RSS

Daily Archives: September 9, 2012

RITA ORA: Kamë vendos me bo klipin ne Kosove, te tregoi anen e bukur te saj (Video)


Këngëtarja me famë botërore Rita Ora, ka njoftuar se ka përfunduar xhirimet e klipit të saj në Kosovë dhe se nuk e ka ftuar Presidentja Atifete Jahjaga për koncert, por ka ide që të bëjë një koncert.

Ajo gjatë qëndrimit të saj në Kosovë, të dielën pasdite u takua edhe me ministrin e Kulturës, Memli Krasniqi, për të cilin nuk kishte ditur që është këngëtar.

Ajo tha që po ndihet mirë që është në Kosovë së bashku me bashkëpunëtorët e saj për kripin, ku fëmijët dhe të tjerët e kanë bërë të duket shumë më mirë.

“Jam kënaq, nuk dijë si të tregoj që jam gëzuar që videoklipi është përfunduar. Më falni që nuk dijë shqip fatkeqësisht, por do të provojë. Faleminderit që keni ardhur dhe shpresoj që t’iu pëlqejë kur të dal”, ka thënë ajo.

Ajo tregoi si bashkëpunëtorët e saj janë çuditur kur ka treguar që klipin do ta realizojë në Kosovë, por tash të gjithë e pëlqejnë, si qytetarët që janë këtu , po ashtu edhe ushqimin.

“Kam vendos ta bëjë klipin në Prishtinë, sepse jam lind në Prishtinë, kam familjen këtu dhe gjithmonë kam deshtë të shoh bukuritë që ka Kosova”, ka thënë ajo.

Kurse, e pyetur për lidhjen e saj më vëllain e Kim Kardeshian, Rita tha se për momentin është singel, por e rrethuar me shoqëri, prej tyre edhe meshkuj.

Ajo nuk ka marr ftesë as për festën e 28 Nëntorit nga Shqipëria, por thotë që nëse ka mundësi do të jetë prezent në Shqipëri.(kosovapress)

 
Leave a comment

Posted by on September 9, 2012 in News

 

Tags: , , , , , ,

Daily Mail: Rita ORA kthehet në vendlindje, promovon Kosovën


Ardhja në Kosovë e Rita ORA nuk ka mbetur pa u ‘hetuar’ edhe në Britaninë e Madhe.

E përditshmja më e madhe britanike “Daily Mail” shkruan se si Rita është rikthyer në vendlindje për të xhiruar videoklipin e ri.

“Sensacioni Rita ORA ka arritur suksese të shumta në Britani që nga lansimi i solo cinglit RIP më herët gjatë këtij viti. Por tash, 21 vjeçarja ka vendosur të kthehet në rrënjët e saja – në qytetin ku ka lindur në Kosovë, për të xhiruar videoklipin e fundit”, shkruan “Daily Mail”.

Kjo e përditshme thekson faktin se Rita është e lindur në kryeqytetin e Kosovës, kurse si njëvjecare është larguar për t’u vendosur në Londrën Perëndimore.

“Ylli i ri duket se dëshiron të ndihmoj vendin e saj, duke xhiruar videoklipin në Prishtinë. Rita, në Prishtinë po xhiron klipin për këngën e tretë solo, Shine Ya Light. Po ashtu besohet se Rita do të mbajë edhe një koncert gjatë vizitës në kryeqytetin kosovar”, shkruan tutje “Daily Mail”, derisa sjellë edhe shumë foto nga xhirimet e mbrëmshme.

“Ajo dje (të shtunën) twitt-oj: Jam në Kosovë!!! Është e pabesueshme. Video më e mirë e xhiruar ndonjëherë! Ta bëjmë këtë!”, citon e përditshmja britanike postimin e Ritës në profilin e saj në Twitter. (ORAinfo,tupani)

 
Leave a comment

Posted by on September 9, 2012 in News

 

Tags: ,