.025 gjilpëra.
Certifikata për rekordin e vitit 2011 i ka arritur javën e kaluar dhe pikërisht ajo certifikatë e ka motivuar që ta ta vendos edhe një rekord të ri.(shqipmedia)

 
Leave a comment

Posted by on September 5, 2012 in News

 

Tags: , ,