RSS

Daily Archives: September 24, 2012

Ja cilat janë 10 ushqimet më të shtrejta në botë!


Image
Sa para jeni të disponuar të shpenzoni për të shijuar një darkë luksoze? Gjithsesi, të paktë janë ata që do të shpenzonin 4.200 dollarë për një picë, apo 15.000 dollarë vetëm për një pjepër.
Lista që po ju paraqesim më poshtë, përfshin ushqimet më të shtrenjta që mund të blejë dikush, si dhe pjatat më të shtrenjta që janë servirur ndonjëherë:
Kërpudha Matsutake – 2.000 dollarë/kg
Këto kërpudha, që janë shumë të preferuara në Japoni, janë shumë të rralla. Pikërisht ky fakt përcakton edhe çmimin e tyre. Prodhimi i tyre kufizohet në më pak se 1.000 tonë në vit, për shkak të sëmundjeve të pemëve 50 vitet e fundit.
Çmimi i këtyre kërpudhave mund të shkojë deri në 2.000 dollarë për kg, edhe pse kostoja e importimit shkon rreth 90 dollarë për kg.
Bagel e hotelit Westin Hotel në Nju Jork – 1.000 dollarë
Ky ushqim që “mban firmën” e Frank Tujague, është më i shtrenjti që mund të jetë shitur ndonjëherë. Arsyeja është se si garniturë është përdorur krem djathi prej truffle (zhardhok kërpudhe), por edhe përbërës të tjerë të shtrenjtë.
Omeleta “The Zillion Dollar Frittata” – 1.000 dollarë
Kjo omëletë servilet si mëngjes në restorantin “Norma’s” (pronari i të cilit është shqiptar) që ndodhet në hotelin “Le Parker Meridien” në Nju Jork. Përbërësit e saj janë vezë, karavidhe dhe rreth 300 gr havjar Sevruga.
Bërxolla prej mishi Wagyu – 2.800 dollarë
Ky lloj mishi viçi prodhohet në Japoni, kryesisht në krahinën Hyogo. Këtyre kafshëve (wagyu) u jepen birra, ndërkohë që u bëhet edhe masazh nga njerëzit! 150 gr fileto mishi në Japoni kushtojnë rreth 50 dollarë, por në Craftsteak të Nju Jorkut, një bërxollë rib eye në party speciale shërbehet, vetëm nëse klienti paguan 2.800 dollarë!
Samundari Khazan (Thesar deti) – 3.200 dollarë
Një restorant indian në Londër, për të festuar qarkullimin në DVD të filmit të vlerësuar me Oscar, “Slumdog Millionaire”, vendosi që të krijonte një pjatë me përbërësit më të shtrenjtë që mund të gjente. Kështu, “Samundari Khazan” përmban gafore, truffle të bardhë (zhardhok kërpudhe), domate të mbushur me havjar Beluga dhe është e zbukuruar me gjethe ari!
Picë “Pizza Royale 007” – 4.200 dollarë
Është një krijim i shefit të kuzhinës Domenico Crolla, që përfshin karavidhe në konjak, havjar me shampanjë, salmon të tymosur nga Skocia, proshutë dhe balsam të vjetër. Kjo picë shërbehet gjithashtu e zbukuruar me gjethe ari. Në fakt, nuk u preferua shumë, ndaj shefi e nxori në ankand në eBay dhe siç deklaroi, paratë u përdorën për bamirësi.
Shalqi Densuke – 6.100 dollarë
Ky lloj shalqiri i zi prodhohet vetëm në ishullin Hokkaido që ndodhet në Japoninë veriore. Nga vjeljet e vitit 2008 u morën vetëm 65 shalqi të tillë. Kështu justifikohet ndoshta, çmimi i një prej tyre që peshoi 7.7 kg dhe kushtoi 6.100 dollarë.
Pjepri Yubari – 15.000 dollarë
Pjeprat Yubari King prodhohen në serat e Yubari, që ndodhen në një qytet të vogël të Japonisë, që quhet Hokkaido. Bëhet fjalë për një hibrid të dy llojeve pjepri. Në ankandin e vitit 2008, u shitën për 2.5 milion yen.
Havjar Beluga (lloj Almas) – 25.000 dollarë/kg
Havjari Beluga është një lloj havjari që vjen nga Irani dhe quhet “Almas” (diamant). Bëhet fjalë për një lloj shumë të rrallë, që është edhe havjari më i shtrenjtë në botë. Ngjyra e tij ngjason me atë të margaritarit dhe shija e tij është cilësuar si shumë e hollë.
Truffle të bardha (zhardhok kërpudhe) – 2.000 me 4.500 dollarë/kg (çmim – rekord 330.000 dollarë)
Zhardhoku i bardhë i kërpudhave, apo i quajtur ndryshe Alba madonna, gjendet në Itali dhe është më i reklamuari, pranë qyteteve Alba dhe Asti. Gjatësia e tij shkon deri në 12 cm ndërsa si peshë, mund të shkojë deri në 500 gr.
Edhe pse çmimi i këtij zhardhoku shkon rreth 2.000 – 4.500 dollarë për kg, në dhjetor të vitit 2007, Stanley Ho, pronare kazinoje, pagoi 330.000 dollarë për një zhardhok që peshonte 1.5 kg dhe u gjend nga Luciano Savini dhe qeni i tij, Rocco!

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Fëmija më i vogël në botë!


ImageCharlotte Garside është fëmija më i vogël në botë pasi në moshën 5-vjeçare është vetëm 68 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 4 kilogramë.
Por edhe pse ka përmasat e një të porsalinduri, Charlotte ka ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj pasi këtë muaj ka nisur të shkojë në shkollë.
5-vjeçarja ka lindur me një çrregullim shumë të rrallë që nuk ka as emër. Doktorët i jepnin vetëm një vit jetë vajzës fatkeqe, por Charlotte është rritur duke u bërë një vajzë shumë e shkathët.
Nëna e saj shprehet për ‘Daily Mail’: “Edhe pse ka një problem të dukshëm, Charlotte ka shumë personalitet dhe kërkon të bëjë çdo gjë që bëjnë moshataret e saj. Kisha frikë se mos në shkollë do të lëndohej nga fëmijët e tjerë, por ajo nuk është aq delikate sa duket”
Ashtu si trupi, zhvillimi mendor i 5-vjeçares është paksa i vonuar. Gjithsesi prindërit e saj kanë besim: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse Charlotte na ka habitur gjithmonë për mirë. Nuk prisnim të jetonte kaq gjatë si fillim.”

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

15 eksperienca që duhet të kalosh para martesës


Nëse një ditë vendos të martohesh, konsultohu atëherë me këtë listë gjërash argëtuese, të çmendura dhe absurde që duhet të provosh përpara se të marrësh rrugën për në altar.

1- Dil vetëm nga dëshira për t’u argëtuar

Duhet ta pranosh se je tashmë e ndërgjegjshme se një burrë nuk paraqet gjithmonë cilësitë e duhura për t’u bërë i fejuari yt, nuk të telefonon kur thotë se do ta bëjë këtë vetëm se ai interesohet vetëm për veten e tij dhe nuk të kushton vëmendjen që ti meriton. Por megjithatë ky është një tip që të kënaq herë pas here sepse është tepër i shkathët kështu që mundohu ta shfrytëzosh duke mbajtur parasysh faktorin kënaqësi personale.

2- Jeto vetëm

Nëse nuk do që trajektorja e jetës tënde të jetë vetëm ajo që shkon nga shtëpia e prindërve të tu tek shtëpia e të fejuarit apo bashkëshortit tënd me një ndalesë në konviktet e kolegjit apo universitetit, mundohu të jetosh një eksperiencë të të jetuarit tërësisht e pavarur. Autonomia totale do të thotë të shijosh tërësisht jetën në shoqërinë tënde, aftësia për të kryer dhe përmbushur të gjitha detyrat vetjake. “Më pëlqente tej mase të jetoja vetëm, kujton Suzana, një gazetare 34-vjeçare, mund t’i kushtosh një mbasdite të tërë ritualeve të bukurisë ose të gatuash tërë kohës. Të jetosh vetëm do të thotë të piqesh sa më shumë, nëse dikush tjetër paguan faturat për ty ose kryen punët e shtëpisë për ty, kjo nuk të mëson kurrë të marrësh përgjegjësitë e jetës tënde”.

3- Kapërce frikën e të rënit në dashuri kokë e këmbë

Të gjitha kemi frikë kur bëhet fjalë për të krijuar marrëdhënie sentimentale. “I fejuari im më mashtronte dhe që nga ky rast e kam të vështirë të krijoj besim tek burrat”, kujton Laura 32- vjeçare. Nga kjo të duket se pas unazës së martesës, vellos dhe gjithë ceremonisë edhe ty mund të të ndodhë e njëjta gjë. Pavarësisht nga kjo çlirohu nga frika jote dhe mbështetu në arsye më të forta për t’u lidhur me një burrë.

4- Besoji xhepave të tu

Do të jetë fëmijërore të mendosh se kur të martohesh do të jetosh në kurriz të burrit tënd apo se prindërit e tu do të vazhdojnë të të ndihmojnë ekonomikisht. As mos e ço nëpër mend që të shmangësh përgjegjësitë e tua ekonomike. E mira do të jetë të kursesh dhe një pjesë të detyrimeve mujore t’i përmbushësh vetë. Një marrëdhënie nuk duhet të ketë asnjë kufizim apo kusht të çfarëdo lloji, bile as edhe ekonomik. A nuk është e rëndë ta pyesësh bashkëshortin tënd se si shkoni nga ana financiare.

5- Ji spontane

Mos ki frikë të jesh e ndryshme nga dita në ditë, merr pjesë në konkurse që mendon se do t’ia dalësh mbanë, shijoje lirinë që ke për momentin dhe mos ia vër veshin shpesh mikeshave të tua. Nëse jeta jote paramartesore është një rutinë e vërtetë, kështu ka rrezik të vazhdojë edhe në bashkëjetesë dhe më pastaj. Nuk rrezikon asgjë të provosh diçka që s’e ke provuar, si mund të thuash për japrakët me gjethe rrushi që nuk të pëlqejnë nëse nuk i ke provuar kurrë.

6- Hiq dorë nga një punë që nuk të pëlqen

“Ndihesh në siklet në punën tënde? Nëse nuk beson në të, është e pamundur që t’i dedikohesh asaj me entuziazëm. Por mos shpreso që të largohesh nga puna jote, siç bëjnë shumë vajza të tjera duke shpresuar se do të takosh një djalë dhe pastaj do të japësh dorëheqje. “Unë kisha dy preokupacione: nuk më pëlqente puna ime (isha shitëse) dhe nuk kisha të fejuar”- shpjegon Alma, 29 vjeç.

Por nuk e kuptoja pse më ishte krijuar ideja se po të ndërroja punë do të gjeja edhe të fejuar. Mendoja se puna që nuk më pëlqente më pengonte të gjeja edhe lumturinë në dashuri.” Krejt e gabuar. Në vend që të ndërrosh punën për të gjetur një të fejuar, më mirë gjej një punë që e ke pasion. Dashuria nuk duhet të shndërrohet as në një barrierë mbrojtëse as një arenë ku ty të të jepet mundësia të luftosh.

7- Gjej miq të rinj

Por ama të mos jenë brenda rrethit tënd shoqëror të zakonshëm, si për shembull miq të shkollës, të punës apo të rrethit familjar… Fito më shumë liri, dil zbulo eksperienca të reja dhe njihu me njerëz të rinj. Kështu dil me mikeshën tënde që njohe në supermarket apo me djaloshin simpatik dhe interesant që njohe në një ekspozitë apo panair. Nëse e kalon tërë kohën me të njëjtët njerëz dhe në të njëjtat vende, asnjëherë nuk do të zbulosh aftësitë dhe kufizimet e tua.

8- Bëhu mikja më e mirë e vetvetes

Mendon se je robinë e klishesë “arri idealen” dhe se kjo nuk të jep mundësi të shfrytëzosh jetën tënde deri në fund? Mendohu mirë. Sillu në mënyrën më të mirë që e mendon dhe që të pëlqen për të gjetur burrin e ëndrrave të tua.

Dërgo lule dhe ha darkë nën dritën e qiriut ose lejoi vetes një seancë çlodhëse në një institut bukurie. Përdore këtë etapë të jetës tënde për të zbuluar se çfarë të argëton, shijo veten me dhurata që i ke merituar plotësisht dhe para së gjithash mëso të marrësh dhe të dhurosh sa më shumë dashuri. Ç’të kushton të pranosh një tufë me lule kur mendon se pas kësaj do të kesh përkrah për gjithë jetën një burrë të mrekullueshëm.

9- Bëj blerje të rëndësishme

Një kolltuk të rehatshëm, një pardesy praktike, një udhëtim. Nëse zotëron mjetet e duhura, bëj blerjet e duhura, mendohu se gratë e martuara nuk mund t’i lejojnë vetes gjithçka edhe pse mund të fitojnë para në mënyrë të mjaftueshme. “Im shoq administron paratë tona, – tregon Aida 33- vjeçare, dhe kur guxoj t’i kërkoj ndonjë gjë duhet ta bisedoj me të paraprakisht dhe t’i marr atij aprovimin. Kur më shkrepte përpara diçka në kokë për ta blerë e blija dhe kaq, kjo nuk ndodh më tani”.

10- Mëso për jetën në çift që të pret

“Unë u martova me të parin dhe të vetmin djalë që njoha, tregon Ilva 27-vjeçare, dhe nuk kisha asnjë ide për jetën seksuale, sepse nuk kisha pasur marrëdhënie me askënd përpara”Prandaj në situata të tilla shija që provon kur zbulon këtë veprim si dhe veprimi vetë shpesh janë zhgënjyes. Jo vetëm sepse zbulimi mund të duket më joshës se sa rezultatet e veprimit që mundtë zhgënjejnë në një masë tepër të madhe.

11- Mbrohu nga padrejtësitë

Të mos kesh një burrë në jetën tënde nuk do të thotë të mos kërkosh dhe të mbrosh të drejtat e tua dhe të lejosh që padrejtësi të caktuara të bëhen në kurrizin tënd, si për shembull të mos kesh të drejtë të kërkosh një tavolinë të mirë në restorant ose të kërkosh të zësh një vend të privilegjuar social. “Më përpara me shumë vështirësi e kuptoja përse duhet të këmbëngulja në kërkimin e një të drejte, thotë Meri 27-vjeçare, stiliste, por tani jam tepër e vetëdijshme sepse nuk mund të lesh askënd të të marrë nëpër këmbë dhe se duhet të mësosh të mbrosh të drejtat e tua etëm, me hir ose pahir”.

12- Mëso të gatuash

Po pate këtë aftësi do të dish si tua fitosh zemrën miqve të tu. Kjo është tepër pozitive edhe në marrëdhëniet me burrin tënd të ardhshëm. Kjo nën kupton që duhet ta kalosh nivelin e omëletës dhe makaronave dhe të kalosh në gjëra më të komplikuara si të tavat me te mbushura dhe mishrat me garniturë. Mund të konsultohesh me një libër kuzhine se si të përgatisësh gjellët për të përmirësuar teknikën tënde të gatimit. Kënaqësia jote kur të të vlerësojnë se je as në kuzhinë do të jetë tepër më e madhe se kënaqësia që vetë pjatat ofrojnë.

13- Mëso të duash trupin tënd

“Nuk e keni idenë se sa kohë kaloja me fiksimin se kisha shtuar në peshë, thotë Irisi 28-vjeçare, përpara se të martohesha. Pas kësaj fillova të pranoja ndryshimet ne bustin tim dhe rëndësi kishte që ky i pëlqente burrit tim”. Duhet të të mbushet mendja se bukuria e vërtetë qëndron brenda teje dhe tek fakti se sa e dashuron një burrë dhe që pamja e jashtme mbase të kalojë edhe në plan të dytë. Por është më e vështirë kur je vetëm dhe I vetmi burim informimi në këtë fushë mbetet pasqyra. E vetmja zgjidhje është të mësosh të duash trupin tënd dhe kur ke mundësi të punosh ta ndryshosh atë pa kaluar në teprime që shpesh çojnë në degradim.

14- Shko me pushime me mikeshat e tua

Telefono mikeshat e tua më të mira, mbush makinën me karburant ose prenoto biletën e avionit, vër disa bluza pambuku, xhins dhe disa të brendshme në një çante dhe nisu “ Një nga gjërat e lezetshme të të qenit beqare është liria për të shkuar ku të teket pa u preokupuar për asgjë, thotë Mimoza 29-vjeçare, Motra ime më e madhe është e martuar dhe shoh se i kushton qimet e kokës që të udhëtojë. Ndërsa unë mund të kaloj gjithë Evropën sepse nuk kam preokupime familjare dhe as një burrë me të cilin duhet të më përputhen shijet.

15- Por ata çfarë mendojnë?

Për pjesën më të madhe të burrave mosha ideale për t’u martuar është 32 vjeç. 72 për qind janë për klasiken dhe preferojnë të bëjnë propozimin për martesë duke i rënë në gjunjë të dashurës së tyre. 85 për qind e të martuarve mendojnë dhe shpresojnë ta kalojnë jetën së bashku me bashkëshorten e tyre deri në vdekje./T.O/IKUB/Tupani

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: ,

Itali, arrestohet ukrainasi, tentoi të përdhunonte 82-vjeçaren


Policia italiane arrestoi një 45-vjeçar nga Ukraina, i akuzuar për tentativë përdhunimi. Siç raportojnë mediat italiane, Mikola Nikolaychuk tentoi të abuzonte seksualisht me një të moshuar 82-vjeçare, në qytetin Olbia.

Mësohet se 45-vjeçari, me pretekstin për një intervistë pune, u fut në shtëpinë e pensionistes duke u përpjekur të kryente me të marrëdhënie seksuale me dhunë.
Fatmirësisht thirrjet për ndihmë të gruas i dëgjoi fqinja e saj, e cila lajmëroi menjëherë policinë. Karabinierët arritën të kapnin agresorin vetëm pak metra larg banesës së gruas.(bw/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags:

Nik Xhelilaj shfaqet në premierën telenovelës turke “Qyteti i humbur’’


‘’Channel D ka mbajtur sekret për muaj të tërë projektin e pabotuar, i cili premierën e ka pasur të shtunën e kaluar. Bëhet fjalë për telenovelën ‘’Qyteti i humbur’’, ku një nga protagonistët kryesorë të këtij seriali është dhe aktori i njohur shqiptar, Kreshnik Xhelilaj. Kjo është hera e parë që në një telenovelë turke luan një aktor nga Shqipëria, ndërsa destinacioni i tij është Bollywood-i, si hyrje e re në tregun kinematografik në Azi.

Xhelilaj ka lindur në Shqipëri dhe ka krijuar një publik të gjerë fansash që e kanë ndjekur me projektet që ka realizuar deri më tani. Festivali Internacional i filmit në Moskë, Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Prishtinë janë vetëm disa nga sukseset e Nikut, djaloshit i cili zotëron shumë mirë gjuhët italiane, turke dhe gjermane. “Ky emër është shumë premtues mes talenteve të reja në ekranet turke’’, kështu e kanë përshkruar portretin e aktorit shqiptar Nik Xhelilaj mediat turke. Ja çfarë ka thënë ai për një revistë turke gjatë premierës së filmit.
Është hera e parë që vizitoni Turqinë dhe shfaqeni në një projekt filmik…
Është hera e parë që shfaqem në një projekt filmik, por është hera e dytë që e vizitoj këtë vend të bukur, kam ndjekur këtu shkollën e lartë ushtarake për shtatë muaj.
Jeni përshtatur shpejt në këtë mjedis të aktorëve?
Po më ndihmojnë tej mase dhe në një mënyrë shumë të shpejtë jam përshtatur pasi turqishtja nuk është gjuha ime e parë. Pa këtë ekip, do të kisha dështuar (qesh).
Në cilin karakter e shihni veten?
Për herë të parë unë jam duke aktruar një karakter të ndershëm. Kadiri, një djalë dinjitoz, i përgjegjshëm në punët që bën pas humbjes së të atit, ai është mbështetja më e madhe për të ëmën.
(m.a/panorama plus/BalkanWeb/Tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , , , ,

Kënga “Mall” e Rovena Stefës u publikua në Youtube si video erotike


Pak ditë më parë, këngëtarja Rovena Stefa ishte në qendër të debatit mediatik, për arsyen se u shkrua se kënga e saj “Mall” kishte mbi 16 milionë klikime, një shifër kjo që dukej disi e pabesueshme.

E pyetur nga gazeta, menaxherja e këngëtares deklaron fitimet nga kënga “Mall”, një shumë prej 20,000 eurosh. Shikimet në youtube përfshijnë kontinente të tjera përveç Europës, si Amerikë, Afrikë, Azi etj. Kjo për faktin se vetë youtube, si një kompani serioze ndërkombëtare, përzgjedh dhe klasifikon këngët edhe sipas këndvështrimit të saj, duke i shpërndarë nëpër rrjete ku ajo e sheh të arsyeshme. Ajo gjithashtu deklaron të ardhurat nga ringtonet në Shqipëri, nga kompania “Kristal”, me veprimtari brenda kufijve të Shqipërisë, me të cilën Rovena ka kontratë bashkëpunimi për të gjitha këngët e saj.

Kompania “Kristal” deklaron se të ardhurat më të shumta gjatë këtyre 2 viteve, nga repertori i Rovenës, kanë ardhur nga kënga “Mall”. Duke kërkuar ta sqarojmë akoma më shumë këtë çështje, ne pyetëm edhe Ador Ninin, drejtor i kompanisë gjermane “Acromax GmbH”, kompani e cila ka kontratë me Rovena Stefën për publikimin e këngës së saj “Mall” në Youtube.

Ja çfarë na thotë ai: “Kompania Google dhe kompania jonë marrin masa të forta për të ndaluar falsifikimin e shikimeve dhe i monitorojmë shikimet në mënyrë të rregullt për video te dyshueshme. Në lidhje me këngën “Mall”, mund t’ju shpjegoj shumë thjesht pse ka aq shumë shikime. Personi qe e ka shkarkuar videon fillimisht, ka vendosur një titull erotik, dhe jo titullin e vërtetë të këngës. Gjithashtu këtë gjë e ka bërë edhe në fjalët kyçe. Si rrjedhim, kur personi kërkon për video erotike, njëra nga ato video faktikisht është ajo e këngës “Mall”. Kjo nuk do të thotë që shikimet janë të manipuluara, pra të rritura në mënyrë false, por këtë video e kanë parë si rrjedhojë e makinës së kërkimit në YouTube. Neve si kompani, jo vetëm që nuk na interesojnë shikimet e falsifikuara, por jemi në luftë të drejtpërdrejtë me kompanitë dhe individët e tjerë që t’i ndalojmë” – përfundon sqarimin Aldor Nini.
(er.nu/panorama/BalkanWeb/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , ,

Nada Zhiti, shqiptarja që po çmend italianët


Ka kohë që punon në Itali, madje nuk e flet shumë mirë gjuhën shqipe, por deri diku kuptohet. Nada Zhiti është një tjetër shqiptare e famshme në shtetin italian për punën e saj si modele. ”Punoj si modele këto vitet e fundit, e kam filluar si lojë ndërsa tani është bërë pjesë e jetës sime, kështu që jam e pasionuar pas fotografisë. Duke bërë modë, nuk është si të gjithë që mendojmë se bëj një punë. Njerëzit shohin vetëm njërën anë të punës sonë, pasi është një staf i tërë që punon gjatë gjithë kohës me ne e më pas edhe udhëtimet nëpër botë, gjë që unë e bëj me shumë pasion dhe kënaqësi. Këtë javë ishte java e modës në Milano dhe kam modeluar për ”Roberta farc Golden party” dhe jam ende këtu për të prezantuar linjën pranverë-verë 2013, ndërsa javës së kaluar kam prezantuar edhe linjën e re të automobilëve “Audi A3”, në një show room po ashtu në Milano. Puna si modele për mua është një pasion i momentit e jo për tërë jetën, pasi në plan të parë nuk është karriera profesionale pasi unë studioj ligjin dhe dëshiroj që në të ardhmen të bëhem një avokate e zonja”, thekson për ”Panorama plus” modelja Zhiti.

”Mendoj se në asnjë vend të botës nuk është e lehtë të bëhesh modele, por vetëm nëse ke kualitete dhe je profesioniste, kjo gjë është me rëndësi. Në Itali, kjo punë është një profesion i gjithi nën efektin e imazheve, investohet shumë dhe fitohet shumë gjithashtu. Në Shqipëri mendoj se moda është në hapat e parë, edhe pse ka shumë profesionistë të mëdhej atje. Kam pasur rastin të bashkëpunoj me shumë fotografë të shkëlqyeshëm atje, si me Armand Sallabandën dhe Sony K. Elson. Dhe e them me plot gojën se e admiroj artin e imazheve që kultivojnë ata. Kohët e fundit kam arritur të bashkëpunoj me një grup muzikor shqiptar në një videoklip, që shumë shpejt do të shfaqet në ekranet televizive”. Për sa i përket jetës private, Nada pohon: “Nëse nuk ke kohë t’ia dedikosh një të dashuri, atëherë është problem, nëse dashuria arrin në kohë të duhur dhe me vetë dëshirë, mendoj se pikërisht atëherë është një kohë reale…”, thotë ajo.(panoramaplus,bw,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , ,

Haremi i Gaddafit, përdhunonte vajza dhe djem


Gazetarja franceze Annick Cojean zbulon në librin e saj të fundit “Pretë e Gaddafit”, tmerret e haremit të ish-diktatorit Muammar Gaddafi, në Libi.
Që prej vitit 2011, gazetarja kishte treguar në “Le Monde” historinë e një vajze të shndërruar në skllave seksuale për kolonelin libian.

23-vjeçarja Soraja ka qenë “e burgosur” në rezidencën Bab al Aziza për 5 vjet. Ajo ishte pikasur për bukurinë e saj që në kohën kur shkonte në Lice, dhe më pas u rrëmbye dhe u dërgua në haremin e Gheddafit, për të përmbushur kënaqësitë e tij seksuale.

Fatin e keq të Sorajës e kanë pasur edhe shumë vajza e djem të rinj, të cilët janë dhunuar sistematikisht, fizikisht dhe psikologjikisht, nga koloneli famëkeq.

Ata detyroheshin të vishnin rroba seksi, apo të recitonin vargje erotike për të kënaqur Gheddafin, por edhe të shkelnin rregullat e Kuranit, duke pirë alkool apo konsumuar lëndë narkotike.

Por kërkesat e diktatorit nuk mbaronin me kaq. Sipas Cojean, ai detyronte funksionarët e shtetit t’i çonin gratë e tyre në harem dhe abuzonte seksualisht me to. Madje, në libër thuhet se Gheddafi kishte përdhunuar edhe disa ministra, kryetarë fisesh, diplomatë apo ushtarakë.

Në librin e Annick Cojean theksohet se haremi i Gheddafit ishte i mbushur me alkool dhe kokainë. Gjithçka zhvillohej në rezidencën Bab al Aziza, ku vajzat apo djemtë thirreshin prej tij në çdo kohë, ditën ose natën. Më pas ai i rrihte barbarisht dhe i përdhunonte.(bw/tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , ,

Jennifer Lopez: Performanc spektakolare në (Azerbaijan, Baku 23.09.2012)..Video


Këngëtarja me famë botërore Jennifer Lopez, dha një koncert spektalullar para 25.000 fansav ne Baku ne sallen Crystal Hall e cila kohët e fundit ishte nikoqire e Eurovizion-2012 .,Ajo sot dha nje koment mbi koncertin e saj. ”Faleminderit për natën e mrekullueshme në Baku” ,J Lo shprehu mirënjohjen për të Azerbajxhanin dhe audiencës në faqen e saj “Twitter”.Ajo gjithashtu nuk harroi të falënderojë Kompozitorin esaj Emin Agalarov: “Unë falënderoj Emin Agalarov për pjesëmarrjen në koncertin tim./Tupani
VIDEO:

Jennifer Lopez. Opening ceremony of the FIFA U-17 Women’s World Cup in Baku HD

Jennifer Lopez performs in Baku

(Azerbaijan, Baku 23.09.2012)

. The world famous singer Jennifer Lopez has given a concert on the grand stage of Baku Crystal Hall which recently hosted the Eurovision-2012 song contest.
Image

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

RITA ORA MERR PROPOZIM NGA NJË SHQIPTAR


Këngëtarja, Rita Ora pak kohë më parë ka deklaruar se nuk është në lidhje me askënd dhe për të dashur ajo do të donte të gjente një shqiptar.

Në një intervistë të realizuar për një emisionin, Randown, Rita merr një propozim nga vet prezantuesi i këtij emisioni, i cili thotë se është shqiptar nga Korça.

Prezantuesi, madje i prezanton Ritës edhe tatun Shqiponje në gjoksin e tij. Reagimin saj mund ta shihni në këtë video.(express)

 
Leave a comment

Posted by on September 24, 2012 in News

 

Tags: , , ,