RSS

Daily Archives: September 17, 2012

Granit Xhaka, letër tifozëve


“Marr shkas për t’ju drejtuar te gjithë sportdashësve anembanë trojeve shqiptare me këtë letër të hapur, pasi para dhe pas ndeshjes së fundit, që për fat të keq isha kundërshtar me skuadrën e kombit tim, është hapur një luftë e paprecedent kundër personit tim dhe bashkëlojtarëve të mi nga disa media të veçuara sportive dhe opinioniste, por më shumë nga vetë Z. Armando Duka, që është edhe fajtori për humbjen e shumë talenteve kuqezi.

Për këtë arsye mendova t’ju drejtohem me një letër të hapur të gjithëve ju, të cilët nuk e njihni të vërtetën dhe historinë time.

Që kur kam vendosur të luaj futboll, për mua ka pasur vetëm një ëndërr dhe ideal: “përfaqësimi i ngjyrave të kombit tim”, do të ishte dhe është ndër dhe krenari për mua, ashtu si për çdokënd besoj, të luaja krah bashkatdhetarëve të mi e për më tepër për ATDHEUN tim, por mungesa e kontaktit dhe e kërkesës e më pas refuzimi i vazhdueshëm nga FSHF (paçka përpjekjeve të panumërta të miat dhe familjes sime për të veshur fanellën kuq e zi), më shtynë drejt skuadrës kombëtare të Zvicrës, kërkesat e secilës si për ironi nuk reshtnin.

Më duhet të theksoj dhe t’ia bëj të ditur gjithkujt, e mbi të gjithëve juve tifozë kuqezi, të cilët jeni më besnikët e kombëtares shqiptare, se unë dhe familja ime kemi dashur gjithmonë vetëm kombëtaren tonë, KOMBËTAREN KUQ E ZI. Kemi qenë, jemi dhe do të jemi përjetësisht krenarë mbi prejardhjen tonë, e unë do të vazhdoj të lartësoj emrin tim gjithmonë në funksion të ATDHEUT tim.

Kam dalë përherë ballëhapur dhe krenarë duke deklaruar prejardhjen time dhe do të vazhdoj ta bëj deri në fund të jetës.

Shqipëria ka talente të mëdha kudo nëpër botë, dhe unë uroj me gjithë zemër që me ta mos të ndodhi ajo që ndodhi me mua, që në një kohë kur unë kërkohesha urgjent nga federata zvicerane, federata ime, e vendit tim, më sprovonte duke më vënë përballë pengesave tërësisht të panevojshme e mbi të gjitha dashakeqe. I vendosur përballë refuzimit të vetë dhe vetëm FSHF (as FIFA nuk ka qenë pengesë që unë të vishesha kuq e zi) dhe presionit për të marrë një vendim, mu desh të vendosesha në radhët e kombëtares ku jam rritur dhe formuar, e megjithatë ju garantoj se në çdo ndeshje kam festuar kuq e zi dhe kam mbajtur krenar simbolet kombëtare.

Mbare populli shqiptar duhet të dijë se unë Granit Xhaka, siç disa me akuzojnë tradhtar, jam biri i një të burgosuri politik, i cili vuajti nëpër burgjet e Serbisë vetëm e vetëm të bëhet Shqipëria etnike dhe s’iu tremb as burgut e as luftës kur ishte fjala për Shqipërinë. Jam lindur, jam rritur e jam edukuar nga prindërit e mi me frymën e patriotizmit dhe me atdhedashurinë për kombin shqiptar. Më kanë mësuar se si te respektoj kombin tim, gjakun tim, atdheun tim dhe unë jam krenar që jam shqiptar, që e kam thëne e them dhe kudo që do jem do ta them me krenari

Garantoj që do jem një ambasador i popullit shqiptar kudo në botë dhe do të mbroj të drejtat e popullit tim në çdo moment.

Nuk më duket aspak e arsyeshme që këto ditë disa media të shkruara sportive kanë hedhur baltë mbi emrin tim. Nëse disa individë të caktuar kanë mision përçarjen dhe largimin nga zemra ime kombin kuq e zi, kjo s’ka për të ndodhur kurrë dhe asnjë s’do t’ia arrijë që mua të më përdorë për të futur përçarjen.

Kudo ku kam qenë dhe kudo ku do jem do të mbaj krenar flamurin kuq e zi dhe atë të Kosovës. Në prezantimin tim në Gjermani, ku duhej të këndoja një këngë, këndova himnin e kombëtares kuq e zi.

Nuk dua që interesa personale të individëve të caktuar të njollosin kombëtaren dhe për më keq të fusin përçarjen apo ta ushqejnë atë. Unë personalisht do të angazhohem që një fenomen i tille të mos ekzistojë kurrë më në kampin kuqezi.

Ne jemi një KOMB, kemi një FLAMUR dhe unë Granit Xhaka garantoj çdo shqiptar se do mbaj lart emrin SHQIPËRI (ALBANIA) dhe do jem një mbështetje për të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen.

Me nderime dhe respekte për të gjithë,

Nga Granit Xhaka dhe familja!

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: ,

Tuna: Legalizoni homoseksualët


Pranimi apo jo i komunitetit homoseksual është një çështje e ndjeshme për shumë shoqëri në botë. Edhe në vendin tonë, mendimet janë nga më të ndryshmet. Ka shumë persona të cilët nuk arrijnë t’i kuptojnë, e me këtë rast as nuk i pranojnë.Por jo pak prej artistave shqiptarë nuk janë kundër tyre. Më-nyra se si ata kanë shprehë pajtimin ose injorimin e tyre për këtë çështje ka qenë e ndryshme.
Por në një mënyrë fare të veçantë, Tuna ka shprehë mbështjetjen e saj për këtë komunitet. Ajo ka vendosur një foto në të cilën shihen këmbët e këngëtares, teksa ka të lyer thonjët me ngjyrat e ylberit, që njëherësh simbolizojnë edhe flamurinë e homoseksualëve. Poshtë fotos ajo ka shkruar, të legalizojmë homoseksualët.
Ajo gjithashtu shpjegoi se kishte nisur të dizajnonte ngyrat e ylberit por doli të ishte flamuri i homoseksualëve të cilët ajo i përkrahë. Edhe vet këngëtarja disa herë ka qenë kryeartikull në mediat rozë, të cilat supozonin se ajo është biseksuale, për shkak të disa fotove shumë provokuese të cilat publikoheshin me dhe pa dëshëshirën e saj me vajza të tjera “Nuk mund të më prishni me Rihanna-n”.(Koha Jone/Vipat/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: , ,

Shkëndije Mujaj: Te meshkujt më pëlqen teknika seksuale (fotot)


Këngëtarja shqiptare, Shkëndije Mujaj në një intervistë ka shpalosur dëshirat e saj dhe ka treguar gjithashtu për mashkullin i cili do të ishte ideal për të.

Këngëtarja e njohur më shumë për pamjen e saj seksi se sa për këngët e saj, ka zbuluar se çfarë i pëlqen tek meshkujt.

“Më pëlqen teknika në marrëdhënie seksuale, inteligjenca dhe vizioni për jetën në përgjithësi. Duhet të jetë mashkull i fort dhe i vendosur si dhe ta di ta vlerësoj femrën sipas kategorisë,’ është shprehur Shkëndija për gazetën intervista.

Ndërsa për planet e saj dhe lidhjet serioze, ajo ka deklaruar: “Do të martohem kur ta gjej një tip si veten time”.

Për format e saj trupore Shkëndija ka siguruar fansat e vet se e tëra është natyrale.
“Edhe të pasmet edhe të përparmet i kam 100 % origjinale”, ka thënë ajo.

Këngëtarja me origjinë nga Kosova, e cila jeton në Zvicër, vazhdon të mburret  me pamjen e vet.

“Unë jam më seksi se Kim  Kardashian”, ka thënë Shkëndija, e njohur me emrin artistik ‘Dyana Dya’. (KosovaTimes/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: , , ,

E motra e Kim Kardashian, lindje para kamerave televizive!


Kourtney ka sjellë në jetë vajzën para kamerave dhe imazhet janë transmetuar në TV

Punë Kardashianësh! E motra e Kimit, Kourtney ka befasuar shikuesit, kur ka sjellë në jetë një vajzë përpara kamerave të televizionit. Lindja u transmetua në serinë e fundit të ‘reality-show’-t, ‘Keeping Up With The Kardashians’, ndërkohë që filmimi ishte bërë që në muajin korrik.

Mirëpo vetëm të dielën, miliona shikues amerikanë kanë shikuar përvojën e pazakontë, teksa Kourtney solli në jetë nga shtrati i spitalit vajzën e saj, të pagëzuar me emrin Penelope.

Ndonëse, këto skena të përcjella nga e motra e Kimit kanë gjetur edhe pakënaqësi, teksa disa shikues i kanë cilësuar në Twitter si ‘të mërzitshme’ dhe ‘vulgare’.

Ndërsa nga ana tjetër, e gjithë familja Kardashian, përfshi Kim, Khloe dhe Rob, kanë qenë të lumtur që shikuan ardhjen në jetë të pjesëtares më të fundit, që shton më shumë numrin e femrave Kardashian.(KT/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Rozana, pozon ne mes te rruges


Këtë verë që kaloi ajo nuk është që bërë shumë zhurmë për muzikën e saj, por vetëm për jetën e saj private dhe ndarjen nga reperi mitrovicas MC Kresha.

E kemi fjalën për Rozana Radin, e cila, siç po e shihni në këtë foto, të paktën duket e lumtur madje ‘çmendet’ e në mes të rrugës pozon pa e pasur shumë problem.

E po kjo është Rozana Radi, që flitet se nesër do të na vijë me një program për të na mësuar se si gatuajmë. /Maksim Gjokaj/Kosova Sot/Vipat/Tupani.

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: ,

Kush është mashkulli i ri i Dafina Zeqirit?


Dafina ka nisur të shoqërohet me një mashkull të ri. Ende nuk është zbuluar identiteti i tij, por mësohet se këngëtarja e cila është përfolur shumë për lidhjet e saj romantike po aq sa për sukseset në këngë, ka një të dashur të ri. Dafina Zeqiri, vetë nuk e ka pranuar zyrtarisht këtë lidhje.

Mësohet se i dashuri i saj i ri, në fakt nuk është dhe aq i ri në moshë dhe nuk vjen nga bota e show biz-it. Por për të zbuluar të vërtetën e kësaj historie, duhet të presim edhe pak. Si edhe më parë Dafina fillimisht është treguar e kujdesshme në publikimin e historive të saj të dashurisë dhe i ka bërë publike vetëm kur lidhja është bërë serioze.  (Bluetooth,Vipat,Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: , , ,

Rita Ora e nominuar në MTV EMA 2012


.

Rita Ora ka fituar dy nominime per MTV Europian Music Awards 2012 (MTV EMA). Kjo eshte edhe nje arritje tjeter e madhe e Rites ngase ky eveniment per ndarje cmimesh llogaritet si me i madhi ne Evrope. Dukagjini Extra  ka zbuluar sot se kengetarja nga Prishtina eshte e nominuar ne dy kategori,ne ate Best New Artist ku do te perballet me Carly Rae Jepsen,Lana Del Rey,Fun,dhe One Direction, si dhe ne kategorine Best Push ku perballet me shume artiste si Foster The People,Gotye,Rebecca Ferguson etj.

Nese ne deshirojme qe Rita te triumfoje dhe te jete shqiptarja e pare qe fiton kete çmim ne mund ta ndihmojme ate shume lehte,duke e votuar ate ne kete link:
http://tv.mtvema.com/artists/rita-ora

Mund te votoni dhjetra here brenda dites,dmth sa her te doni,mjaftoni ta rifreskoni faqen dhe mund te votoni perseri.Ta shfaqim para Rites perkrahjen qe ka nga shqipetaret anekend botes.Shperndani kete link qe gjithe ata qe duan qe Rita te fitoje,te kene mundesi te votojne dhe ti informojne te tjeret./tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 17, 2012 in News

 

Tags: , , , , , , , , , ,