RSS

Daily Archives: September 15, 2012

Psikiatre,Koreografe tani edhe Këngëtare -Donika Bujupi


Psikiatre,Koreografe tani edhe Këngëtare Donika Bujupi.
Donika ka publikuar Video Klipin më të ri të këngës “JU DUA”

Donika Bujupi është 24 vjeqare ,jeton dhe punon në Suedi në qytetin Kalskrona.Ka studiuar psikiatrin në Kalskrona si dhe specializim e ka perfunduar për psikiatri të vallëzimit ne Stokholm,për momentin punon në akademin e arteve si koreografe e vallëzimit modern gjithashtu punon si psikiatre në spitalin psikiatrik ne Kalskrona .

Me vallëzim modern merret prej moshës 6 vjeçare kurse prej moshës 15 vjeçare ka filluar punën si koreografe e vallzimit .Donika ka pas vetës reth 150 koreografi të vallëzimit modern të punuara dhe realizuara në koncerte të ndryshme që janë mbajtur në Suedi , në disa prej tyre ishte pjesë e vallzimit.

Shumica e këtyre koreografive janë shpërblyer nga juritë të ndryshme profesionale .

Donika në shumë raste ka qenë edhe vet e ftuar të jetë pjesë e juris profesionale të vallëzimit.Donika ka qenë edhe udheheqëse e koncerterve të ndryshme si prezantuese e pikave të ndryshme të vallëzimit .

Ajo së fundmi ka sprovuar veten edhe si këngetare.Ka realizura dy këngë me video klipe.

Një në gjuhën angleze me titull `Tonight is the Night” .Muzika, teksti dhe videoklipi janë punuar në Suedi nga producenti Tomas Karlson ndërsa videoklipi është realizuar nga Istudios.

Ne muajin gusht publikohet edhe viedoklipi për këngën e parë në gjuhën shqipe me titull “Ju Dua”.Kenga është prodhim i Genc Prelvukaj(muzika dhe teksti) ndërsa videoklipi është realizuar në Suedi nga Istudios.

Kënga është mirëpritur nga publiku shqiptarë dhe transmetohet në TV Shqiptare ashtu sikurse edhe në radio stacionet vendore.

Pas suksesit të këngës se parë`Ju Dua” Bashkpunimi ne mes te Donikes dhe Gencit do të vazhdoj edhe më këngën tjetër e cila pritet të realizohet së shpejt , deri atëher kënaquni me “Ju Dua`.

Shkarko/Download me çmimin që të konvenon ty

Shkarko

 

Donika Bujupi – Ju Dua

Donika Bujupi – Tonight is the Night

 

Bëhuni fans i Donikes në Facebook

 
1 Comment

Posted by on September 15, 2012 in News

 

Tags:

Ja kush janë dy tipat e tradhtarëve


Si të veproni kur tradhtia nis thjesht nga një fantazi
Gjendja bëhet edhe më dramatike, kur është një tradhti, që zbulohet përmes gjërave konkrete. Siç mund të ndodh rëndom, që gjeni një mesazh në telefon. Edhe pse mund të quhet një “takim” virtual. “Virtuale?” Po, pikërisht kështu. Por sot është një shqetësim i madh për gratë, kur tradhtia nis thjesht nga një fantazi! Psikologët sqarojnë faktin se ata që janë më të prekur nga mëkati i tradhtisë, janë pikërisht individët e etur për pasion, për të provuar pasione të reja, apo ata me vetëvlerësim të dobët, që torturohen nga mënyra se si i shohin të tjerët.
Pyetja që marrim shtysë për këtë temë është; të jesh e tradhtuar me fantazi është vërtet e tmerrshme? Për psikologët përgjigjja është jo.
Argumentet e psikologëve
1 – Pikë së pari është mjaft banale, por ndoshta edhe shumë e fortë, të jesh e tradhtuar me mendje është sigurisht mjaft, por mjaft më pak dramatike sesa të jesh e tradhtuar në realitet. Kështu të dashura gra, rrini të qeta.
2 – Doni të besoni që asnjëherë, por asnjëherë, nuk ju ka kaluar në mendje ndonjë fantazi e shfrenuar erotike. Ku si objekt mund të keni një person siç mund të jetë këngëtari, apo aktori juaj i preferuar? Apo ndoshta edhe kolegu juaj i ri i punës? Mos u përpiqni të thoni jo, sepse burrat nuk kanë për ta besuar kurrë këtë fakt.
3 – Një burrë, të paktën siç e bëjnë të ditur statistikat, mendon për seksin me dhjetëra herë në ditë! Mendoni vërtet se keni të drejtën të jeni “objekti” ekskluziv i fantazive të tij erotike?
4 – Nuk ju ka bezdisur ndonjëherë ideja se jeta juaj seksuale është bërë me kaq shumë variacione dhe kjo pikërisht sepse, virtualisht mund të themi, janë edhe mjaft gra të tjera në mendjen dhe në fantazitë e bashkëshortit tuaj? Jo? Përpiquni ta mendoni. Por mos shkoni deri atje duke i bërë realitet faktet.
5 – Dhe për ta mbyllur; një pikë që është në favor të fantazive juaja virtuale: nëse do të dinit, që ai ka edhe femra të tjera (supozojmë) virtuale, do të ndiheshit më pak në faj në rastet që ai do të ankohet se ka pak dhimbje koke dhe ju detyron të shkoni dhe të flini me pizhame. Dhe me një aspirinë në dorë do kënaqet dhe do të mendojë për ndonjë nga mikeshat e tij virtuale!

Dy tipat e tradhtarëve
Mundohemi gjithnjë që ta mohojmë, por mesa duket burrat dhe gratë nuk tradhtojnë në të njëjtën mënyrë. Një seksolog i famshëm amerikan, mendon se ekzistojnë dy tipa tradhtarësh: tradhtarët beqare, tek të cilët dominojnë femrat dhe tradhtarët seksuale, ku rreshtohen meshkujt. Të parët, shquhen nga paaftësia e tyre për të mbajtur në këmbë dy lidhje të ndryshme në të njëjtën kohë. Pak kohë pas krijimit të një lidhjeje të re, ata nisin të distancohen nga partneri, si në fushën sentimentale edhe në atë seksuale, për të qëndruar kështu më pranë të dashurit të ri. Disa arrijnë deri aty sa të ndjehen si tradhtarë kur kryejnë marrëdhënie në lidhjen e rregullt apo me bashkëshortin. Këta tipa, ndjehen të torturuar nga mendimi se cilën lidhje duhet të braktisin edhe pse nuk do të dëshironin të hiqnin dorë prej të dyjave.

Gjuha e dashurisë
Çdo individ ka mënyrën e vet të të qenit i dashuruar dhe të ndjerit dashuri. Për disa njerëz dashuria bëhet përmes fjalëve, pra fjalë të cilat të thëna nga parteri i bëjnë të ndihen të ledhatuara. Për të tjerë është thjesht një veprimi, për shembull njeriu i zemrës u përgatit një filxhan çaj, apo u vendos në sfond muzikë të lehtë dhe joshëse dhe ndoshta edhe i thotë një poezi dashurie në mbrëmje. Ndërsa për individë të tjerë dashuria është një formë komunikimi mes prekjes dhe seksit, strukur pranë njëri tjetrit duke ledhatuar partnerin plot eksitim. Gabimi që bëjnë çiftet në një marrëdhënie është se flasin me gjuhën e marrëdhënies së tyre, në vend që të flasin me atë të partnerit. Nëse martoheni me dikë nënkupton dashuri mes prekjesh. Nuk është e thënë që femra të bëjë të gjitha punët dhe të kujdeset për gjithçka, por kjo do të thotë të punojë me zgjuarsi, pra t’i japë parterit atë që dëshiron dhe ka nevojë.

Mbështetja dhe kujdesi
Nuk është sekret fakti që femrat janë shpesh faktorë për ndryshimin e një marrëdhënie. Mënyra se si gjërat funksionojnë ditët e sotme bëjnë që femrat të jenë më pjesëmarrëse se sa partneri i tyre, si në jetën shoqërore, në familje dhe në shtëpi, këto janë shprehje të mbështetjes dhe kujdesit të femrës. Por ndryshimet shpesh sjellim ankesa nga partnerët e tyre. Ajo çfarë vjen si pasojë e kësaj gjendje është një marrëdhënie e mënjanuar dhe pushim absolut të aktivitetit seksual, i cili largon energjitë e cilitdo partner. Nëse individi ndihet i sigurt, i dashuruar, i dëshiruar përmes prekjeve e lejon veten e tij të jetë më i hapur dhe më “i lëndueshëm” në nivele të ndryshme. Personi është i gatshëm të dhurojë emocione e dashuri, gjë të cilën nuk mund ta bëjë kurrsesi nëse nuk ndihen në qendër të vëmendjes dhe nuk merr prekjen që dëshiron. Duke i dhënë parterit atë çfarë ai ka nevojë nuk është një akt më të cilin nënvlerësoni veten tuaj.

Reagimi ndaj tradhtisë
Teoritë e psikologjisë së zhvilluar pohojnë se mashkulli duhet të kujdeset më shumë për mbrojtjen fizike të partneres se sa aspektin emocional, sepse kjo ndihmon të dy parterët. Nga ana tjetër mendohet se femrat mërziten më shumë për tradhtinë emocionale dhe interesi i tyre i zhvilluar vlen më shumë kur njeriu i tyre i zemrës ndodhet pranë saj për ta ndihmuar ën rritjen e fëmijës. Meshkujt paraqesin një reagim më të madh fizik ndaj tradhtisë seksuale, ndërkohë që femrat reagonin ndaj të dy skenave, me një tendencë të lehtë për t’iu përgjigjur më shumë që ashtu si edhe burrat, skenës së tradhtisë seksuale. Duke u nisur nga pyetja nëse meshkujt ishin më shumë të joshur nga imazhet e tradhtisë seksuale, specialistja mënjanoi në studimin e dytë mënjanoi aspektin e tradhtisë dhe mati përgjigjen e meshkujve nga skenarëve imagjinarë, në të cilën ata bënin seks, por gjithashtu ndjenin dashuri për partneren e tyre./T.O/Ikub/Tupani/

 
Leave a comment

Posted by on September 15, 2012 in News

 

Tags: